“Të Paekspozuarit” – “Të konkurosh për të humbur” , TVSH një kufomë që nuk ngjallet më, 14/04/2016
15.04.2016 8:04
Përditesuar: 15/04/2016, 8:05

“Të konkurosh për të humbur”. Kjo ishte tema e kësaj të enjte në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, në fokus të së cilës ishte Radio Televizioni Publik dhe problematikat e tij.

Në studio të ftuar ishin:

-Alfred Peza, deputeti i PS

-Martin Leka, Drejtor i komanduar i RTSH

-Andi Bushati, Kryeredaktor Lapsi.al

-Fatos Lubonja, gazetar, shkrimtar

              Deklaratat kryesore në emision

1.“Të konkurosh për të humbur” , TVSH një kufomë që nuk ngjallet më

2.Lubonja: TVSH paradhomë e Qeverisë

3.Bushati: TVSH, një histori turpi për 25 vjet

4.Lubonja: Privatët këtu janë njësh me Qeverinë, mbahen me tendera

5. Bushati: Mediat tradicionale janë vegla të pronarëve

6.Leka: Ministrja Harito gënjeu kur foli për mirëmbajtjen e shërbimit të rrjetit

7.Lubonja: pushtetet ekonomike, politike dhe mediatike janë bashkë

8.Peza: Ligji i miratuar ka sjëllë një krizë në TVSH

9.Lubonja: Ekonomia shqiptare e ndërtuar mbi krimin dhe paratë e pista

                       

           Intervista minutë pas minute

Rakipi: Z. Leka TVSH u merr një taksë shqiptarëve sa është shifra në muaj?

Leka: Publikun duhet ta informojmë saktë, ka një keqkuptim ku thuhet që RTSH merr taksën e publikut dhe kjo është e vërtetë, por taksa si taksë është për aparatin televiziv nuk paguhet për RTSH. Ti si qytetar i Republikës së Shqipërisë nëse nuk e sheh TV 356 ditë, ti taksën do e paguash.  Në vendet europiane paguhet taksë për aparatin televiziv, në Konventat Ndërkombëtare dhe marrëveshje të shkruara është bërë për të mbledhur taksën e aparatit, për ta akumuluar për Radio Televizionet Publike me qëllim të jenë të mundshme që të transmetojmë programe që kanë lidhje me publikun, që nga 0 vjeç në 100 vjeç. 80 milion lekë të vjetra deri në 1 miliard në muaj,  10 milion dollarë në vit.

Rakipi: Ti lejon të botosh reklamë, shto të ardhurat e tjera. Pse ne nuk e morëm kampionatin ku ne jemi pjesëmarrës në këtë kompeticion?

Leka: Duhet ti sqarojmë gjërat dhe me qetësi dhe dashuri, e para kjo është taksë aparati. Ju thatë në dokumentar nuk është për herë të parë se edhe në 2006 dhe në 2008 kampionati europian nuk e ka pasur RTSH, kështu që nuk është hera e parë. Ne konkurojmë me rrjetin anëtar EBU.

Peza: Nuk është e vërtetë që vetëm në Shqipëri në RTSH nuk do të transmetohet kampionati, më shumë zhurmë po bëhet se Shqipëria është kualifikuar për herë të parë dhe kjo ka rritur sensibilitetin. Nga ana tjetër për të transmetuar, EBU është organizata që përfaqëson në kompeticione të tilla kur bëhen tendera që transmeton gjithë rrjetet e TV publike konkuroi për 40 territore dhe 5 territore nuk fituan, Shqipëria, Danimarka, Kosova. Ofertat e ofruar ishin më të larta dhe për arsye komerciale nuk fituan. Sa i përket tenderit, është bërë në janar të vitit të kaluar, RTSH oroi 850 mijë euro kurse Dixhtalbi dhe Top-Channel ofroi 2 fish, 1 milion e 600 mijë euro.

E drejta televizive e Francë 2016 është menaxhuar nga UEFA dhe në janar të vitit të kaluar ka mbledhur gjithë operatorët  e interesuar për të marrë pjesë dhe ka bërë ankandin kush ofron çfarë. EBU ofroi për 0 vende, nga të cilat 35 vende ishin më të larta se alternativa e atyre vendeve karshi transmetimit, në 5 vende, këto oferta ishin më të ulëta, si në Shqipëri që operatori privat ofroi 2 fish dhe fitoi të drejtën nuk është e vërtëtë që është hera e parë që ndodh kjo gjë. Kemi sensibilitet se u kualifikua Shqipëria. Kjo ka nisur në 2002, ndeshja e parë që nuk u transmetua në RTSH ka qenë ndeshja Shqipëri-Rusi e zhvilluar në Shkodër ku fitoi Shqipëria 3:1, e ka transmetuar Klani më pas disa të tjera. Në 2006 e transmetoi përsëri Dixhitalb dhe kështu me radhë, njëherë Klan, një herë Topi, një herë Dixhitalb.

Lubonja: Unë nuk shqetësohem për futbollin, nuk është çështje futbolli është çështje në përgjithësi e një anomalie shumë të madhe që ka ndodhur në Shqipëri në atë që quhet raport i publikes me privaten. Ne vërtetë kaluam në një sistem që ishte gjithçka kolektive, por kalimi ishte të kalonim në ekstremin tjeër ku u privatizua edhe shteti. Dmth kur flitet për oligarkinë ka një thënie marksiste, politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë. Në një ekonomi që ndërtohet mbi krimin, mbi paret e pista të drogës, mbi abuzimin dhe spekulimin, kjo ekonomi kap politikën dhe televizionet që kanë kapur politikën, janë pjesë, TV kanë qenë mjet për të kapur politikën. Sot ke Kryeministrin që po del. Ku del kryeministri? O ke Klani, o te Topi, kanë audiencë më të madhe.

Nuk e ka fajin Martin Leka që nuk bëhet TVSH aq i rëndësishëm. Në gjithë vendet e Europës ke figura kryesore që shkojnë në TV publike, pse ka vëmendje, se gjithë kjo fuqi ekonomike ka shkuar atje për të krijuar pushtet mediatik politik, ekonomik që lidhet sëbashku, 850 mijë ka dhënë TVSH dhe 1 milion e 600 mijë, si i fitoi ky Dixhitalbi? Gjithë paratë që japin shqiptarët, janë të grabitur nga TV private në mënyrë direkte dhe indirekte kjo është një nga format, politika një pallat-një votë, kishte mbrapa pronarë TV, lidhja pronar TV-industri ekonomie dhe politikë është thelbi i sistemit që kemi ngritur ne. Ku është Televizioni publik, është thjesht i parëndësishëm se këta janë më të fuqishëm. Kati i parë biznes-oligarki, kati i dytë media, kati i tretë është politika dhe gjithë dhe kati i nëndhëshëm është krimi, ashensor lart-poshtë.

Ku është TVSH paradhoma e Kryeministrit, Martini nuk ka rëndësi, kjo është baza, këta diktojnë ndaj dhe Rama shkon atje jo në TVSH. Nëse Shqipëria duhet të ndryshojë, nuk është drejtësia por media dhe një nga format e ndryshimit është çlirimi nga ky pushtet abuzues mediatik privat dhe kthimi te TVSH. Nga një anë kemi TV private që përdoren për të grabitur dhe fuqizuar bizneset, nga ana tjetër kemi TV publik që është i Qeverisë dhe që as aty nuk thuhet e vërteta. Revolucioni i madh që duhet bërë duhet të ishte TVSH të bëhet demokratik, taksën që e di se nga vijnë as nga mielli i bardhë, por nga paratë e shqiptarëve unë transferohem atje. Gazetarët i paguajë më mirë, edhe këta të jenë brenda tregut jo të mbijetojnë me pallate. Marrja e ndeshjes është pjesë e mënyrës si të zhvasin. Dhe pasurohet ai. Llotarinë e bënë private, gjithë bota e ka publike, këta edhe taksën që mbledh TVSH do ja japin privatit. Këtu është shtet i privatizuar që përdoret për ti pasuruar dhe shqiptarët punojnë për tu pasuruar këta.

Bushati: Filmi na paraqiti 2 fakte, e para që nuk do e shohim kombëtaren në Televizonin Publik dhe Kryeministri nuk i flet shqiptarëve nga ekrani i TV Publik.  Mund të paraqitej si skandal nëse do të kishim një TV në shërbim të publikut pastaj hymë në debat jo çdo TV Publik jep ndeshjet e Kombëtares.  Problemi është nëse këto dyja do ti quanim skandal, ishte sikur pjesa tjetër e TV Publik do të ishte perfekte. TVSH është një rrangalle që shërben vetëm kundër interesave të publikut se kërkojmë dot në një segment apo tjetër, nuk i marrim dot veç e veç është faji i Ramës, Berishës, Ilir Metës. Ne na ka ndodhur një tragjedi me ndërmarrjet publike, kapni Telekomin ishte më mirë kur e përdornin për fushatë apo kur u privatizua, ishin ndërmarrje të tjera publike kur u privatizuan apo kur i shërbenin politikës për tendera për të punësuar njerëz.

Unë jam nga ata që mendoj që një shoqëri bëhet më e mirë me institucione të forta publike, por puna është dhe dilema është, a i duhet lënë monopoli i publikes kësaj klase politike? Se jo gjithmonë mbajtja e institucioneve publike është në dobi të gjithë shoqërisë. Pas kohës së oligarkëve Putini bëri shumë vepra publike, gazin, elektricitetin, naftën, por në dorë të një banditi kanë më vlerë institucionet publike, duhet të militojmë që jemi për institucione publike, Televizion të fortë, më shumë institucione që do të mbrojnë shtresat e pa privilegjuara, me këtë shtresë politke sa më e madhe të jetë domain i  publikes aq më keq ata i bastardojnë. Kjo është tema kyçe që duhet parë edhe TV Publik, mundet në në këtë gjendje që është zhvilluar kapitalizmi të arrijmë të medojmë që kemi një TV Publik perfekt, jo! Sa më shumë Televizioni Publik të jetë në dorë të pushtetarëve, aq më keq do të katandiset.

Lubonja: Një nga meritat që i njihte Gorbaçovi Putinit në fillet e veta ishte fakti që ai disiplinoi, rindërtoi autoritetin e shtetit që ishte komplet i dizintegruar se u gllabërua nga interesat e oligarkëve, gjithë pasurimi që shkoi në duart e oligarkëve rrënoi shtetin, pavarëisht se ai ka problemet e veta. Ka një parim thelbësor në menaxhimin e atyre që quhet interes publik dhe shërbime, sikur të përmendim shkollat, shëndetësinë se në çfarë gjendje i kemi, se problemi i madh është a kemi ne para të gjithë për të paguar privatisht, për të paguar një aparat Dixhitalb, për të paguar një klinikë ku kushton shumë edhe hoteleria jo më operacioni.

Gjithë bota i ka rregulluar këto punë diku me taksat progresive. Ata që prodhojnë fitojnë, paguajë taksa dhe bëhen shërbimet publike, nëse shoqërinë do ta katandisim në luftë kush grabit më shumë, shteti garanton drejtësi, polici.Këta kanë arritur që thonë do të bëjmë burgun privat.  Vërtet ca gjëra duket sikur punojnë më mirë, por çmimi që paguajmë është i lartë.Arsimi nuk duhet të jetë fitimprurës edhe informimi. Le të merremi me TV nuk mund të them që këto TV kështu si i kemi na kanë shërbyer për edukim, për emancipim, për të vërtetën. Na kanë shërbyer për të na mësuar si të gënjejmë, si ta përdorim për tu pasuruar një grup njerëzish dhe njëkohësisht me super prodhim kanë prodhuar gazetarë shërbëtor pa personalitet. Pra është një mizerabilitet, a është publiku më mirë, është në  hymin e Qeverisë.

Rakipi: Ju keni qenë dy herë dhe jeni dorëhequr.

Lubonja: Fred Peza ka qenë kryeredaktor i gazetës “Shqip: dhe më ka kërkuar një intervistë, teza ime ka qenë kjo: Ky përfaqësonte privation, unë publikun. Zotëri nëse duam TV Publik meqë dihet nga vinë paratë. Do të shpëtosh, e para fuqizo TV Publik por bëje demokratik jo të qeverisë me paratë e shqiptarëve, lër gazetarët më të mirë. Rai Uno edhe Gjermania, bëje publikun demokratik dhe privatin lëre, por sipas tregut jo që të marrë pallatet, jo ti paguajë gazetarët me lejet e ndërtimit, do pakësohen gazetarët do të ketë cilësi më të mirë. E bëri se ishte i lidhur me TV, me interesat, ju duk e pamundur ta bëjë Berisha. Nuk shoh rrugë tjetër si mund të ndalohet agresiviteti i pronarëve në mënyrë ligjore.

Rakipi: Kam një pus për vaditje me kontratë të rregullt faturohet taksa e TVSH, thotë qytetari, të cilit i vidhet në mënyrën më të rëndomtë.

Peza: Qytetari ka shumë të drejtë, taksa e aparatit të TV paguhet nëpërmjet faturës së energjisë elektrike. Duke qenë se mblidhet nëpëmejt faturës së energjisë ka disa raste që po i shqyrtojmë që për inerci shkon fatura e energjisë elektrike shkon edhe te një serë ku nuk ka televizion dhe kjo ka mbetur si pasojë e sistemit sepse mënyra e vjeljes ka qenë afrofe në mënyrë abuzive.  Dhe kjo taksë meqë mblidhet me energji eletrike është bërë ngatërresë për subjekte dhe qytetarë kemi marrë iniciativë që ta qartësojmë njëheë e përgjithmonë jo veëm të shpëtojnë nga kjo taksë,  është 6 mijë lekë.

Jam dakord me Lubonjën, forcimi i publikes i bën mirë pushtetit mediatik se është balancuar në mënyrën më të keqe të mundshme në kurriz të publikes. Realiteti është që fasha e shikueshmërisë, torta e shikueshmërisë së RTSH me kalimin e viteve mbas ’97- ‘98 kur filluan të shfaqen TV e parë ka ardhur duke u holluar, tani është në pjesën më të hollë të historisë së vet, është në minimumet historike. Sot parlamenti ka rrëzuar dekretin që kthente mbrapsht procedurën e zgjedhjes së Televizionit ka 28 muaj në krizë, s’ka Drejtor. Z.Leka ëshë i komanduar. Ai që zgjidhet, zgjidhet nga Këshilli, nuk është zgjedhur për shkak se ligji ekzistues që ne e ndryshuam në procedurën e zgjedhjes, ka qenë konsensual në 2013, sëmundja e klasë politike.

Kur është në opozitë bën ligje sikur është gjithë jetën në opozitë apo maxhorancë kur vihen në zbatim në vend që të prodhojnë konsensus, prodhuan një krizë dhe ky bllokim ka sjellë problematika duke e rënduar gjendjen e transmetuesit, sigurisht që shpëtimi është, nëse marrim modelet më të mira në Europë është BBC dhe ajo që thotë Lubonja pavarësisht se nuk është më e mira. Rai, televizionet italiane, në vendet post-komuniste mbahet modeli slloven edhe modeli gjerman. Na duhet modeli më i mirë shqiptar që na përshtatet, modeli slloven që është më pranë mentalitetit ballkanik është i mirë.

Rakipi: Zoti. Leka ka TVSH një politikë editoriale? Ndërron Qeveria fiton PS atëherë Pjetër Arbnori bëri protesta para TVSH, pastaj ndërron Qeveria, pastaj e merr Spahia në vitin 1998 dhe shkon Sandri e çliron, cila është politika në thelb?

Leka: Po sigurisht që ka politikë dhe nuk më ka marrë një herë Edi Rama në Televizion për të marrë një gjë apo për të hequr një gjë, nuk më ka marrë as Lulzim Basha apo dikush tjetër.

Rakipi: Bëhet grevë në park, pse se keni?

Leka: Si ke parë lajmet, i kemi.  Nuk duhet të rrish gjithë ditën këtu. Shife nesër. Nuk na pengon.

Rakipi: Pashë te TVSH, Erion Veliaj, që rendiste sukseset, keni ju emisione investigimi? Rai 3 ka, ju keni zbuluar afera korrutive?

Leka: Kemi zbuluar posi, por duhet ti shohësh, jashtë humori, nuk kemi zbuluar në këtë pikë, jemi shumë të dobët, po them RTSH merr një taksë që është më e ulëta në Europë dhe që duhet të bëhet vërtetë publik dhe duhet të ketë një sërë reformash, është pasuri e shqiptarëve që duhet të menaxhohet mirë. Ajo që thanë kolegët është plotësisht e vërtetë, duhet të ndryshojë sistemi jo Drejtori apo edhe Këshilli. Klasa politike, Qeverive veçanërisht ju intereson majtas dhe djathtas, duhet t’u interesojë RTSH, të shpëtojnë nga shantazhet e privatëve.Unë konkurova nuk fitova, konkuruam dhe nuk fituam për Europianin se oferta ime ishte x lekë, Europa Ligën e fitoi Klani.  E la Klani edhe UEFA më njoftoi EBU doni ta merni me të njëjtën ofertë se nuk e ka Shqipëria.  Ne nuk mund të hymë me marrëdhënie me privatin.

Rakipi: Përse Kampionatin Botëror e ka pasur edhe Dixhitalb.

Leka: Shiten në dy lloj platformash.Se ne e blejmë në Free TV dhe jo në Pay TV.

Rakipi: Zonja.Ministre, TVSH për dixhitalizimin ka shpenzuar 22 mln euro nga buxheti, ndërkohë që Klani e ka realizuar më 78 mln euro, si shpjegohet?

Harito: Një TV Privat mbulon zonat ku ka rentabilitet në një kohë kur TVSH duhet të mbulojë të gjithë shqiptarët, kjo i rrit kostot, zonat më pak të dendura janë më pak rentabël. Duhet të mbulohet vendi.

Rakipi: Keni caktuar 8.8 mln euro nga buxheti për mirëmbajtjen e dixhitalizimit që shkojnë 2.2 mln euro në vit fond ekstra nga buxheti, vitet e para i mbulon kompania investitore, 2 vjet garanci ju keni caktuar 2.2 mln euro për një sistem që ende se keni ndërtuar gjithë dixhitalizimin por keni caktuar paratë për mirëmbajtjen.

Harito: Çështja e mirëmbajtjes, diferenca e lavatriçes, kemi garanci ndërsa rrjeti mirëmbahet. Ajo që duhet të kuptojmë është që për rrjetin është hapur një prokurim publik nga Qeveria e mëparshme, i janë përgjigjur disa oferta, çmimi është përcaktuar në atë moment. Kur erdhi Qeveria jonë ka pasur një proçes gjyqësor se paraardhësi im kishte një vendim gjyqësor që shpallte fituesin me kushtet e Qeverisë Berisha, nuk e ndryshonim dot këtë vendim. Vendimi gjyqësor thoshte me kushtet e Qeverisë së mëparshme. Kemi negociuar kushtet e kontratës të merrnim maksimumin e mundshëm, kjo është e mirë publike se RTSH duhet të shkojë në shtëpitë e çdo qytetari.

Rakipi: Keni caktuar 8.8 mln për mirëmbajtje, ndërkohë që nuk është bërë dixhitalizimi,nuk ekziston.

Harito: Kontrata e lidhur me kompaninë nuk përcakton mirëmbajtje, është vendim sovran i RTSH që është institucion i pavarur që nuk varet nga Qeveria dhe RTSH vendos se çfarë dhet të bëjë me mirëmbajtjen e rrjetit të vet.Vendimi është i Këshillit Drejtues të RTSH dhe s;ka lidhje me Qeverinë.

Rakipi: Ju thoni se e vendos Këshilli, biznesmeni  që e ka fituar,  ka fituar nga Mbrojtja edhe tenderin e radarëve. Ky është një njeri specifik, që janë klientë të Qeverisë, një njeri që shet celularë.

Harito: Ky prokurim bëhet nga RTSH i pavarur nga Qeveria, ju lutem drejtojani pyetjen përfaqësuesit.Kontrata shkruan e zezë mbi të bardhë që RTSH vendos në mënyrë të pavarur nëse do të bëjë një kontratë mirëmbajtje që është e pavaruar nga kontrata kryesore prokuruar nga Qeveria Berisha, oferta fituese e kompanisë është e përcaktuar qartë nënkontraktori.

Lubonja: Ka një pavarësi Këshilli Drejtues që të bëjë një tender për të zgjedhur se kush e bën mirëmbajtjen apo këtë ja ka urdhëruar Këshillit Drejtues, këtë se kuptova.

Leka: Tenderi i filluar në 2007 për dixhitalizimin e  rrjeteve numerike dhe në këtë rast ky tender është bërë në atë kohë, më pas e trashëgoi Qeveria e tanishme dhe kompania fituese sipas ligjeve ishte kompani ndër kompanitë më të mira në këto sisteme dhe fondi, oferta ishte 21.5 mln euro.  Kandidatët që konkuruan kanë pasur edhe shërbimin, mirëmbajtjen që ndryshon sipas viteve që është për sisteme jo për pajisje. Se gjithçka është sistem dhe këta kanë konkuruar. Sipas vendimeve të shtetit shqiptar, çdo kompani, çdo ent, është i detyrueshëm shërbimi për sistemet e reja 4 vjet, të vjetrat 2 vjet. Këto sisteme pas 4 vjetësh të jenë të afta të menaxhohen dhe të ruhen nga vetë sistemi.  Kontrata mes Entit Kontraktor të detyron ta bësh.

Rakipi: Kush e ka formuluar kontratën?

Leka: E ka bërë Ministria.  Unë nuk e njoh shqiptarin. Kontrata të detyron ta bësh.

Peza: Për shkak te epokës nga transmetimi analog në Dixhital, për tu realizuar duhet të ndërtohet rrjeti dhe të ndërtohet sistemi për mirëmbajtjen. U bë që në kohën e Berishës, kur erdhëm ne kërkuam ta ribënim nga e para. Për herë të parë në kohën e Pollos ishin shpallur 2 fitues. Kjo kompani nuk ishte dakord të fillonte nga e para, e hodhi në gjyq dhe e fitoi në gjyq. Kompania që e fitoi me Berishën, vendimi i Gjykatës është detyrues. Vendimin për mirëmbajtjen duhet ta miratojë Këshilli drejtues. Kjo marrëveshje përcakton edhe detaje teknike, 8.8 mln euro do të merret kur të dorëzohet sistemi.

Rakipi: 22 mln euro për dixhitalizim, ky nuk është bërë, si ka mundësi që cakton paratë për mirëmbajtje?

Peza: Nuk janë dhënë, është tjetër të caktohet dhe tjetër të bëhet, dixhitalizimi është në proçes, mirëmbajtja është në proçes. Kur të mbyllet dixhitalizimi atëherë jepen paratë e mirëmbajtjes.

Lubonja: Më shqetësoi diçka nga ajo që tha Ministrja, janë harxhuar më shumë para se ndryshe nga Klani që ka disa zona, TVSH mbulon gjithë Shqipërinë, prandaj janë harxhuar 22 mln dhe jo 8 mln.  Meqë harxhohen 22 mln se shkon në çdo cep të Shqipërisë vimë te problemi i madh i ndeshjes së kampionatit që kur vjen puna për të marrë para privatët i japin 22 mln atij, kur vjen puna që të shikojnë shqiptarët TV Publik nuk i jep 2 mln ti se do e marrë privati. Ky është skandal. Nëse i ke 22 mln për të gjithë shqiptarët atëherë edhe ndeshjen jepja gjithë shqiptarëve, këtu problemi është 2 fish grabitëse. Ja jep privatit të shesë dhe të marrë paratë.

Peza: 22 mln është proçes që i shërben si rrjet të gjithë operatorëve jo vetëm në fushën e medias, është pronë e publikut shqiptar. Duhet ta kishim bërë qershorin e vitit të kaluar. Nuk është bërë se kemi qenë në proçes gjyqsor dhe ti nuk bën veprim nëse je në proçes gjyqsor. Ka filluar në zonën ku jeton gjysma e popullësisë, Tiranë-Durrës, më në fund është zhbllokuar brenda këtij viti siç është raportuar në Komisionin e Medias do të përfundojë. Nuk është e vërtetë se shqiparët do ta shohin me pagesë, prandaj bëhet kur bëhet tenderi i transmetimit jepet një në Free dhe një në Pay do ta japë Top Channel pa lekë free, pa lekë te Top Channel dhe kush do të blejë platformën le ta blejë.

Rakipi: Sa ndeshje do japë?

Peza: Do të japë të gjitha ndeshjet e Kombëtares dhe grupit tonë, çerek finalet, gjysë finalet dhe finalen.

Rakipi: Keni dhënë dorëheqje 2 herë, a është TVSH në kontrollin e TV Private?

Lubonja: Ka qenë edhe është direkt dhe indirekt. Indirekt se siç e thashë përderisa TV Private e kanë kapur politikën është e qartë që politikat janë bërë në interes të TV Private dhe interesat e bizneseve që kanë qenë pronarë. Direkt një nga arsyet pse kam ikur madje jam takuar dhe me Berishën, ishte fakt që kisha një vizion timin që duhet të ishte një Drejtor i rëndësishëm politik në krye të TV, ti duhet të merrje një figurë të rëndësishme politike që të bënte lobingje dhe të jepte garanci, jo në kuptim politik po jo menaxher dhe jo menaxherin e Klanit. Një figurë e rëndësishme të bënte politikën e Televizionit, një profil i lartë. Për fat të keq situata ishte që do të vazhdonte i njëjti stil lidhje me TV Private dhe jo reformim i TV Publik për t’ju kthyer shoqërisë civile siç ishte premtuar. Arsye e dytë ishte që u tha që do t’ja japim shoqërisë civile, por më zgjodhi një parlament që nuk më votoi opozita.Opozitë-mazhorancë e shohin për ta sunduar.Shkova si shoqëri civile po do bëj rezistencë, kërkonin menaxherin e Klanit. Berisha tha ju ta zgjidhni por ai u zgjodh në fund. Problemi ishte që opozita nuk na quajti shoqëri civile, ju tha jeni të Sali Berishës, ne duam tonën. Fatos je i paligjshëm, tha Rama.

Rakipi: A është TV Publik nën kontrollin e TV Private?

Bushati: Mendoj që jo, po të nis gjenezën e problemit se TVSH ka qenë gërmadhë kur nuk kishte TV Private në ’96-‘97 talleshim me TVSH, në ‘94 kemi thënë TV Publik i Buçpapës i humbi referendumin politik Berishës. Në një farë mënyrë ne nuk kemi ditur të ngremë institucione publike dhe nuk mundet që ta përjashtojmë TV Shtetëror nga kjo logjikë e të bërit gjërave. Përmendët BBC, kush i numëron votat në Angli, bëhen tendera që shoku  i Kryeministrit e merr me prokurim të drejtëpërdrejtë ne kemi gjithë sistemin të keq ndaj ka aborduar një TVSH siç mund të kishte bërë një Telekom, një aeroport, në të gjitha rastet këtë kemi bërë. Nuk mund ta shohim TVSH të shkëputur nga të gjitha dështimet që kanë bërë në pronën publike.

Lubonja: Vërtetë Berisha e bëri publikun si e bëri por pikërisht u ndëshkua, vinë socialistët dhe unë kam ikur në kohën e Ardian Klosit. Erdhi një intelektual si ai, ishte koha kur u tha që media është e lirë, Fevziu ishte aty me Opinion. Ça ndodhi? Në vend që kjo PS që ishte socialiste viti 1997, që duhet të na e reformonte TV Publik në vend që të bëjë këtë lindën ata oligarkia që janë sot në pushtet që e akuzojnë, filloi të investojë në media. Kam qenë i tezës që Opinion i përket TV Publik, erdhi problemi që ky TV që ishte pasuri që mund të transformohej, një etje e madhe për pushtet, nisi grabitja e TVSH që lindën në atë kohë, sulmuan Klosin, e sulmuan privatët.

Bushati: Ka qenë i dështuar edhe kur nuk kishte konkurentë, më thuaj një ndërmarrje publike që ka qenë e suksesshme.

Lubonja: Ne si gazetarë e morëm si çlirim, oligarkët e famshëm filluan edhe me borde të respektojnë disa regulla që i ka bota, ka borde por meqë kishin interesa të tjera nisën të degjeneronin. Filluan të paguhen gazetarët më shumë, unë e kam krahasur me jurasic park, më dukej vetja më i rëndësishëm se Koço Kokëdhima, Koço kishte paratë. Intelektuali është intelektual, biznesmeni duhet të jetë biznesmen.Bruno Vespa e bën te publiku, pse mos ta bënte dhe Fevziu?

Leka: Pse nuk vjen ti, se je i kontaktuar nga privatët.

Lubonja: Ti duhet të më sigurosh 2 gjëra, garancinë që jam i lirë të them ca gjëra dhe  duhet të më sigurosh një mundësi dhe kjo është politika, të rriten  rrogat.

Rakipi: Deklaroni se keni konflikte me TVSH, cilat janë disa nga ato?

Salaj: Janë përplasje që vinë si pasojë e pozicionit të këtyre dy enteve karshi ligjit të ri të mediave audiovizive, kemi përplasje me TVSH se në radhë të parë TVSH i është dhënë një detyrë shumë e rëndësishme si asnjë operator tjetër publik në rajon, përveç përdorimit të rrjetit është dhënë edhe mirëmbajtja për operatorët lokalë. Ruan jo vetëm operatorin public, por edhe lokal dhe rajonal, janë më vunerabël. Është gjetur një zgjidhje e drejtë nga legjislativi, ama thelbësor në 2 momente, sa i përket rrjetit që do të ketë kanali publik dhe sa i përket operatorëve lokal që do të mbartet te rrjeti i dytë i operatorit publik, ka ardhur për tarifën që do të paguajnë këta operatorë lokalë dhe rajonal, tarifë 2500 euro në muaj, miratohet nga AMA, këto tarifa i kemi konsideruar të ekzagjeruara. Donte të fuste koston e ndërtimit të rrjetit dhe nuk u pranua.

Rakipi: Thuhet se vini nga Dixhitalb dhe Top Channel, i sjellë nga Edi Rama për të mbrojtur interesat e këtij grupi, edhe vonesat që kërkon BE vijnë se thonë se ju jeni pjesë për të mbrojtur qëllime për këtë grup mediatik?

Salaj: Normalisht për çdo person që mbart një post publik ka shqetësim, e vetmja lidhje që ka pasur me këtë grup, është para 8 vitesh, kam punuar në një kompani 1 vit e gysmë. Pas 15 muajsh është e rëndësishme çka kam bërë, vonesa s’ka lidhje me kreun e AMA-s por me proçeset e dixhitalizimit. Mospjesmarrja e 2 anëtarëve të mbështetur nga opozita për 1 vit në mbledhjen e bordit të AMA-s.

Rakipi: Krasta e ka akuzuar Ramën për këtë aferë, 2 network duhet ti marrë TVSH.

Salaj: I ka marrë. Nuk mbyllet asnjë kanal, është e përcatuar në ligj, kush ka licencë analoge.

Leka: Me kë është përplasur, unë jam këtu?

Salaj: Nëse AMA do ti përkiste njërit nga këto 2 grupe të mëdha, kjo tarifa 2800 euro do kishin ngritur dorën, kjo ka qenë përplasja. E dyta vjen se operatori publik nuk bën konsultim publik për kanalet që transmeton vetë, pse nuk e bën të përgjigjet Zoti.Leka.

Rakipi: Televizionet Private a e komandojnë TV Publik?

Leka: Për 25 vjet unë kam plot opinione në funksion ça thatë ju dhe jam dakord, në funksion të faktit që duhet të përgjigjem, është hera e parë që nuk ka një Radio TV Privat që nuk paguan për çdo shërbim që i kyen Radio Televizoni Publik. Në pikat e tjera, u tha nga Ministrja një e pavërtetë për shërbimin, shqiptarët degjojnë 8.8 mln euro i morëm ne, tani hajde ta ndajmë.

Rakipi: A duhet të ekzistojë TV Publik Shqiptar, shumë para, shpenzime, fare pak produkt, Bushati çfarë mendoni?

Bushati: Unë jam për mbyllje të TVSH, 25 vjet dështim nëse keni më shpresë janë bërë barcaleta tani anekdodat e TVSH-së që të premten gdhihet autobusi te selia e PS dhe kur fitonte PD shkonte te PD. Janë bërë ato që janë thënë për referendum, është 25 vjet një histori turpi. Nëse ka ndonjë Don Kishot që kjo reformohet dhe bëhet për të mirë të publikut, po ta kem në dorë them vendosini minat, të paktën ato 10 mln euro të shkojnë për diçka tjetër. Një kufomë që nuk ringjallet. Që nuk ka vdekur thonë këta, them që ka vdekur dhe nuk ringjallet më. Po të kopjoj teorinë e Lubonjës, më mirë ta privatizojnë, që të bëhen më mirë tre banda, se dy banda.Mbledhjen e parë që kam shkuar bëra propozim, donin të më rrihnin, ça kuptimi ka që Radio vijon e i flet frengjisht lajme për Nanon. Të tilla atavizma, të gjithë më panë si armik dhe mu hodhën në fyt që nuk bëhet, se fanari ndriçues se duhet akoma ti flasë botës në gjuhë të huaj.

Lubonja: Dilema se deri ku duhet privatizuar, se teza e Bushatit është një tezë që sot qarkullon, televizioni privat është krim. Çështja që ka në thelbin e vet, këtu është çështje flote jo e një anije, nuk rregullohet Shqipëria me drejtësinë, sa prokurorë të ndershëm, nuk rregullohet jo vetëm me media, si flotë në të gjitha drejtimet. Problemi më thelbësor që ka Shqipëria sot, oligarkia që po rrëmben, nëse duhet të rregullojmë Shqipërinë, oligarkinë, ti heqim televizionet. Kush ka biznese të mos ketë televizione, të bëhet me ligj, ka me ligj që po pate TV Kombëtar duhet të ketë 3 aksioner, këtu janë rregulluar dhe ky i AMA këto duhet të kontrollojë, nëse ke kombëtar nuk duhet të kesh lokal. Që të rregullohen duhet të rregullohen të gjitha dhe do vullnet politik dhe nuk do Edi Ramën që ka vënë fotografen e vet Drejtore Informacioni në TVSH. Bën info fotografja. Paratë e shqiptarvëe që do të paguajmë për TV ti kontrollojmë që të shpenzohen në mënyrë demokratike. Ti kontrollojmë anijet e tjera. Jo ta shkatërrojmë atë.

Rakipi: A duhet ndryshuar ligji për Televizonin Publik?

Peza: Kemi inflacion në prodhimin e ligjeve, kemi problem zbatimin dhe vullneti për të bërë ligjet, nuk jam për ti vënë minat, jam me idenë në aspektin e një ndryshmi që pas 25 vitesh shoqëria intelektuale elitat e me radhë kanë arritur një lloj pjekurie, duhet të bëjmë që të ndryshojë sistemi dhe bashkë me këtë ndryshim të jetë edhe ndryshimi në TVSH. Rritja e shikueshmërisë në RTSH rregullon balancat e prishura dhe arrin për herë të parë të kriijojë një ekuilibër në një pushtet si në atë mediatik. Shqiëpria si e gjihë bota, për herë të parë e ndjekim botën, po përjeton një revolucion për teknologjinë e informacionit nga një shoqëri vertikale nëpërmjet rrjeteve sociale po shndërrohet në një shoqëri horizontale për herë të parë nuk konsumon në mënyrë pasive propaganda nga ata që i kanë në dorë, por janë gjeneratorë të mendimeve, opinioneve të tezave, informacioneve. Facebook lançoi një element krejt të ri revolucionar, ku secili në telefon do të ketë televizion, mund të prodhosh histori, spote dhe e ke mund ta hedhësh në treg dhe jo rrjet dosido dhe kjo do të sjellë edhe ndryshim të raporteve me mediat.

Rakipi:  Z.Drejtor kush e sheh TVSH?

Leka: Nga të gjitha shtresat e popullësisë, niveli është i shikueshmërisë, është i dobët.

Rakipi: Pse duhet ta shohin TV, pse duhet ta shohë Bushati?

Leka: Nëse e sheh mund të kthejë mendje, nuk duhet ta shembin, Bushat nuk është vetëm info është një gjë e madhe dhe duhet të vish në arkivë, nuk është ajo që shihet në 30 minuta lajme.

Rakipi: Emisioni më i shikueshëm?

Leka: Emisioni i mëngjesit shumë i parë. Finalja e Europanit nivelin e shikueshmërisë së TVSH e shikonte të lartë, në 7 përqind. Çështje strategjie dhe politika editoriale, ne e kemi të përcaktuar me ligj të tjerat duhet bërë radio, TV Publike e shohin publikun si partner, RTV Privat e shohin si privat për të rrjepur lekë, hajde ta rreugllojmë, të jetë një media që të jetë larg, të çlirojë politikën nga shantazhet. Duhet konsideruar partner i rëndësishëm.

Rakipi: Kur do të bëhet dixhitalizimi, kalimi nga analog në dixhital, kemi një kohë?

Peza: Kemi një proçes, përgjigjen disa institucione, AMA, RTSH, Ministria, ne si Komision për shkak të raporteve që kemi, informacionet tona brenda këtij viti pritet të përfundojë proçesi. Mund të jetë optimiste, ka filluar, është i pandalshëm, strategjia është përcaktuar qartë, do të mbulohen me rrjet transmetimi zonat me numrin më të lartë të popullësisë.

Rakipi: Besoni se më këtë proçes shmangen problematikat me dixhitalizimin?

Bushati: Zhvillimi i teknologjisë do të zhdukë, do të marrë forma të tjera.

 Lubonja: Mediat cilado qofshin edhe në forma alternative si pushtet të katërt, të ndarë nga kontrolli i pushtetit financiar politik, pushteti i katërt. Ky është thelbi i problemit se njerëzit do të kenë një nevojë për zërin kritik, ndërkohë që politika ka nevojë për votën. Në këtë aspekt mendoj se dixhitalizimi nuk është se do të sjellë diçka të veçantë sa kohë do të kemi këtë përqëndrim dhe është problem i madh kontrolli i medias nga oligarkia, është problem për interesat e publikut. Shqipëria është karikaturë e atyre modeleve.

Bushati: Kjo është çështje anomalie apo karikature, se çfarë ka ndodhur? Media tradicionale, TV, Gazeta, u bënë aq shumë dhe erdhën duke u tkurrur në vegla të pronarëve saqë u detyruan gazetarët që kishin respekt minimal për veten dhe profesionin e tyre të gjenin rrugë të reja. Gazetat i ke të palexueshme sepse u shndërruan në gazeta të Kryeredaktorëve anonim. Kjo është çështje lirie.

Peza: Media shqiptare ka një problem, është njëhsuar, është bërë njësh drejtimi editorial me pronësinë, drejtojnë pronarët, gratë, motrat.

Rakipi: Në tryezën time për 50 emisione kam bërë çfarë kam menduar.

Peza: Lajmi i keq është që pronarët janë bërë drejtues editorial, përcaktojnë politika.

Lubonja: Nuk jam kundër privatit, por privati që është në treg dhe ka audiencë se ka cilësi dhe fiton dhe shet gazetën dhe tjetër gjë është kur privati është bërë njësh me Qeverinë dhe mbahet me tenderatë Qeverisë,biznese që funksionon.

Komento