“Të Paekspozuarit” – “Vrasja e identitetit”, Rama shkatërron për të ndërtuar 28/04/2016
29.04.2016 8:16
Përditesuar: 29/04/2016, 12:01

“Vrasja e identitetit” ishte tema e kësaj të enjte në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.

Të ftuar në studio ishin deputeti i PS, Fidel Ylli, Kryeredaktori i Lapsi.al Andi Bushati, gazetari dhe shkrimtari Fatos Lubonja, arkitekti  Artan Raça dhe Drejtor i projektit të stadiumit “Qemal Stafa” Eduard Prodani.

Deklaratat kryesore në emision:

1 -Andi Bushati: Filozofia e Ramës është grabitja
2 -Fatos Lubonja: Rama ka të njëjtin problem si Enver Hoxha
3- Andi Bushati: Edi Rama duhej të ishte në burg sot me atë që ka bërë me terrenet sportive
4- Andi Bushati: Rama një kriminel që ka prishur çdo terren sportim në këtë qytet.
5- Artan Raça: Stadiumi i ri nuk duhet të ndërtohet në asnjë mënyrë aty.
6 Fidel Ylli: Kam përshëndetur vendimin e Sali Berishës për stadiumin
7 Andi Bushati: Nuk ndërtohen stadiume kur populli e ka lakun në fyt
8-Eduard Prodani: Kostoja e plotë e projektit 57 milionë euro
9- Andi Bushati: Kjo qeveri përdor standardin e Putinit
10- Fidel Ylli: Filozofi e re kjo që përdor Rama me ndërtimet
11- Fatos Lubonja:  Binomi i diktatorëve është shkatërrim dhe ndërtim
12- Eduard Prodani: Ramës i pëlqen projekti do ta promovojë
13-Fidel Ylli: Kjo politikë përfshirë dhe Ramën nuk ka bërë asgjë për sportin
14- Fatos Lubonja: Kompleksi monumental është unik në llojin e vet
15- Andi Bushati: UEFA propozoi stadium me vlere 20 milione euro
16- Fatos Lubonja: Privati do të fitojë 150 milionë euro nga ndërtimi atje
17- Andi Bushati: Po justifikojne ndertimin e një kulle përmes stadiumit.
18- Fidel Ylli: Shteti ynë është i varfër dhe i korruptuar
19- Eduard Prodani: Punimet për stadiumin e ri do të përfundojnë brenda 24 muajve
20- Fidel Ylli: Nuk më duket normale që një i dënuar të jetë pjesë e projekteve në Tiranë
21- Andi Bushati: Vetëm një njeri i dënuar për rryshfet mund ta bëjë atë stadium me kullë

Deklarata te tjera nga te ftuarit ne panel 

Prodani: Ideja për prishjen e Stadiumit në 2010

Prodani: Uefa tha në këtë stadium s’mund të luhet

Prodani: Më parë kishte projekte rikonstruksioni

Prodani: Zgjidhja e vetme, prishja e stadiumit

Prodani: Ofertë paraqiti vetëm kompania Albstar

Prodani: Në tender morën pjesë 12 kompani

Lubonja: 25 vite nuk kemi bërë një stadium

Lubonja: Në Shqipëria janë ndërtuar mijëra pallate

Lubonja: Shteti ynë është i kapur nga interesa private

Lubonja: Ministria e linjës të na fliste për stadiumin

Lubonja: Bashkia të na fliste për lejen

Ylli: Mendimi im se stadiumi duhet të bëhet jashtë Tiranës

Ylli: Shteti ynë është i varfër dhe i korruptuar

Bushati: 3 faktorë na bëjnë të ngremë pikëpyetje

Bushati: Po justifikojnë ndërtimin e një kulle nëpërmjet stadiumit

Bushati: Kulla është prioritet stadiumi është sekondar

Bushati: Çfarë do Edi Rama që fut hundë edhe këtu

Bushati: Rama po fut edhe këtu klientin e tij

Raça: Të mbrojmë qytetin duke mbrojtur kujtesën

Raça: Hapi i parë i pjesëmarrjes konkursi

Raça: Gara, për të arritur drejt projektit të duhur

Lubonja: Po flitet për stadiumin si nevojë e madhe

Lubonja: shteti nuk ka para e duhet të na vijë privati

Lubonja: Ajo zonë shumë e shtrenjtë

Lubonja: Privati do të fitoj 150 milion euro nga ndërtimi atje

Lubonja: Stadiumi po bëhet aty për motive korruptive

Lubonja: rama njihet si njeri që e ka goditur tiranën

Lubonja: Rama e transformoi mos më keq qendrën e Tiranës

prodani: Ndërmarja Kuq e Zi mban pronësin e terreneve sportive

Prodani: Kompania private mer pronësinë e ambienteve josportive

Prodani: Marzhi i fitimit është vetëm 12%

Bushati: Kjo qeveri përdor standardin e Putinit

Bushati: UEFA propozoi stadium me vlerë 20 milion euro

Bushati: 4 veta po grabisin të gjithë Shqipërinë

Ylli: Ekipi ynë kombëtar e meriton një stadium

Bushati: Po i meret fryma qytetarëve

Bushati: Edi Rama është njeriu që na ka shkatërruar qytetin

Prodani: Kostoja e stadiumit është 48 milion euro

Prodani: Kostoja e plotë e projektit 57 milion euro

Lubonja: Në këtë qytet shoh vetëm trauma

Lubonja: Kjo e stadiumit është trauma e radhës

Lubonja: Ky qytet është shkatërruar këto 25 vjet

Lubonja: Sulmi mbi stadium është më i rëndë se mungesa e çdo stadiumi

Lubonja: Tirana ka nevojë vetëm për restaurim

Bushati: qëllimi është kulla dhe jo stadiumi

Bushati: Nuk bëhen tre stadiume brenda një mandati

Bushati: Nuk ndërtohen stadiume kur populli e ka lakun në fyt

Ylli: Tirana ka nevojë për një stadium

Ylli: Ekipi kombëtar na ka çuar në Europë

Ylli: Kam përshëndetur vendimin e Sali Berishës

Raça: Mbipopullimi është shkatërrim total i qyteteve

Raça: Duhet të ndalojmë dhe të mendohemi për ndërtimet

Raça: Stadiumi i ri nuk duhet të ndërtohet në asnjë mënyrë aty

Bushati: Këshilltarët e Ramës thonë është turp kjo që po ndodh

Raça: Problemi është se arkitekti i huaj nuk mer pjesë të mbroj projektin

Ylli: Do ketë përfaqësues të firmës nesër

Ylli: Po të kisha para nuk do investoja tek stadiumi

Lubonja: Ndërtimet e qeverisë shkelin plotësisht ligjet

Lubonja: Po shkatërrohen themelet e Tiranës identiteti i saj

Lubonja: Kompleksi monumental është unik në llojin e vet

Lubonja: Kjo që thotë Rama për fasadën është tallje

Lubonja: Projekti i Ramës me ngjyra shkatërron gjithë kompleksin

Lubonja: Kush ka sy e shikon që shkatërrohet komplet

lubonja: fasada nuk duhet prekur

Lubonja: Kulla në qendër të Tiranës ka varrosur ministrit, qendrën dhe gjithë qytetin

Raça: Shkallët e të gjithë këtij kompleksi janë njësoj

Raça: Materiali i përdorur i jep unitet

Raça: Ta heqim stadiumin që atje

Raça: Ky kompleks është një nga gjërat më të vyera që ne kemi

Bushati: Rama po bën qendër tregtare me stadium brenda

Kjo politikë përfshire dhe Ramën nuk ka bërë asgjë për sportin

Ylli: Kjo politikë përfshire dhe Ramën nuk ka bërë asgjë për sportin

bushati: Duam nga PS-ja të mos shkatërroj Tiranën

Ylli: Veprat e Ramës do i shohim pas 50 vjetësh

Prodani: Ramës i pëlqen projekti dhe do ta promovoj

Lubonja: Rama e nisi si ruajtës i identitetit dhe përfundoi në shkatërrimin e tij

Lubonja: Rama nën presionin e oligarkëve

Lubonja: Rama për të mbajtur pushtetin e hodhi pas identitetin

Lubonja: Binomi i diktatorëve është shkatërrim dhe ndërtim

Lubonja: Rama ka të njëjtin problem si Enver Hoxha

Lubonja: Sjellja e Ramës nga presioni i biznesit dhe tipare diktatori

Prodani: Kostoja e stadiumit 57 milion euro

Ylli: Filozofi e re kjo që përdor rama me ndërtimet

Bushati: Filozofia e re e Ramës grabitje të papara

Ylli: Statusi i monumentit të kulturës mund të ndryshohet lehtë

Prodani: Versioni i mbrojtjes së fasadës do paraqitet tek institucionet përkatëse

Prodani: Nëse nuk mund të prishet atëherë paskemi shkelur ligjin

Ylli: Statusi si monument kulture nuk na pengon ta prishim stadiumin

Raça: Stadiumi është në qendër të Tiranës

Raça: Këshilli bashkiak i Tiranës të vendos emrat e arkitektëve një sheshi në Tiranë

Lubonja: Pushteti këtu është shumë arrogant

Lubonja: Këto janë skandale që bota e qytetëruar nuk i lejon

Lubonja: Ambasada italiane duhet të reagojë

Ylli: Nuk më duket normale që një i dënuar të jetë pjesë e projekteve në Tiranë

Bushati: Vetëm një njeri i dënuar për rryshfet mund ta bëjë atë stadium

Bushati: Këtu po ikin 100 mijë shqiptarë çdo vit

Ylli: Për hir të sportit hyra në këtë politikë të ndyrë

Bushati: Edi Rama duhet të ishte në burg sot me atë që ka bërë më terrenet sportive

Bushati: Rama një  kriminel që ka prishur çdo terren sportiv në këtë qytet

Prodani: Punimet do të përfundojnë brenda 24 muajve

Prodani: Punimet për stadiumin e ri do të përfundojnë brenda 24 muajve

Lubonja: Ka konflikt interesi që Duka drejton dhe bordin e shoqatë

                      Diskutimi i panelistëve në studio minutë pas minute

Rakipi: Vrasja e Identitetit, është ky raporti filmik që ne kemi përgatitur për mbrëmjen e sotme.Në fakt, nëse ka vrasje të identitetit, ka edhe vrasës të identitetit. Po cilët janë ata? Ditët e fundit, ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, gati pa u marrë vesh, shqiptarët dëgjuan dhe kuptuan që stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” do të shëmbet për të ndërtuar një stadium të ri. Fjala është që do të shembet një Monument i rëndësishëm, i një Ansambli të ndërtuar pothuajse 80 vjet më parë. “Asnjë vepër nuk mund të jetë më e mirë sesa porositësi i saj” thotë arkitekti amerikano-gjerman Ludwig van Der Rohe. E shkëputa këtë pasazh, sepse sot e kishte përdorur një arkitekt shqiptar. E kishte përdorur për të thënë në mënyrë të koncentruar atë që po ndodh në Shqipëri.

Thashë që vrasja e identitetit, ka emrin e vet. Në fakt, duket që ky është njeriu që ka luajtur më shumë nga të gjithë me rikthimin në identitet. Është njeriu që përdori frazën “të rikthehemi në identitet”. Ky është kryeministri Rama dhe shqiptarët kanë pritir vite të tëra që ai të rikthehet në identitet. Në fakt, sot, ai është duke vrarë, bashkë me struktura të tjera besoj, një nga pjesezat më të rëndësishme të këtij identiteti, të ndërtuar në mënyrë shumë të rastësishme. 80 vjet më parë, italianët morën një vendim për ta kthyer Tiranën si kryeqytet të Ballkanit dhe në mënyrë të rastësishme, ne përfituam një kryevepër, qendrën e Tiranës, Ansamblin që tani pothuajse nuk e kemi. Fjalën sot e kemi për stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Prodani: Prishja e stadiumit u vendos në 2010, vetëm Albstar paraqiti ofertë

Rakipi: Zoti.Prodani, “Qemal Stafa” është stadium në pronësi 75 përqind të FSHF-së. Kujt i lindi ideja që ky stadium duhej prishur i gjithi? Për të qenë transparent, stadiumi nuk ka një transparencë. Qytetarët meritonin një transparencë më të madhe.

Prodani: Jam një dëshmitar i ecurisë që nga momenti i lindjes së këtij projekti. Kam qenë Sekretar i FSHF-së. Jam për të thënë të ëvrtetën dhe vetëm të vërtetën. Ideja për prishjen ka lindur në vitin 2010, kur kishte sinjale UEFA që nuk mund të luanim ndeshje të Kombëtares, apo të skuadrave në kupat e Europës. Federata ishte nën presion që shumë shpejt Kombëtares do ti hiqej e drejta që të luante në atë stadium. Këtë presion, duhet t’ia kalonte Qeverisë. Çështja duhet të jepte fonde për rikonstruksionin apo për ndërtimin e e një stadiumi të ri. Në këto rrethana, kishte pasur projekte rikonstruksioni, por që nuk kishte standarde të kohës.

Lubonja: Cilat janë standardet?

Prodani: Ai ka stadium ka dy gjëra, është i amortizuar nga gjendja fizike, por edhe nga ana morale, nuk është i pranueshëm.

Rakipi: Kur u vendos prishja?

Prodani: Në vitin 2010. Atij stadiumi i mungojnë dhomat e zhveshjes, dhomat e arbitrave, dhomat e mediave.

Rakipi: Kush e bëri tenderin?

Prodani: E bëri Qendra Kuq e Zi, Komisioni kryesohej nga Niko Peleshi dhe nga FSHF-ja. Peleshi ishte për ti dhënë rëndësinë e duhur projektit. Të tjerët ishin Duka, unë, arkitektë, juristë dhe ekonomistë. Morën pjesë 12 kompani. Kompani jo të regjistruaa në Shqipëri ishin dy. Kompania e huaj ishte Serenisma, një gjermane, ishte një kompani franceze. Këto kompani u paraqitën në tender, po nuk paraqitën ofertë. Paraqiti ofertë vetëm Albstar.

Lubonja: Shteti është kapur nga interesat e privatit

Lubonja: Mendoj që këtu përballë të kishim përfaqësues të shtetit.

Rakipi: Kam thirrur njerëz të rëndësishëm të shtetit, por më thanë se nuk kemi çfarë të themi.

Lubonja: Duhet të kishim përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, të na thoshin se çmendim kanë për politikat kulturore. Ne kemi nevojë të na vinë përfaësuesit e Ministrisë së Sporteve, se si ka mundësi që Shqipëria nuk ka bërë dot një stadium në 25 vite dhe ka bërë mijëra pallate. Ketu është një dizastro totale sporti. Sot pashë një lajm që Shqipëria çon në Olimpiadë vetëm katër sportistë. Këtu manipulohet për një stadium, kush e di se çfarë është pas. Duhet të ishte edhe Bashkia, këtu bëhët fjalë për ndërtime në një qendër të populluar, lejet që jep Bashkia. I kanë vënë emrin “Arena Kombëtare”, me sa di unë emrat ia vë Këshilli Bashkiak. Jemi përpara një situate ku zotëria përballë ka konflikt të pastër interesi. Shteti na mungon në debat. Pse na mungon shteti në debat? Për fat të keq shteti ynë është kapur nga interesat private, e gjithë historia e ndryshimit të këtyre kuotave, është shumë e errët sesi është bërë kalimi i pronës publike në atë private. Është grabitur prona kulturore. Vjen puna që Tirana e Zogut ka pasur shumë fusha futbolli, basketbolli, më vonë u shtuan ca. Nuk po i përmend fushat sportive të ndërtuara me pallate.  Duhet një infrastrukturë e plotë. Të gjithë të rinjtë në vend që duhet të merreshin me sport, luajnë loto.

Fidel Ylli: PPP nuk e shpiku Rama, aplikohet në të gjithë botën

Rakipi: Zoti.Ylli, jeni njeri që jeni marrë me sport. Shoh që keni shumë letra. Nuk ka pasur projekt kokret? Pronari që e ka fituar, më tha që kemi propozuar një projekt-ide. Të fitosh 50 milionë euro në qendër të Tiranës dhe të dorëzosh një projekt-ide, është shumë e çuditshme. Keni një projekt, jo këtë maketin?

Ylli: Duhet të flasim për programin qeverisës. Të dalim te ky stadium, duhet të ndalemi te disa projekte. Lubonja tha me të drejtë që rinia ngeli në loto, që në 25 vjet janë prishur shumë impiante. U shkatërrua klubi Partizani. Unë them që shyqyr Zotit që në tavolinën e Qeverisë në këto tre vjet është futur fjala sport. Dua ta heq xhaketën e deputetit, politikanit. Jam njeri i sportit. Dua që stadiumi të bëhej jashtë Tiranës, me një parkim, të çohej tramvaj. Ka mundësi një shtet me këtë korrupsion, me këtë gjendje ekonomike, të bëjmë një stadium 100 milionësh atje? Kur e ke mundësinë atje, janë forma që si ka shpikur kjo Qeveri, as Rama, por PPP është në të gjithë botën, sesi bëhen stadiumet. Jam dakord për transparencë, që shumë mirë që ka analistë dhe media të lirë. Unë i kam hyrë politikës, për të qenë pjesë e sportit, për të qenë avokat i këtyre njerëzve. Reformat e sportit kanë filluar në kohën e Mehdi Bushatit, në kohën e Enverit. Kanë qenë njerëz me vizion. Bëhet një stadium, të gjithë e duan stadiumin.

Rakipi: Nëse Edi Rama do ta prishë “Asllan Rusin” do të vish sërish?

Ylli: Nuk e prish, por do e rregullojë.

Bushati: Pse Rama fut hundët te stadiumi, prioriteti është kulla

Rakipi: Zoti.Bushati, përse nuk është bërë publik projekti? Kemi projekt?

Bushati: Kemi parë një maket, nuk jemi të njohur me proçesin transparent, mendoj se janë tre faktorë të ngremë pikëpyetje në të gjithë projektin. Faktori i parë është raporti me trashëgiminë. Unë nuk e di si një Kryeministër mund të dalë që 10 vjet më parë i ka thënë shqiptarëve, që këto duhet të jenë trashëgimi. Pika e dytë që më patakt kur e pashë, ishte kulla. Gjëja e parë që më shkoi në mëndje, jo po bëjnë një stadium dhe kanë ngritur një kullë për jetësimin, por justifikojnë ngritjen e një kulle, duke i bashkëngjitur një stadium. Priorieti është kulla. Dhe e treta, çfarë do Edi Rama të fusi hundët edhe këtu, këtë nuk arrij ta kuptoj. Është FSHF. Duhet të zgjedhë Edi Rama një klient të vet, etj etj. Duket sikur ka dashur Kryeministri të bëjë një kullë dhe është ngritur një butafori e madhe dhe është futur stadiumi. Prandaj dhe i gjithë proçesi nuk ka pasur transparencën e nevojshme. Ka qenë vullnet i Edi Ramës ta vërë vulën kështu.Duke parë filozofi, që duhet të ngremë kulla, mendoj se është rrisku i ketij projekti. Projekti s’ka pasur transparencën e duhur.

Raça: Po të kishte garë të hapur do merrnim shumë variante

Rakipi: Artan, ju keni botuar një shkrim dhe thoni se për këtë projekt duhet të ndalemi, të marrim frymë thellë dhe të mendohemi gjatë… Për kë i keni këto fjalë?

Raça: Arkitektura është një gjë që edhe ta zbukuron jetën, por edhe mund ta shkatërrojë. Sot që po flas më hyjnë shumë ndjenja, jam rritur afër atij stadiumi, edhe si nostalgjik. Nëse duhet ta mbrojmë qytetin, duhet të mbrojmë kujtesën. Dua të kujtoj që shumë qytete në Luftën e Dytë Botërore janë shkatërruar, por ata janë rindërtuar vetëm nga kujtesa. Për tu ndalur në projekt, e rëndësishme është pjesmarrja. Hapi i parë i pjesëmarrjes, është konkursi, gara. Garë do të thotë që ti të kesh luksin për të marrë shumë variante dhe të përzgjedhjes. Edhe ne këtu jemi fryt i përzgjedhjes. Nëse ne se bëjmë këtë gjë, ne humbasin sensin për të arritur drejt projektit ideal. Nëse do të kishim një garë të hapur, ne do merrnim shumë variante. Ne duhet të kishim një standard.

Stadiumi, Lubonja: Aferë korruptive, jepen 150 mln euro për 50 mln euro

Rakipi: Thuhet që tenderin e kanë fituar klientët e kryeministrit Rama dhe opozita shqiptare ka kërcënuar se do ta prishë kontratën kur të vijë në pushtet. A është kjo një aferë korruptive?

Lubonja: Më fute diçka ku nuk jam ekspert, por meqë ma bërë pyetjen nëse ka korrupsion, po bëj një deduksion. Tani po na flitet për këtë stadium si një nevojë e madhe për ta ndërtuar dhe prandaj duhet të vijë privati. Mendoj në parim, si ka funksionuar shteti ynë që kemi arritur në këtë pikë? Si ka mundësi në të gjithë këto pallate pafund, nëse shteti do merrte 20 apo 30 përqind, nëse bën 10 kate, dy kate duhet të jenë të shtetit, duhet të ishin ndërtuar stadiume, kopshte, parqe etj. Tani ti nxirr deduksionin vetë, pse s’ka funksionaur shteti dhe të na bëjë ndërtime publike? Ka qenë korrupsioni. Këtu ka aferë korruptive, duket sheshit. Ne na thuhet se për të ndërtuar një karrige stadiumi kushton 1000 deri në 1500 euro.

Rakipi: Stadiumi i Udinezes, Friuli, ka një kapacitet prej 30 mijë vendësh dhe ka kushtuar 22 milionë euro. Stadiumi ynë do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendësh dhe pritet të kushtojë 50 milionë euro. Si është e mundur kjo gjë? Çfarë përfshin kjo kosto? Përse është kaq e lartë?

Lubonja: Një kalkulim të shpejtë, thuhet që njeriu që do investojë paratë, që përveç stadiumit do të bëjë hotele, motele dhe restorante. Ka nevojë Tirana për stadium? Po. Ka nevojë për pallate në atë vend? Kjo është çështje tjetër. Do të marrë 30 mijë metra katrorë. Çështja tjetër që nxjerr unë është që ky njeriu do marrë këto metra katorë. Në atë zonë shitet nga 4 deri në 5 mijë euro metri katrorë. Atëherë, këtu është. Të llogarisësh në këtë mënyrë, ky merr kaq metër metrorë, edhe sikur të fusë 40 milionë euro, këto dalin në 150 milionë euro. Ja ku është fitimi i pastër në një tokë publike. Mendimi është që shkaku po bëhet atje dhe diku tjetër stadiumi, është korruptiv në thelb se po merret një tokë publike dhe po keqpërdoret mbi jetën e qytetarëve për të nxjerrë fitime të shitjes. Gjë që ka ndodhur nga Edi Rama si kryetar Bashkie. E ka bërë qendrën Monument Kulture që s’do preket. Ajo qendër është shkatërruar. Këtu për fat të keq, industria e ndërtimit ka mbajtur pushtetin, edhe të medias. Ky bashkim ka sjellë këtë masakër.

Rakipi: Zoti.Prodani, pronësia e tokës e kujt është sipas kontratës?

Prodani: Kur të mbarojë ky kompleks, Ndërmarrja Kuq e Zi hipotekon pjesët sportive. Dyqanet i merr kompania. I gjithë proçesi i konceptimit ka filluar me një studim, KPMG-ja (studime fizibiliteti) dhe e nxorën në mos gaboj në 12 përqind. Fitimet janë në 12 përqind. Dua të them që analiza ekonomike financiare nuk janë gjëra të thjeshta, për tu llogaritur me gishta. Në kompanitë e regjistruara në tender merren me qendra tregtare, por nuk paraqitën ofertë.

Bushati: Dihet se kush e fitonte, fakti është stadium me kullë.

Ylli: Stadiumi është në mes të Rumanisë, në Finlandë.

Bushati: Me standardin e Putinit jam dakord.

Ylli: Nëse do të më pyesesh mua, ka shteti 200 milionë euro ta bëjë jashtë Tiranës? Ka këllqe ky shtet, të bëjë një stadium me të gjithë parametrat? A e meritojnë shqiptarët një stadium, të mos i luajmë ndeshjet në Maqedoni? Besoj se po.

Lubonja: Ne kemi nevojë për restaurim, jo për beton

Bushati: Katër veta po grabisin Shqipërinë.

Ylli: Kur u bë prezatimi, nuk kisha ftesë për të shkuar, si njeri i sportit.

Bushati: S’ka nevojë për një kullë. Po i merret fryma qytetarëve. Kam folur për çdo lloj kulle.

Rakipi: Nëse do ta godisja Edi Ramën zoti.Fidel Ylli, do ta bëja me dy analistë. Të kam thirrur si njeri i sportit. Drejtova një pyetje. Unë hapa internetin dhe pashë që stadiumi i Udinezës ka një kapacitet 30 mijë euro, është ky arkitekt që ka bërë këtë projekt. Ky stadium ka kushtuar 22 milionë euro, stadiumi ynë ka një kapacitet 22 mijë vende. Kam një pyetje Prodani, 50 milionë euro do harxhohen nga Albstari me fondet e veta, apo me kullën në total. Nëse i zbresin ato që do marrë ndërtuesi, mbetet ½.

Prodani: 10 milionë janë grant nga paratë e FSHF-së, janë kontributet. 48 milionë është kostoja e paraqitur në tender nga pjesëmarrësi, është kostoja pa TVSH.

Rakipi: Sa është shifra që do të marrë ndërtuesi?

Prodani: 25 mijë metra katrorë.

Lubonja: Problemi im i parë është që unë e pasoj si një traumë të radhës. Nuk kam parë një gjë të mirë në qytetin tim. Është një traumë e radhës që na keni shkaktuar ju, apo Kryeministri? Trauma e parë është sulmi që Tirana ka pak ecelenca pasi janë shkatërruar në këto 25 vite. Varshava kur u bombardua u shemb e gjitha, gur më gurë është ngritur nga e para siç ka qenë. Kjo është pjesë e kulturës. Tani kjo Tirana ka pasur këtë qendër historike që e shpallën Monument Kulture, kjo pjesa është pjesa e mbetur e sheshit “Italia”, fasada apo sheshi “Nënë Tereza”. Sulmi ndaj këtij Monumenti është më i madh se çdo stadium që do ngrihet. Do të dal te kulla. Kur bëhet një kullë, që mendohet se është qendër biznesi, një nga idetë mund të jetë kjo që duke u mbushur me ndërmarrje biznesi, paguajnë taksa dhe ka zhvillim. Ajo kulla tjetër na ka zënë trotuarin, kokë shteti. E ka vendosur mu në trotuar. E bëri francezi me gjelbërim, tani s’ka asnjë gjë. Kjo Tirana është e mbushur me apartamente të pashitura, janë bosh. Ne kemi nevojë për restaurim, jo për beton. Mjafton ky argument për të thënë që stadiumi më i vogël, më me pak para, ai personi të shkojë diku tjetër dhe të bëjë biznes.

Prodani: Në periferi mund të ndërtohej. Po a i ka buxheti 50 milionë euro?

Bushati: S’mund të bëhen tre stadiume brenda një afati.

Rakipi: Gjatë emisionit, ne folëm që fasada do të montohet.Ne kontaktuam me zonjën Zhuljeta Harasani, Drejtore e Trashëgimisë Kulturore që të fliste në emision, por duhet të merrte leje nga zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës, Milena Selimi, e cila është jashtë shtetit dhe nuk mund të shqetësonte Ministren Kumbaro.

Ylli: Stadiumi i Friulit është pjesor. Kam 30 vjet që merrem me këtë punë dhe kam qenë kritik dhe do jem gjithë jetën për sportin, jam avokat i sportit. Në pronësinë e stadiumit, janë lënë dy xhepa, po të gërmoheshin nga të dyja anët do të bëheshin katër katëshe. Gjatë kohës së Berishës, u bë një tender i mbyllur, ku morën pjesë pesë firma.

Raça: Stadiumi nuk duhet të jetë aty, është  masë e jashtëzakonshme

Rakipi: Zoti.arkitekt, publikisht jeni shprehur që ky ndërtim në atë vend nuk duhet. Pse?

Raça: Arsyeja kryesore është mbipopullimi, nëse do të shkatërrosh qytete, mbipopulloi. Është një injektim i aktivitetit njerëzor, por edhe i masës së betonit. Dua t’ju kujtoj, sipas një eksperti në çdo 8 sekonda hidhet një metër katrorë beton. Nuk jam kundra ndërtimit. Ka një shprehje të bukur: “Mate shtatë herë dhe prite vetëm një herë”. Kjo është një shprehje e ndërtimtarisë. Dueht të ndalojmë se kemi marrë një vrull të paparë ndërtimesh. Është një vend shumë shumë i populluar. Ai stadium nuk duhet aty. Nëse do ta analizojmë nga pikëpamja arkitekturore, është një masë e jashtëzakonshme, qytetet nëse do ti shkatërrosh futi një masë të tillë.

Rakipi: Si shpjegohet që këtu arkitektet, në mbledhjet e kësaj natyre, mungojnë? Ka disa arkitektë të huaj që i sjell Qeveria.

Raça: Nuk është problemi me arkitektet shqiptarë që nuk thirren. Nuk e di që nesër do të jetë arkitekti Italian, do të jetë në Shqipëri.

Rakipi: Si të duket kulla në Arenën Kombëtare?

Raça: Prezenca e projektuesit në njërën anë dhe e investuesit është e rëndësishme. E gjithë kjo përfshihet në masën e madhe të stadiumit, nuk duhet të jetë aty, përbën një problem për qytetin.

Ylli: Do të ketë përfaqësues. Po të kisha para, nuk do të futesha në atë ndërtim.

Lubonja: Ti e di mirë Fidel, në botë ka raport gjelbërim-ndërtim. Ndërtimet që keni bërë janë të paligjshme. Ligjin e keni shkelur.

Prodani: Në studim thuhet se projekti nga pikëpamja duhet të jenë 25 deri në 30 mijë metra ekstra. Në projektin e mëparshëm, të Serenisma, ishte një projekt që i shfrytëzonte të gjithë pjesën. Ai kishte një objekt të lartë, ku do të ishte një restorant. Në projektin që kemi aktualisht, në pjesën jugore dhe veriore, ka dy harqe të mëdha, të cilët janë sipërfaqe të tokës së sotme, do ti kthehet qytetit. Arsyeja është mundësia për të krijuar sipërfaqe biznesi. Se besoj se është fundi i botës.

Rakipi: Një ekspert ekonomie më shpjegoi përse kjo kulla nuk është në anën jugore. Më tha se është fizible për biznesin.

Prodani: Natyrisht.

Rakipi: Zoti.Fidel, ai i kërkon Ministres të lejojë zonjën Harasani? Drejtoresha të flasë me ne. Nëse doni ti thoni Ministres të flasë për ne.

Lubonja: “Qemal Stafa” identiteti i Tiranës, pse çdo gjë duhet ta marrë privati?

Lubonja: Ju e dini Xhaminë e E’them Beut. Ne kemi nevojë për xhami tjetër. Kjo që po bëjnë këta, meqënëse kemi nevojë për xhami, atëherë ta marrim xhaminë e E’them Beut dhe ta shembim dhe të bëjnë një më të madhe. Ta shembim kullën dhe ta rrisim. Ai kompleks atje është një nga perlat e Tiranës. Uembli është stadium i vitit ’30, por Londra është ndër shekuj. “Qemal Stafa” është identiteti i Tiranës. Arkitekti ka bërë një shkrim të mirë sot. Por vë në dukje që e tha indirekt, që lidhet me vlerën e atij kompekksi. Ai kompleks është i ndërtuar në harmoni me njeri tjetër, është fasha e Liktorit. Është një gjë unike, ndoshta në historinë e vet, stadiume si ky i ke në Dubai, kjo është një gjë unike. Neser kur mund ti vinë mënd shqiptarëve, do ti qajnë që si kemi. Kam parë në Wroclaw, që ndërtimet  e nazizmit i ruajnë. Vlera trashëgimore është vlera e parë. Nëse ju kujtohet, ishte një kohë kur u shemb kinema “17 nëntori”. Aty ishte një nga kinematë e vjetra të Tiranës, ky e dinte që kishte bërë krim, ishte edhe Monument Kulturore. Rama tha se ka bërë një mrekulli arkitekti, e ka futur kinemaninë brenda. Tani ta fusësh brenda atë dhe ta quash atë fasadë, është një tallje. Ajo që thoshte Artani ka shumë rëndësi, ky kompleks ka qoftë raportet e veta arkitektonike, madhësia e Universitetit, Kolonat, Stadiumin, por edhe materialin, është i bukur. Në këtë kompleks ky ka ngritur një gjë gjigante me ngyrat kuq e zi. Nacionalizmi është streha e fundit e horrave, shkatërron ngjyrën e lidhur, dhe i fut kuq e zi dhe shkatërron të gjithë kompleksin, e gjithë harmonia. Është një gjë shumë e shëmtuar. Ky stadium mund të mbetet qendra kulturore, mund të bëhej për shahun, atletikën, etj. Nuk do e ndërroja fasadën. Pjesa mbrapa duhet ndryshuar, nuk është e bukur. Por pa prishur këto raporte, pa ndërtuar një gjigandizëm që mbyt të gjithë zonën përreth. Edhe ajo kulla, ka mbytur bankën, etj. Edhe stadiumi e mbyt të gjithë kompleksin. Unë e lë në ato proporcione që është. Idetë si mund të shfrytëzoheshin, ka boll ide. Ta bësh qendër kulturore, sportive. Dikur kemi pasur pallatin e pionerëve, u bënë gjithë ata sportistë. Jo çdo gjë privati. Ky stadium fare mirë mund të ishte e një ideje publike dhe shoqëria do ti nxirrte paratë dhe mund të bëhej një stadium te bulevardi, do të zhvillonte edhe Tiranën.

Raça: E theksoj prapë, nëse ai stadium do hiqet andej, të gjitha sherret do të bien. Unë e mbështes, ishte një argumentim artistik nga ana e Lubonjës. Po bëj argumentim arkitektonik, mjafton të kapim një detaj, shikoni se çfarë detaji interesant që i përmbledh të gjitha këto veprat e Bisioz. Asnjëra nuk qëndron pa të tërën. Shikoni shkallët, se ka përdorur një madhësi shkallësh. Edhe kur ngjit shkallën e stadiumit është e njëjta me atë të Universitetit. Janë shkallë shumë të qeta. Është një material që e unifikon atë si kompleks, i jep një dritë pa na i vrarë sytë. Ta heqim stadiumin që andej, ta mendojmë mirë se çdo bëjmë atje dhe do të jemi të çliruar.

Ylli: Ky zotëria që flet ka qenë pro prishjes së Piramidës.

Raça: Ajo është një gërmadhë që duhet të prishet. Edhe për të vazhduar, kam edhe një artikull që kam bërë për Piramidën. Ky kompleks për ne e krahasuar me komplekset nëpër botë, nuk është çudi e madhe, për ne është gjë e vyer, edhe Bosion po ta marrim si arkitekt s’ka qenë në panteonin e shekullit të kaluar.

Bushati: Pas këtij interesimi ka një gjë të pisët, vjen era korrupsion

Rakipi: Zoti.Bushati, ka një interes të madh nga Kryeministri për këtë projekt, qorra, qentë le të lehin. Privatisht kontakton gazetarët për këtë çështje. Çfarë e shqetëson zotin.Rama për këtë projekt? Ndeshjet i bëjmë edhe në Elbasan.

Bushati: Është një ndjenjë e madhështisë që Tiranën ta shohin delegacionet, te bulevardi kryesor, këtu vihet streha te Kryeministria, streha te Galeria, porta te parku. E dyta nuk ma heq mendjen, s’kam asnjë fakt, asnjë njeri, që pas gjithë këtij interesimi ka një gjë të pisët, vjen era korrupsion. PD-ja po denoncon atë fushën mbrapa, këta kullën se nga na mbiu, fakti është se arkitekti ka punuar edhe më parë. Nuk do të ishte një gjë normale, që FSHF-ja të kishte mbështetjen e Qeverisë, ti drejtohej UEFA-s, mund të na sugjeronit ju tre- katër firma, pse edhe këtu te futbolli duhet të merrte arkitektet e vetë. Fakti që stadiumi me pronën që i ka kaluar Federatës, Edi Rama bën edhe mbrojtjen, cakton edhe arkitektin.

Ylli: Atë që po bën Rama do e kujtoni pas 50 vitesh

Rakipi: Pse zoti.Rama kaq i shqetësuar?

Ylli: Zotin.Rama e ka gjetur belaja me mua dhe njerëzit e sportit, nëse s’do implementohet ky program do të ketë probleme. E dini ju që në këtë projekt fantastik janë nxjerrë 4 milionë euro për ti blerë pronarëve tokën.

Rakipi: Pse është shumë i shqetësuar, që thotë ju qorra…

Ylli: Atë që po bën Rama do e kujtoni pas 50 vitesh.

Bushati: Rama, 11 vjet kryetar Bashkie po e shkatërron këtë qytet. Edhe prishja e liqenit.

Ylli: Pse mendoni ju, a e keni parë të shqetësuar?

Prodani: E kam parë të interesuar se ai projekt i pëlqen dhe do ta ndërtojë.

Bushati: E ka pasur projektin e vet dhe duhet ta ndërtojë.

Prodani: Arkitekti është i kompanisë.

Bushati: S’ta jep projektin po s’pate arkitektin tim.

Shembja e stadiumit, Lubonja: Si një piktor të bëjë mbi pikturën e Mios të veten

Rakipi: Zoti.Lubonja, si e mendoni këtë shqetësim të madh të zotit.Rama?

Lubonja: Jam kritik i vjetër, kam një dilemë timen, që është mendimi im për të ndarë dy gjëra kryesore. Po nisem nga ideja që e mori kthim në identitet, e kam mbështetur unë, kur ishte kryetar Bashkie. Tani po ndodh ky përçudnim i qendrës. Cili është shpjegimi? Kam dy elementë, që janë dy faqet e medaljes. Njëra padyshim është presioni i madh i njerëzve që i mbajnë në pushtet. Një nga arsyet përse u shkatërrua ishte kjo, pasi këta kishin blerë troje. Kam problemin e madh se shoh disa veprime të tij. Kaneti thotë në libër që një nga binomet e diktatorëve është shkatërrim-ndërtim. Është pyetja këtu, mirë kulla, po psh a ishte më bukur ajo lulishtja pas kalit të Skëndërbeut. Atë e prishi. Ky stadium ka më bukur si kompleks. Tani do të ndërtojë diçka të madhe. Shikon që po ndërton këto sheshe andej-këndej. Tani ai thotë se shkatërroj Bosion dhe ndërtoj timen. Kjo është skandal. Do të ngelësh në histori, po të jesh normal, francezët bënë Defansën atje, me gradaçela. Ti bëj diçka të re. Ky i futet qendrës. Është njëlloj si një piktor që mbi pikturën e Vangjush Mios të bëjë pikturën e vet. Iku sheshi siç ishte, do bëhet një shesh i ri. Kemi një problem të madh, lërë qendrën pasi është historike. Qyteti ka shtrezime. Enveri prishi pazarin dhe bëri Pallatin e Kulturës. Është i kësaj sindromë, shkatërrim-ndërtim, me binomin e ndërtimit.

“Qemal Stafa” Monument Kulture, Ylli: Mund të ndryshohet statusi

Rakipi: Edi Rama ka deklaruar se po i dhuron qytetarëve një stadium me kosto zero. Si është e mundur që një Kryeministër ta konsiderojë vlerën e asaj prone publike me kosto zero?

Ylli: Është një filozofi e re. Se ka shpikur Rama, por e ka shpikur bota.

Bushati: Kjo lloj grabitje nuk është parë në rajon.

Ylli: PPP se ka shpikur Rama, por bota në tërësi. Për stadiumin nuk nxjerr asnjë lek.

Rakipi: Si ligjvënës, ju s’mund të na nxirrnit në telefon Drejtoreshën. Stadiumi “Qemal Stafa” ka statusin Monument Kulture dhe si e tillë s’mund të prishet.

Ylli: Mund të ndryshohet statusi.

Bushati: Jooo.

Lubonja: Me historinë, i rritet vlera me historinë.

Ylli: Nuk është Bibël as Kuran. Unë them që ajo fasada të jetë e implementuar. Në këtë qendrën e re do të futen të gjithë ato Federata.

Rakipi: Ka statusin Monument Kulture.

Prodani: Di që është në institucionet kompetencat dhe do të flasin. Me sa di unë, mbrojtja e fasadës i është paraqitur Institutit të Monumentit të Kulturës.

Rakipi: Stadiumi “Qemal Stafa” është Monument Kulture. Sipas ligjit s’mund të prishet. Si do të hiqet statusi?

Lubonja: Është e paligjshme.

Rakipi: Kujt i lindi ideja ta prishte? Fideli tha e prishim.

Ylli: Unë thashë që s’ka gjë që nuk bëhet, ulen specialistët dhe flasin.

Rakipi: Zoti.arkitekt si e mendoni këtë? Si do hiqet ky status?

Raça: S’jam specialist i ligjeve. Me duket se nuk po kuptohet mirë, që ai vend atje është qendra e Tiranës, kur e ka bërë Bosio stadiumin ai ishte periferi, ka qenë tokë dierr. Po bëjmë një stadium në qendër të Tiranës. Ai është një kompleks, i cili është shumë i vyer për ne. Duhet të hapen konkurse që të vijnë me qindra ide fantastike, që të ruhet fasada. Stadiumi duhet të ikë që andej dhe për një arsye tjetër. E shoh me pikëpamje më qytetare, qyteti ka nevojë që periferitë të rindërtohen. Këto vepra janë që ndërtojnë qytetin në tërësi. Kur Bosio erdhi në Tiranë dhe e rilindi këtë qytet, e rilindi në një vend tjetër, atje kur s’ia merrte mendjen askujt që metri katror do të shkonte dy mijë euro. Ti thërresim mendjen për këtë që po bëjmë.
Dhe, sa për ta inkuadruar më mirë, nëse do ti merrnim mendim komshinjve italianë, e quajnë skontata, që nuk ndërtohet më atje, që s’duhet prekur projekti aktual. Më lejoni, megjithëse s’jam i autorizuar, por po e them; Në Facebook pash një ndërhyrje interesante të një prej kolegëve të arkitektit italian Marco Casamonti, që është edhe ai pedagog në Fakultetin në Firence, një shok i tij, që quhet Paulo Di Nardo. Në Facebook shkroi një gjë, kur mori vesh që stadiumi i Bosios do të prishej. Thoshte “do organizoj një çartër dhe do vij aty me arkitekt italian që të lidhemi me zinxhirë te stadiumi i Bosios”. Këtë mos ta marrim si të vërtetë absolute, por të themi që sensibiliteti i tyre na bën që të mendojmë gjatë për këtë punë. Kur themi të mendojmë gjatë, është një thirrje e sinqertë. Unë nuk jam kundër këtij ndërtimi, të shkatërrojmë dhe të ndërtojmë, se qyteti që të bëhet i bukur ka nevojë për shkatërrim dhe ndërtim, por jo kjo, nuk është vendi i duhur. E fundit fare, meqë jam para televizorit, kam një propozim ndaj Këshillit Bashkiak i Tiranës, që ti vënë emrin e Bosios, Brasinit një sheshi, sepse do të ishte një nderim për këta njerëz, të cilët na kanë lënë një Tiranë që të apktën kemi një arsye për të jetuar. Të ruhet ky Monument, atij sheshi “Italia” ti vëmë emrin e Bosios.

Lubonja: Pushteti është shumë arrogant, çuditem me Ambasadën italiane që s’reagon

Rakipi: Pa mbaruar politikanët, për rrugët dhe sheshet, s’ka vend për ata.

Lubonja: Si heq asnjë presje arkitektit. Pushteti është shumë arrogant, çuditem me Ambasadën italiane që nuk reagon, që të mbrojë këto vlera. Këto që bëjmë ne janë skandale që nuk i diskuton. Nëse një kryetar Bashkie në Firence do të bënte një penicilinë, u ngritën dhe bënë protestë. Ne i shkatërrojmë. Shiko çke bërë. Kam takuar shumë njerëz. Por njerëz të huaj thonë që s’ka karakter. Nuk dinë të thonë ç’qytet është. Janë pallate të ndërtuar pa një koncept estetik. Ndërto sa të mundësh dhe të ndërtohesh sa të mundesh. Edhe Enveri ruajti hapësirat ndërtim-gjelbërim, sheshe. Tahmë kanë rrugica dhe pallate. Ky s’ka reflektuar. Bukuria e Tiranës ka qenë te stilet që bashkoheshin. Është prishur. Të fusesh një stadium modern, e shkatërron gjithçka. Edhe stadiumin e shkatërron.

Rakipi: A duhet që një arkitekt i arrestuar në Itali, të jetë arkitekt i disa veprave në Shqipëri.

Ylli: Nuk isha pjesë as kur u prezantua, s’kam informacione. Se di nëse është i dënuar.

Rakipi: A ju duket normale kjo gjë?

Ylli: Nuk më duket normale. Edhe ky edhe kushdo që të jetë, që të vijë dhe të bëjë një veëpr të tillë.

Prodani: Stadiumi duhet të përfundojë 24 muaj pas dhënies së lejes së ndërtimit

Bushati: Vetëm një njeri që merr ryshfet e bën një kullë në stadium.

Lubonja: Nëse ti bën një vepër, sidomos arkitektonike, ti do e shikosh atë në kompleksitet, si do të qëndrojë me të tjerat. Tani shiko çfarë ka ndodhur. Kur u bë plani francez, ideja e kullave: të shfrytëzojmë një sipërfaqe të vogël që të kursejmë hapësirat e gjelbërta. Unë jam arkitekt i kësaj, do lejoj unë që kjo kulla ime, ajo prapa Kishës Ortodokse, unë se pranoj kurrë. Unë nuk bashkëpunoj më me Edi Ramën që e futi veprën aty. Ai fut aty dhe prish Bosion.

Bushati: Kjo është si Riformato që na e sjell drogën me avion.

Ylli: Bushati, ju kritikoni gjithmonë Edi Ramën.

Rakipi: Zoti.Fidel, një pyetje për ju. Edhe zoti Rama, sikurse ju, ka qenë sportist. Fat i madh. Me kë këshllohet zoti.Rama për sportin?

Ylli: Padyshim që këshillohet me mua, s’jam futur në këtë pikë, më ka pyetur për stadiumin. Vizioni i Ramës ka qenë të mos ikin sportistët.

Bushati: Këtu po ikin shqiptarë çdo vit.

Bushati: Rama, krimineli që prishi të gjitha terrenet sportive

Ylli: Një nga arsyet që jam futur në politikë, është sporti. Si interesonte një biznesmeni të futej në këtë politikë të ndyrë, por i kisha dhënë fjalën sportistëve.

Bushati: Me këtë koncept që ke për sportin, si mund të flasësh në emër të një krimineli që prishi çdo terren sportiv në këtë qytet.

Rakipi: Kur do ta kemi stadiumin që do të urdhërohet për tu shembur?

Prodani: Punimet duhet të mbarojnë pas 24 muajsh pas dhënies se lejes së ndërtimit. Përse zgjidhen Qeveritë? Zgjidhen për tu qeverisur.

Rakipi: Edhe në Shqipëri?

Prodani: Duhet ti lëmë të qeverisin. Ka institucione, që duhen besuar dhe duhen lënë.

Rakipi: Me këtë kontratë mund tu shoh në dyert e Parlamentit, si një ligjvënës.

Prodani: Ne kishim një detyrë që do të ndërtohet një stadium. Qeveria e mëparshme vendosi t’ia kalonte stadiumin FSHF-së.

Lubonja: Me sa di unë, duhet ta firmosnit ju dhe jo zoti.Duka. Siç punon një Kryeministër, edhe ju keni një Kryetar.

Prodani: Jam një person me përvojë, asgjë në të gjithë procedurat, në projektin e ligjit, nuk është bërë asnjë gjë pa leje.

Rakipi: Arkitekt, diku në shënimet e mia e kisha Shtëpia e Bardhë hapi një tender dhe ftoi arkitekt nga e gjithë bota.

Raça: Në vitet 2008, Shtëpia e Bardhë hapi konkurs sesi duhet të bëhej Shtëpia e Bardhë. Ata e quanin etike që e gjithë bota të jepte idenë për Shtëpinë e Bardhë. Mua më pëlqen fakti që ata marrin mendime. Dua të nënvizoj, se ky debat është sa etik dhe estetik. Në shoqëritë antike etika dhe estetika ato që bënin të bukur. Ky problem që kemi është etik dhe estetik. Nëse duhet ta zgjidhim është një.

Rakipi: Kur vjen puna, edhe Shtëpia e Bardhë, e Perandorisë që ne kemi sot në mënyrë figurative, hap një konkurs për të kuptuar dhe mësuar se çfarë do të bëhet. Duket se vepra për të cilën ne diskutuam për dy orë e ca lindi menjëherë, menjëherë shpërtheu, e drejtuar dhe orientuar pa ndonjë diskutim të gjerë, pa ndonjë diskutim ashtu siç duhet, sidomos kur vjen puna te një stadium. Ne e kemi parë shpesh këtë. Në Elbasan, ne kyçëm në një stadium dhe Kryeministri ishte i shqetësuar a do të vinte Vuçiç aty apo jo, nuk lejoheshin të hynin tifozët. Pra, politika hyn dhe del edhe te sporti, edhe te futbolli edhe te stadiumet edhe te jeta jonë e përditshme ashtu siç do ajo. Më lejoni që këtë emision ta mbyll me të njëjtën frazë të arkitektit amerikano-gjerman, Rohe, i cili thotë se “asnjë vepër smund të jetë më e mirë sesa porositësi i saj”. Jetojmë në Shqipëri, ky është vendi ynë, jemi detyruar ta duam atë, jemi të detyruar të jetojmë këtu.

Komento