Të Paekzpozuarit, “Rapiskan, vjedhja e shekullit”
06.11.2015 7:27
Përditesuar: 10/11/2015, 21:20

“Të Paekspozuarit”, është emisioni i gazetarit Ylli Rakipi,”Rapiskan, vjedhja e shekullit”, koncesioni më korruptiv.

Në këtë emision  shihni sesi një send, pajisje, iu vjedh shqiptarëve 210 milion euro.

Të ftuar në studion e “Të Paekspozuarit”, ekspert të ekonomisë, gazetar dhe përfaqësues të qeverisë.

Klima e të bërit biznes në Shqipëri, sjellja e administratës doganore dhe tatimore.

A i ka mbajtur qeveria e majtë premtimet?

Pas filmit dokumentar biseda vazhdoi me të ftuarit në studio:

Albert Gajo –  Ish zv/ ministër i Ekonomisë, Ekspert i Ekonomise

Klodian Tomorri  – Gazetar TCH

Petrit Ago –  Ish drejtor i doganave, biznesmen

Gjergj Buxhuku – Administrator i përgjithshem Konfindustria

Rapiscan vjedhja e shekullit, gjysma e këtij biznesi u shit për 490 lekë. Ky blerës shqiptar do të fitojë 105 milionë euro. Kush i ka këto para? A do të hetojë Prokuroria?

Buxhuku: Në 75% të pikave doganore tarifa paguahet pa shërbim

Ago: Rapiscan-i do të marrë cdo vit e më shumë lekë me progresion rritës, duke fituar 210 milionë euro gjithsej

Buxhuku: Vendosja e skanerave nuk frenon kondrabandën dhe evazionin fiskal

Gajo: Duhet bërë memorandum, për bllokimin e të gjithë koncesionet në proces

Tomori: Koncesionet, privatizimi i fitimeve me ligj

 

Debati në studion e “Të Paekspozuarit”

Buxhuku: Ështe e rëndë në thelbin e saj

Rakipi: Atë çka pamë është një tmerr, kemi të montuar deri sot një pajisje në doganën e Durrësit. Shiqpëria ka 20 dogana, aty vilet kjo taksë pa u kontrolluar, a mundet shoqata juaj ta çojë në gjyq qeverinë shqiptare dhe kompaninnë?

Merren para për një shëbrim që nuk bëhet

Ju bëtë një përshkrim, një pyetje e drejtpërdrejtë dhe retorike.

Buxhuku: Kjo është pa koment dhe përmban anën e vet të turpshme të një aktiviteti i cili realisht dhe fatkeqësisht zhvillohet mbi anën e një ligji të aprovuar nga shteti shqitpar, sesi ka arritur sisutata deri në këtë nënshkrim, bërë në 2013 në fund të qevrisjes së kaluar dhe e ripërsëristur në gjysmën e mandatit të qeverisë aktuale kjo është e rëndë në thelbin e saj, përfitimet siç u tha do të ishte për të luftuar kontrabandën evazionin, prkatikisht 1 në 20 pika.

Gajo: Kontrata mund të atakohet nga dy institucione

Gajo: Biznesi t’i drejtohet Gjykatës Europiane

Gajo: Ka vend për tu atakuar edhe ligjërisht, vërtet kontrata bazohet në ligj dhe është e miratuar nga parlamenti por mund të atakohet nga 2 institucione. Autoruteti i Konkurrencës, për shkak të kostove, ngarkohet biznesi me pa të drejtë, kosto e pajustifikueshme. Autoriteti i Konkurrencës të bëjë kostot, autorteti ka kompetenca të plota për të bllokuar këtë dhe lobet e caktuara industriale, importues, eksportues mund ta çojnë në Gjykatën Europiane, bisnezi nuk duhet të ngarkohet, nuk ka pse të ngarkohet biznesi.

Pavarësisht se është shërbim doganor, është kundër çdo akt marrëveshje që qeveria shqiptare ka lidhur me BE duhet të çohet në gjykatë, grupet e bzinesit e paguajnë dhe ajo duhet të atakohet.

Kjo kompani, ka një ekskluzivitet të tillë në Portoriko

Rakipi: Në pikëpamjen tuaj është një koncesion thjesht korruptiv apo një lobim, politik?

Që të jem i saktë ky është korruptiv dhe lobim politik. Të dyja bashkë, lobimi politik është për interesat e personave që janë pas kësaj marrëveshje.

Kjo kompani, ka një ekskluzivitet të tillë në Portoriko.

Është shtet anëtar i SHBA, i vogël.  Edhe në Meksikë, edhe në Portoriko e kanë, në Europë nuk bën vaki, është një koncesion politik, Shqipëria ka bërë përpjekje për ti patur?

Gajo: Ju vutë fjalët e ish ministrit të Financave që tha ne e bejmë për t’i kthyer doganat publikut, për të mbuluar, inefiçencën. Përse u lanë doganat në atë gjendje që të mos kontrollohej evazioni fiskal, çfarë kemi me evazionin është bllokuar apo jo, Poltika në këtë mes.

Buxhuku: Është aferë e pastër politike

Rakipi: Kjo është një aferë korruptive. Nuk duket një lobim politk.

Buxhuku: Fjala për lobim politik ja ngre shumë vlerën, është aferë e pastër korrutive dhe termi politik e komplikon situatën.

Tomori: Ne Portoriko po falimenton, ka probleme buxhetore

Tomori: Eshte identifikuar si një mundësi për të marrë para

Rakipi: Këto kontrata nuk janë aspak transparente. Keni parë transparencë?

Tomori: Për ta lidhur me rastin e Portorikos, Portoriko po falimenton ka probleme të mëdha buxhetore. Për ta vazhduar te transparenca, ka nisur i dyshimtë dhe jo transparent që në gjenezë, ishte koncesion i pakerkuar, është identifikuar një mundësi për të marrë para, i është prezantuar autoriteteve, ministrisë së Financave dhe ajo e çon në qeveri e miraton, e çon në Parlament e bën ligj, ka absurditete të jashtëzkaonshme. I gjithë ky proces, ministria e Financave ka pasur një kompani konsulente, që e ka asistuar gjatë hartimit të kontratës, i ka thënë që nuk duhet të vendoset kosto për çdo kamion. Kosto e propozuar ka qenë 12 dollarë, kompania konsulente e ka propozuar.

Jeni për 12 dollarë. Vetë kompania Rapiskan e ka bërë 32 dollar propozimin e tij, Rapiskani ka kërkuar 32 dhe qeveria e miraton 39 euro, është si të blesh një T-shirt ti thua ma jep me këtë çmim. Dhe argumenti ka qenë jo transparent, kemi vendosur shërbime shtesë që duhet të kryejë kompania. Vetë thelbi i këtij koncesioni është i jo logjikshëm . Argumenti pse u dha? Çështja e sigurisë kombëtare s’ka vend në botë. Financohet përmes taksimit të përgjithshëm, siguria kombëtare. Është si të themi që ushtria jepet me konsencion.

Tomori: Është aferë korruptive

Tomori: Unë them që është afer korruptive, se ne jemi mësuar, jo vetëm në këtë rast, jemi mësuar me kompani amerikane.

Gajo:  Cënohet siguria kombëtare

Gajo: Duke mbajtur monopole shteti nuk cënohet, tani që e ka privati, cënohet siguria kombëtar.

Ago: Nuk arrij të kuptoj kush ishin përfitimet

Ago: Në 2013 është këkruar një vlerë prej 39 euro për deklaratë

Ago: Per një vit parashikohej të merrej 12 mln euro

Rakipi: Cila është shifra e parave që shqiptarët humbin?

Ago: Pasi dëgjova gjithë relatimet që bën si ish-ministri i Financave i qeverisë së mëpërëshme dhe ministri aktual i Financave nuk arrij dot të kuptoj se cilat do të ishin përfitimet e shtetit shqiptar nga kjo marrëveshje, që në fillim bie në sy, që mënyra sesi është miratuar marrëveshja edhe në Parlament është një shprehje e koncentruar e korrupsionit. Në 2013 është kërkuar një vlerë prej 39 euro për deklaratë, por njëkohësisht në marrëveshje parashikohet, që deklaratat nën 1 mijë euro do të jenë 0 në marrëveshjen e parë dhe mbi 1 mijë euro do të jenë 39 euro shërbimi.

Kur është bërë marrëveshja është parashikuar mbi bazën e totalit të deklaratave doganore të 2012 i cili del 396 mijë deklarata, nga të cilat 320 mijë janë mbi 1 mijë euro.

Me një mesatare të vitit 2012 që është 400 mijë dekalrata parashikohej që për një vit do të merrte 12 milion euro dhe për 15 vjet 178 milion euro minimumi.

Afera qendron se e para kanë parashikuar që në ditën e parë të punës, do të jetë vetëm 1 skaner në Durrës dhe 4 të tjerë do të vendosen brenda 360 ditëve. Duke vendosur 5 skanera.Në 7 shtator 2015 është vendosur kjo pajisje në doganën e Durrësit, në 19 dogana nuk është.

Kjo është vjedhje, si mund të marrësh lekët

Ago: Në dy të marrveshjet parashikohet  që skaneri i parë do të vendoset në Durrës

Ago: kanë marrë para edhe në dogana ku nuk ka të instaluar skaner, dhe nuk parashikohet

Ago: Është paguar 22 euro në doganën kufitare

Ago: Në dy të marrveshjet parashikohet  që skaneri i parë do të vendoset në Durrës dhe brenda 360 ditëve do të vendosen skanerat e tjerë, këta kanë nisur punën në Durrës, nuk parashikohet në marrëveshje se sa do të jetë përqindja e skanimeve që do të bëhen në pikat e tjera nëse në Durrës sot kalojnë kamion ose kontenier, për çdo deklaratë këta nuk e kanë parashikuar se sa mjete do të hyjnë për kontroll në skaner.

Absolutisht që nuk kalojnë të gjitha në skaner, dhe e dyta që nga dita  e parë që ka nisur për çdo lloj produkti, është paguar 22 euro në doganën kufitare dhe 22 euro në doganën përpunuese. Shqetësim tjetër është,se këta kanë marrë para edhe në dogana ku nuk ka të instaluar skaner, dhe nuk parashikohet.

Rakipi: 15 pika në këto 15 vjet nuk do të kenë pajisjen e Rapiskan por paratë konsecionari do ti marrë.

Buxhuku:  Vetëm 25 për qind janë të mbuluara 75 për qind nuk janë të mbuluara.

Ago: Pikat që janë të mbuluara janë pikat me më shumë fluks, Tirana, Durrësi Vlora, është Kapshtica, Kakavija. Veriu nuk është.  Më të rëndësishmet janë këto.

Buxhuku: Ai që do të bëjë kontrabandë nuk e sjell nga Durrësi e sjell nga Muriqani.

Buxhuku: Ai që do të bëjë kontrabandë nuk e sjell nga Durrësi e sjell nga Muriqani. Në marrëveshjen e  dytë është përcaktar tarifë fikse, kompania kërkon 11.3 milionë euro, është mbushur numri i deklaratave apo jo.

Tomorri: Skaneri që erdhi në Durrës në 2011 doli jashtë funksionimit

Rakipi: Kinezët kanë sjellë disa pajisje Rapiskan

Tomorri: Ka qenë 20. 10.  2011 qe ka ardhur një skaner në portin e Durrësit, u instalua por u prish shumë shpejt, kishte kosto nuk e mirëmbanin dhe doli jashtë funksionimit shumë shpejt.  Tani e bën Rapiskani, nuk e bën më qeveria shqiptare

Ago: Për 15 vjet Rapiskani do të kishte të ardhura 187 milion euro

Ago: Në progresion Rapiskani përfitohen 210 milion euro

Ago: Premtimi ishte elektoral

Rakipi: Njerëz që arrestohen për një kupton tatimor dhe këtu nuk penalizohet  askush për aq para që po na jep ne FMN, si ndodh kjo?

Ago: Do të kthehem te marrëveshja e parë për të bërë krahasimin me të dytin. Me mesataren e deklaratave doganore, për 15 vjet Rapiskani do të kishte të ardhura 187 milion euro. Në ligj është parashikuar në bazë të deklaratave 2012. Në marrëveshjen e dytë është bërë një marifet  i kudjesshëm, nuk paguhet më mbi bazën e dekalratave por me një tarifë fikse për vend. Kur të montohen të pesë postet çdo post për një vit do të ketëe 2.6 milion për një post, për një vit 11.3 milion euro. Por nëse do të lexosh me kudjes ligjin, është parashikuar, që pagesa prej 11,3 milion euro në vitin e parë, ndryshohen në vitin e dytë duke u shumëzuar me 1.03, dmth me 3 për qind.

Fillohen me 11.3 por vazhdon me progresion rritës çdo vit, ndërkohë që Rapiskani përfitohen 210 milion euro?

Fitojmë më shumë me kontratën e parë a të dytë? Këtu është propaganduar se marrëveshja e dytë e zbut marrëveshjen e parë dhe nga 39 euro ka zbritur ne 22 euro, po nrdryshimi është që pagesa nën 1 mijë euro paguhet 5 euro dhe faturat mbi 1 mijë euro paguajnë 22 .E gjithë fshehtësia është tarfia 11.3 e venodsur për vitin e parë do të shumëzohet për çdo vit, me 1.03 me të dytën marrin më shumë, 210 milion euro.

Tomorri: Marrëveshja e parë ka qenë në varësi të deklaratave

Tomori: Marrëveshja e parë ka qenë në varësi të deklaratave, t’i nuk e parashikon dot rritjen, mund të shkoje nga 300 mijë mbas 4 vjetësh mund të shkoje në 4500 mijë, meqë varej në këtë variabli të nryshueshëm dhe të paparashikueshëm ti se di sa do të ishte, atëherë lfitej që fillonte nga 200 deri ne 360 milion euro.

Ago: Bazohet me rritje ekonomike.  Shërbimi Rapiskan merr miliona euro në Shqipëri.

Gajo: Publiku është i pambrojtur, paguan koston e mallrave të importit

Gajo: Kemi në autoritet, minsitria e Financave që ka neguociuar në emër të publikut një marrëveshje që do ta paguajë publiku. Publiku është i pambrojtur, Parlamenti e ka miratuar pa asnjë lloj analize, publiku është i zbuluar. Ministria thotë do të përmirësohej eficientët, minsitri duhet t’i nxirrte nga buxheti, nga paratë e buxhetit dhe do t’i thotë që për deklaratën doganore, nëse do të përmirësohej eficienca, ajo nëse do të kishte ulje të evazionit atëherë mund të paguante, në këtë rast nuk kemi mbrojtje të interesave të publikut, nuk negocion ministria kur e paguan publiku, kjo nuk paguhet nga buxheti i shteti, kosto e mallrave të importit, këtë e paguan publiku.

Gajo: Duhet memorandum, të bllokohen të gjitha koncesionet në proces

Rakipi: Asnjë koncesion nuk ka çmontuar kjo maxhorancë?

Gajo: Për mua duhet bllokuar, duhet bërë memorandum, për bllokimin e të gjithë koncesionet në proces, në komison për negociatorët, në supervizim, kompetenca ligjore parlamentit, mbasi të kemi kuadër të plotë ligjor, do të kemi me dhjetra koncesione që ne do ti paguajmë.

Ago: Koncesionet dhe prokurimet janë vendim qeverie famkeq

Rakipi: Pse Parlamenti e bëri ligj, hemodializa është dhënë në mënyrë koncesionare?

Ago: Unë do ta shtrija idenë e Gaojs më thellë, këtu prej 25 vjetësh janë kryer  me mira prokurime të drejtpërdejta, tendera me prokurim të drejtëpërdrejtë, si koncesionet dhe prokurimet janë vendim qeverie famkeq që duhet të abrogohet, nuk mund të ketë asnjë të drerjtë, që me paratë e taksapaguesve të bëhen, vetëm në rast përmbytje temëri fatkeqësie natyrore të bëhen prokurim.

Buxhuku: Dallim thelbësor për koncesione, jam për ato që kanë të bëjnë  me inevstime reale. Llogjika duhet të shkojë për ta parë nëse vlen apo jo, kur vjen fjala për koncesione shëbrimesh, ku ke outsors, kjo është në 99 për qind e kompromentuar e dështuar jo efektive, ekonomia shqiptare është e klasifikuar, luhet me tregje të mbyllur nga 10 koncesione, nga një anë marrin paratë, nga ana tjetër nuk lejojnë konkurrencën, dhe më e keqja është se pikërisht këto pozita monopol zgjasin në vite, këtu ndërkohë janë qeveritë dhe qeveritë vihen para një blloku nëse prishet apo nuk prishen.

Vë re të marrëveshja e dytë për rastin konkret, ky qe rast tipik, me shumë dyshim rolin e FMN, kur u bë në 2002 taksa për rrugën e Kombit, u hodhën, bën rezistencë dhe thanë s’mund të ketë taksë të diferencuara, për grupe të caktuara, në logjikën e saj, qeveria e parë mund të jusifikohet që nuk ka ka FMN. Në rastin e dytë FMN qendroi në heshjte. Këto janë politika

Tomori: Qeveria u tërhoq nga arbitrazhi, u tremb.

Tomori: 100 milion euro të sigurta janë shitur për 490 leke të reja

Tomori: Argumenti formal qeveria u tërhoq nga arbitrazhi, u tremb.  E vërteta është që jo absurditeti ka vazhduar edhe pas nënshkrimit. Edhe sikur Shqipëria të ndërpresë marrëdhëniet me botën është e garantuar. 100 milion euro të sigurta janë shitur për 490 leke të reja. Dhe absurdi vazhdon.

Ago: Është më mirë të shkosh në arbitrazh dhe të paguash detyrimin

Ago: Është më mirë të shkosh në arbitrazh dhe të paguash detyrimin siç është parashikuar në marrëveshje sesa t’i japësh atyre me dorën tënde 210 milion euro për 15 vjet pa kryer asnjë shërbim më mirë me dinjitet e atakonim në arbitrazh se 210 mln euro.

Ago: Ditën që Shqipëria aderon në BE, kontrata ndërpritet

Rakipi: Njëra pikë ka një shpëtim vetëm nëse Shqipëria shkon në BE, Rapiskani largohent menjëherë, këta shfaqen dhe më pas largohen. Kanë parashikuar që ne nuk hymë për 15 vjet në BE?

Ago: Ditën e para që Shqipëria aderon, me ligj kontrata ndërpritet dhe nuk kanë asnjë detyrim për njëri-tjetrin.

Gajo: Meqë unë e di si procedurë, në momen që hap negociatat KE mund të lejojë që të mbajë kjo marrëvesje deri për 15 vjet. Nëse importuesit për këto mallra paguajnë, ata mundt a çojnë në Gjykatën Eurpiane.

Ago: Era e korrupsionit është shumë e madhe, cilët janë përfituesit e fshehtë. Ne humbasim 200 milionë.

Buxhuku: Kë do të hedhën në gjyq, koncesionari i merr paratë në çdo rast. Qorrosokak korruptiv.  Këtu janë hedhur firma.  O kemi përballë një paaftësi absolute ose një korrupsion absolut.

Tomorri: Aty mund të hetohet për pastrim parash

Tomorri: Fakti që gjysma e koncesionit është shitur për 490 lekë, nuk ka llogjikë, aty mund të hetohet për pastrim parash. Hera e dytë është votuar me konsensus të plotë, nga të dyja palët.

Gajo: Është një monopol i rregulluar

Rakipi: Dikush duhet të përgjigjet: dikush i blen me 5 mijë lekë dhe ti i detyrohesh kësaj kompanie 200 milion euro. Tony Blair, ka ardhur këtu falas për të ndihmuar falas qevrinë shqiptare dhe befas gruaja e tij, merr benefite të majme për shërbime siç është e rasti ynë, zonja Blair  është paguar për të bindur palën tjetër.

Gajo: Është një monopol i rregulluar, jo antikushtetues, është një monopol, ekstraktim nga konsumatori te një firmë private nëpër mjet një sistemi ligjor që e ka krijuar parlamenti dhe qeveria.

Ago: Dogana, biznesi nuk kryen pagesa për shëbrime doganore. Braçe e trajtoi në Kemisionin e Ekonomisë dhe i kërkoi zotit Cani shpjegime kush janë blerësit e 49 për qind të aksioneve dhe pse nuk ka nisur hetimi, Cani tha se shumë shpejt do të nis. Si ka mundësi që Rapiskani ka në xhep 210 milion.

Tomorri: Më mirë të gjesh zgjidhej me mirëkuptim sesa të shkosh në arbitrazh

Tomorri: Ka dyshime ICNS kompania që ka blerë 50 për qind të aksioneve. Znj Balir u pagua për rolin  e konsulentit Më mirë të gjesh zgjidhej me mirëkuptim sesa të shkoni në arbitrazh. Me argument që mund të humbisnim, 500 mijë euro pagesë për konsulencë.

Buxhuku: Në fund buxheti dhe shqiptarët do të paguajnë. Nëse konsulenti të këshillon që duhet të tërhiqesh duhet të tërhiqesh.

Gajo: Të gjitha konratat e tjera janë bërë mbi një bazë të dobët legjislative

Rakipi: Hemodializa ju dha një gruaja që shërbente si banakiere, kishte një kefene të vogël, pastaj qeveria dha një përgjigje që mbrapa është dikush tjetër, Spitali Amerikan, dua të them, një koncesionim i plotë i këtij vendi? Ky vend po koncesionohet në mënyrë të tmerrshme, edhe ajëri.

Gajo: Ajëri koncesionohet, rrjetet e telefonisë, sistemi i komunikimit. Kam qenë prezent në 1997 kur është dhënë koncesioni i parë, hidrocentral i Kalivacit, qeveria e atëhershme në qeverinë e Bashkim Finos, kam qenë prezent në mbledhjene qevrisë. Ajo është inicimi i kontratës. E dimë se ku ka shkuar Kalivaci ca efekti, dhe ajo u ndërtua që të prishej, nuk u interesua njeri ta prishte, shumica  e këtyre janë paguar njerëz, që të paguente i dyti që ta çonte në arbitrazh dhe jo për të paguar shërbim, nuk është bërë kujdes për bazë ligjore dhe për të tërhequr investime të reja, ku të bëjmë një kontreratë të përfitojmë diçka në fund dhe në fillim, nuk kanë qenë efektive, veç Rinasit, por pikat e negociatës kanë qenë diskutimuese, sepse i vetmi aeroport ndërkombëtar dhe nuk lejoheshin flutirime të tjera, për shkak të paqartësisë, të gjithë palët në kontratën e Rinasit ka qenë serioze. Të gjitha konratat e tjera janë bërë mbi një bazë të dobët legjislative, njerëz të papërgatitur, nuk  eshtë parë kush kontrollon dhe roli i parlamentit ka dalë në të gjitha palët.

Ago: Qeverite zell për koncesione të majme

Ago: Sipas mendimit tim gjatë gjithë kohës shihet një zell i të gjitha qeverive për të dhënë koncesione të majme, ka koncesione që janë dhënë që do të investoja dhe do të fitoja dhe absurd si Rapiskani, veç kësaj shihet tendenca e të gjtiha marrëveshjeve koncesionare për ti kopsitur në mënyrë të tillë, që mos të kesh mundësi ta atakosh. Janë kopsitur në mënyrë të tillë.  Mbështes zotin Gajo që të gjitha marrëveshjet janë diskutimuese për palën shqiptare në Rapiksan në një nga pikat,  megjithatë do marrë 210 milion euro për një punë të pakryer parashikohet që nëse i vonon 20 ditë nga përfundimi i muajit, në muajin pasardhës qeveria shqiptare nuk kryen pagesën, penalizohet 1.5 për qind të shumës mujore që duhet ti shlyej Rapiksan. Aq të kudjesshëm kanë qenë, që Rapiskani të ishte i cimentuar në çdo pikë për të fituar para.

Tomori: Ajo që ka ndodhur me koncesionet në Shqipëri është batërdi, nafata, miniera dhë asete të tjera, kaluan në koncesion të drejtave ekskluzive, janë të drejat e sovranit, ti koncesionimin si biznese të garantuar, fushë fiskale, i pullave fiskale. Markimi i karburanteve, të gjitha këta janë justifikuara sikur do të përmirësonin, do ulnin evazionin kontrabandën. Cilësine e karburanteve, por ku jemi sot, sot të ardhurat në buxhet bien dhe s’kanë sjellë asgjë përveç se kanë marrë lekë të garantuara që në finale i paguan qytetari. Ne jemi sot në kushte ku një pjesë shumë  e madhe e ekonomisë është kalcifikuar biznes i garnatuar me ligj, nuk krijojjnë vlerë të shtuar, konsumojnë vlerën që krijojnë të tjerët.

Buxhuku: Ekonomia eshte e bllokuar

Buxuku: Nëse ka një problem të  madh është mbyllja e tregjeve, tregjet janë të mbyllura, dhe në këto kushte mund t’ju them që nuk ka paketë fiskale, politikë financare që të jetë efektive është e detyruar të dështojë, ekonomi pakonkurrencë dështon. Nuk është fjala për sot dhe nesër, por me dekada, kemi një ekonomi të bllokuar në dekada, fennomeni që në masë të madhe është ndjekur politika e “state capture”, kapja e shtetit, ata që ishin priavtë bënin marrëveshje me përfaqësues të caktuar dhe i dorëzonin propopozimin e tyre dhe pala shqiptare vetëm hidhte firmën dhe parlamenti si noter vinte vulën. Një qeveri  e përgjegjshme duhet që puna kryesore ta ketë me enetet rregullatore, të gjejë kanal, nëse kjo situatë vazhdon është një ekonomi e dështuar.

Ago: OSHEE ka paguar taksën e Rapiskan

Ago: Për ta ironizuar,  është e vërtëtë, përpara 40 ditësh ka bërë një import për energjinë elektrike, OSHEE kur janë kryer praktikat doganore OSHEE ka paguar taksën e Rapiskan sikur ata e kishin futur në skaner, verifikoni dhe kjo është e turpshme, Në Shqipëri zhdoganohen 35 mijë automjete dhe autovetura të mëdha dhe ato kur futen nga shtetet e Europës që hyjnë në Shqipëri janë të detyruara të paguajnë deklaratën doganore, ato pa kryer fare skanin janë të detyruara të paguajnë.

Rakipi: Dhënia me koncesion e një rruge, rruga e Kombit,  që ke bërë fizibilitetin dhe ke paguar 1.3 miliard euro dhe do e japësh me koncesion?

Gajo: Llogaritja e tarifës bëhet mbi bazën  e fluksit, kjo është e saktë nëse do të japim koncesion për mirëmbajtje, pra ideja është që të mos shkojmë në ekstremin tjetër që do iniciativë koncesionare t’i qëllojmë me top, nëse ka realizimin dhe përmirësim atëherë le ta shikojmë te rruga e Kombit mos të penalizojmë qytetarët.

Ago: Koncesioni i Rrugës së Kombit ka një ndryshim është me tender të hapur

Ago: Koncesioni i Rrugës së Kombit ka një ndryshim, është me tender të hapur, ndërsa koncesionet e tjera janë bërë dhuratë.

Tomorri: Është rritje e fshehtë e taksave, qeveria duhet ta mirëmbante me taksat e veta, një rrritje taksa nga mbrapa.

Buxhuku: Jemi të varfër na duhen burime që të realizojmë projekte. Janë dy kategori, koncesione që kanë të bëjnë me investime fizike që mbetet dhe koncesione të dyta që vetëm merret. Duhet të jemi të kujdesshëm, koncesionet kanë një element delikat, kanë të bëjnë me marrëveshjet.

Ago: Koncesionet për mua në pjesën dërrmuese kanë qenë abuzive dhe ketu nuk është tentuar drejt koncesioneve që do të sillnin zhvllim për shqiptarët por është menduar për të kryer shërbime dhe për të paguar taksapaguesve.

Tomorri: Privatizim i fitimeve me ligj, dhe hedhja e humbjeve të qytetarët, e gjithë filozofia në pjesën më të madhe.

Gajo: Duhet marrë përgjegjësia ligjore shoqërore politike, duhet sensibilizohet grupet e interesit dhe Parlamenti dhe procedurave dhe bllokim i koncesioneve deri në një moment të dytë. Ekonomia do të vuajë pasoja të këtij bllokimi monstruoz që i është bërë.

Komento