Të Paekspozuarit “Shqipëria e sëmurë nga koncesionet”, Ministri Beqaj përballë Vokshit
11.12.2015 7:28
Përditesuar: 11/12/2015, 10:24

“Të Paekspozuarit” emision i gazetarit Ylli Rakipi solli mbrëmjen e sotme një përballje me Ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Raporti investigativ, “Shqipëria e sëmurë nga koncesionet” , reforma në shëndetësi dhe akuzat e opozitës.

Çfarë po ndodh në shëndetësi, dy vjet pas qeverisjes së socialistëve?

Sistemi farmaceutik, rimbursimi i barnave, gjendja e spitaleve…

Cila do të jetë strategjia për përmbushjen e premtimit për shëndetësi falas?

“Shqipëria e sëmurë nga koncensionet”, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj përballë gazetarit Ylli Rakipi.

Në studio ishte dhe deputetja demokrate Albana Vokshi, njëherësh kryetare e Komisionit të Punës Çështjeve Sociale dhe Shendetësisë.

Deklaratat kryesore gjatë emisionit

Vokshi: Konçesionet e dhëna nga Beqaj janë me porosi të Ramës

Beqaj: Një person që sot është në burg unë nuk e ndaloj dot të marrë pjesë në tender;Vokshi: Ti po u jep tendera të burgosurve për tu blerë heshtjen

Vokshi: Njohja e Beqaj me Ilir Rrapaj është e vjetër, që në 2004

Beqaj: Nuk kemi pyetur Autoritetin e Konkurencës sepse nuk po krijojmë monopol

Vokshi: Ilaçet që po fut Beqaj janë fallco sipas institucioneve amerikane, por po përfitojnë miqtë dhe sponsorët e Ministrit

Vokshi: Janë 600 milion lekë të reja në buxhetin 2016 që do ti shkojnë Intech+.

Beqaj: Njësinë moderne të sterilizimit në QSUT e merr koncensionari; Vokshi: 100 mln euro Ministri po ja jep mikut të tij

Vokshi: Koncensioni i sterilizimit dhe hemodializës shpikje të Ministrit

 

Intervista

Beqaj: Konçesione sepse prokurimi publik nuk shkon më shumë se katër vjet

Rakipi: Z. Ministër, ky ishte raporti filmik për emisionin e sotëm. Kishim në fokus 2 konçensione në një kohë relativisht të shkurtër, përsë këto të dyja janë të nevojshme për shqiptarët dhe pse nuk bëhen nga shteti?

Beqaj: Fillimisht do të më lejoni pse konçensionet dhe pse këto të dyja praktikisht për të dhënë një përgjigje të shpejtë dhe zgjidhje të shpejtë, të nevojshme për kujdes shëndetësor krahasuar me ato që shërbimi ka si burime ato që financat publike mund të ofrojnë dhe afateve kohore që ne kemi si një mandat, por edhe për faktin që prokurimi publik nuk shkon më tej se 4 vjet.

Rakipi: Nuk bën dot qeveria ligj për kontratat?

Beqaj: Sa kohë e ka një ligj që, kontrata shërbimesh me kontrata 4 vjet i rregullon dhe ka një garë me po ato rregulla të njëjta, kjo gjë zgjidhet dhe këtu. Ndërkohë nisur nga menaxhimi publik në situatat ku ka shumë aktor dhe situata është komplekse dhe ka çaluar, kemi gjykuar në disa aspekte në shëndetësi të përdorim partneritetin publik-privat, së pari mund të thithë para jo publike, investitor privat për ti vënë në shërbim të sistemit publik të zgjidhjes së nevojave dhe marrjes së eksperiencës së privatit, në fund të periudhës së kontratës asetet e dhëna dhe të riinvestuara të bëhen pjesë e shëndetësisë dhe njohuritë të transferohen në institucionet publike.

Beqaj: Sterilizimi është një proçes kompleks, 900 pacientë në nevojë

Rakipi:Në të gjitha konçensionet ka riinvestim pas vitit të 7 dhe ka qenë kriteret të vëna. Përse këto të 2?

Beqaj: Kontrata e parë përgjthësisht është quajtur sterilizim por është më e gjërë, elementi i parë është furnizimi rishtaz me një numër shumë të madh instrumetesh kirurgjikal që i mungojnë instrumentet, janë që nga koha e importuar nga Kina, 7 milion euro instrumente që vijnë për herë të parë moderne, të larmishme që të realizojnë shumë ndërhyrje që nuk bëhen fare. Së dyti do të kemi furnizim me materiale 1 përdorishme ato që shtrohen në shtrat dhe materialet 1 përdorishme që përdoren nga mjekët dhe infermierët në sallë, do të kemi dezinfektim pas çdo ndërhyrje, do të kemi sterilizim para çdo operacioni, do të kemi mbledhje mbeturishash dhe më pas shndërrimin në mbeturina urbane. I gjithë ky proçes relaizohet me këtë kontratë 10 vjeçare nis në QSUT në Tiranë dhe në spitale rajnale dhe më pas të gjitha spitalet shqiptare ku do të bëhet ndërhyrje me disa elementë, intensitet i lartë i mesëm. Hemodializa, sot ne kemi rreth 90 pacient që kanë nevojë për këtë shërbim jetik e marrin 3 herë në javë 156 herë në vit ka tendencë të rritet dhe specialistët mendojnë se kur të arrijë 1500 duhet të kemi shtesë, ndërkohë edhe këtu na duhet që në radhë të parë të zgjerojmë kapacitetet, ta ofrojmë sa më pranë pacientëve, të kemi nevojë për mirëmbajte të pajisjeve dhe nga ana tjetër aktualisht sot është shërbim i kostuar, ka një tarifë që fondi i kujdesit shëndetësor e paguan si në spitalin publik dhe jo publik nga 900 pacientë, 600 e marrin në spitale private, po ofrojmë një privat që si fillim për 1/3 me aparate të tij të ngrejë qendrat që do ti menaxhoj ai për 10 vjet, por në spitale publike dhe më pas këto do të kthehen pronë e spitaleve publike.Edhe ndërtimet janë pjesë e spitaleve publike dhe ndërkohë duke e çuar në Korçë që nuk ka dhe skemi mundësi ta hapim vetë në Vlorë, në Lezhë ku nuk ka dhe duke rinovuar Elbasanin dhe Shkodrën që kanë amortizuar dhe para nuk kemi. Duke i lehtësuar transportin, vijnë nga Korça 3 herë në javë heqim edhe transportin, koston që duhet ta paguajnë. Tarifa sot është 80 euro, ne sot paguajmë 80 euro x 856 seanca në vit. Edhe nëse bëhet në QSUT apo në Gjirokastër 80 euro për një seancë paguan shteti.

Vokshi: Të gjitha konçesionet e Beqaj korruptive, me porosi të Ramës

Vokshi: Në këndvështrimin e opozitës këto nuk janë të nevojshme. Po e nis nga hemodializa, në fakt nuk është sukses i kësaj qeverie, ne e kemi nisur që prej disa vitesh, ka funksionuar në spitale të ndryshme rajonale dhe ka funksionuar mirë, nuk ka qenë e monopolizuar, ka qenë i rimbursuar dhe menaxhimi nga vetë spitalet sipas mënyrës, sipas kërkesës që kanë pasur. Me sa jam në dijeni ka pasur 2 ose 3 spitale private që kanë aplikuar dhe që kanë marrë sasi të ndryshme që kanë bërë shërbim në pacientë të ndryshëm, po e kanë menaxhuar mirë jo vetëm 1 operator. Nuk ka qenë monopol, ka qenë konkurencë e lirë, çmimi është vendosur nga tregu, sa vendoset kur ke 2 operatorë, edhe ato mund të bien dakord në një shërbim të caktuar dhe çmimi negociohet, dializa është shërbim jetik, ne e kemi denoncuar nga selia e PD, nuk duhet bërë jo për 10 vjet, jo një operatori edhe në kronikën tuaj ka dyshime për fituesin e rreth 90 milion lekësh. Çdo koncension “Check-up”-i është korruptiv që ditën e parë, “Check-up”-i ka 1 vit që implementohet. Ajo biznensmenja ska lidhje me “Check-up”-in.Të gjitha konçensionet që ka dhënë Beqaj, një pjesë e tyre ka qenë porosi e kryeministrit Rama, dua që t’ja japësh filanes se është sponsor etj etj.

Vokshi: Konçesionet shpikje e Beqaj, apo mendjeve të mbrapshta

Rakipi: Nëse themi që Rama ka dhënë porosi a e kemi dhe t’ja themi publikut, duhet të jap dorëheqjen.

Vokshi: Dua të them këto janë shpikje ose të Ministrit ose disa mendjeve të mbrapshta sepse deri më sot kanë dhënë shumë konçensione, Bankers Alpetrol, qindra HEC-e, por është marrë një ndërmarrje, por i është dhënë një privati sigurisht me konkurencë. Ka fituar sipas kritereve një privat për secilin, privati me paratë e veta investon, zhvillon dhe në bazë të tarifave nxjerr investimin dhe fitimin, asnjë nuk vjen për bamirësi, secili vjen për të nxjerrë fitimet, kjo është një shpikje, por flas për sterilizim që është abuzim i pastër, sepse ju përmendët se ka ekzistuar një kredi, nga kredia e parë e CEB, personat që e kanë firmosur duhet të shkojnë për ndjekje penale.

Rakipi: 1.3 milion euro të investuara nga Banka Botërore për sterilizim, ky investim do ti kalohet konçesionarit të ri dhe këto janë para të Bankës Botërore, përse zoti.Ministër, pse të mos bëhet një qendër të mos i jepet konçesionarit. 7 mln euro do të investohen, 1.3 janë investuar nga BB dhe OBSH grant, këto paratë do ti kalojnë konçensionarit?

Beqaj: Njësinë e sterilizimit e merr koncensionari, ishte në gjumë

Beqaj: 1.3 ml euro është njësi moderne e financuar nga Banka e Këshillit të Europës, ajo ishte aty prej 2 vjetësh në gjumë, nuk ishte vënë në punë, e di qeveria e mëparëshme. Në vlerësimin e gjithë studimit të fizibilitetit, kemi bërë vlerësimet e nevojshme. Pastaj ka dalë vlerësimi financiar, pastaj kemi thënë çfarë kemi të gatshme, kemi vlerën 1.3 mln euro, në vlerësimin e përgjithshëm kjo është zbritur. Kemi bërë një vlerësim për investimin fillestar, për nevojën e ka bërë Ministria e Shëndetësisë. 1.3 mln euro janë zbritur kur ka dalë tarifa individuale për çdo ndërhyrje, i lartë, i mesëm dhe mikrokirugji dhe këtë njësi e merr në përdorim ai që ka marrë kontratën. Sigurisht tarifa për çdo ndërhyrje do të kishte dalë më e lartë, këto para që janë dhënë me këtë kontratë vihen në punë dhe shfrytëzohen me efiçensë garantohet që mirëmbahen. E keqja ka qenë që teknologjia e lartë dilte jashtë funksionimit se nuk mirëmbahej.

Rakipi: 1.3 mln euro i keni zbritur, kemi një të dhënë të thjeshtë që dhe me mënyra të tjera mund të operojmë në këtë vend me grante, kredi të buta, që spitalet kanë mundësi të tjera.

Beqaj: Spitalet sot kanë një infrastrukturë shumë të vjetër jashtë QSUT në spitalin e traumës, kështu në spitalet rajonale sepse sot ajo që vuajmë që është, që prishet një autoklavë dhe nuk gjendet pjesa për zëvendësim se është e vjetër, kemi nivel të dobët të sterilizimit që nuk çojnë në infeksione spitalore, më shumë antibiotik më shumë mjekim. 1.3 mln euro është i zbritur.

Vokshi: Janë dy kredi për sterilizimin, 100 mln po ja jep mikut të tënd

Rakipi: Z. Vokshi, 1.3 mln euro i ka paguar Banka Botërore? E kuptoj që jeni përfaqesuese e PD.

Vokshi: I kam të gjitha dokumentet, vlera e konçensionit është 9.6 miliard lekë pa TVSH, afati 10 vjeçar, administrim i shërbimeve të integruara për qendrën e sterilizimit, merre i thotë dhe vërëe ne fuksionim. I ke 100 mln euro që po ia jep një njeriu. Me ligjin 94/12 kemi ratifikimin e marrëveshjes së kredisë nëpërmjet KM dhe Bankës së Këshillit të Europës 14 mln dollarë, faza ka pasur edhe sterilizim dhe diagnostikën funksionale. Në mars të 2015, Kuvendi ka ratifikuar fazën e dytë, 15.9 ml euro dhe grant 1.5 mln euro. Disa komponentë, njëri prej tyre është asistencë teknike dhe thotë: asistenca teknike do të ndihmojë spitalin për të vënë në përdorim repartin e sterilizimit që u ndërtua gjatë fazës së parë. Produktet e pritshme të kësaj kredie të vënë në përdorim repartin e sterilizimit gjatë fazës së parë është ndërtuar. Zoti.Beqaj po ja jep Ilirit, shokut të vetë për ti ndarë bashkë.Të dyja financohen nga kreditë e CEB-it. CEB-i erdhi dhe i dha kredinë e dytë, që ta vinte në funksion. Është shumë e qartë që janë dy kredi për të cilat kjo qeveri paguan edhe interesat e para.E ka ndërtuar, kredia e dytë e vë në funksion dhe u gjet Ilir Rrapaj që është miku i hershëm, është e pajustifikueshme.

Rakipi: Para të tjera janë marrë, të cilat në marrëveshje që do të përdoren përveç 1.3 mln euro përdoren po për sterilizim?

Vokshi: Shteti i ka këto para që ta vërë në funksionim, pra është vjedhje 100 milion, është abuzim.

Beqaj: Kontrata ka 5 elementë bashkë, zgjidhje e integruar fillimisht sjell pajisje të reja, se janë të kohës së Kinës, i ofron në çdo sallë kirurgjikale para çdo operacioni, kemi material një përdorimshe.

Rakipi: 9 milion euro që i merrni, ku i kaloni?

Beqaj: Ajo ka ndërtimin e ri të kirurgjisë së re godinën e re, do të bëhen 7 salla operacioni, për këtë i kemi marrë paratë 60 shtretër dhe 12 dhoma zgjimi, me atë kredi do të rinovohet spitali i sëmundjeve të brendshme, 6 katëshi. Ato para nuk do të përdoren për asnjë lloj qëllimi. Sepse ajo nuk është pjesë e kredisë, është pjesë e një granti, nuk do ti përdorim për sterilzim, ato kemi nevojë ti përdorim për qëllime të tjera trajnimi në QSUT.Nga momenti që inicioi kredia, u zhvillua edhe ky projekt. Kemi rëndë dakord, unë dua që ajo të vihet në punë, mund të vë në dispiozicion korespondencën e nëntorit, skemi kërkuar para, meqebëse faza e parë nuk mbaroi siç duhet, do të miratohet granti dhe atë do ta përdor për nevoja të QSUT, është 1.5 mln granti bashkë më donatorin.

Vokshi: Nuk e bën dot si në bahçen e babës tënd, 1.5 mln ti ka dhënë që t’ja japësh Ilir Rrapajt?

Rakipi: Ju do e ktheni mbrapsht?

Beqaj: Po do ta kthejmë mbrapsht, sepse nga një investim 7 milion ajo është 30 mijë euro, ato 30 mijë euro, aq janë për trajnim.

Vokshi: Asistenca teknike përdoret për trajtimin e stafit, për këtë janë paratë, zoti.Ministër asistenca teknike, 7 milion i ka shkuar mikut tënd. Po bie me këmbët e tua, është vjedhje është abuzim. Marrëveshja që ke ratifikuar në parlament, ja ku është të thotë të ndihmojë spitalin për të vënë në përdorim repartin e sterilizimit që u ndëruta në fazën e parë, ja çfarë thotë raporti.

Beqaj: Studimi thotë që shpenzohet më tepër, është grant nuk ka interesa, ai është grant, mos gënje.

Vokshi: Produkti i pritshëm është grant plus kredi, për produket e pritshme të aktiviteteve të këtij financimi,të vihet në funksionim reparti i sterilizimit është ndërtuar dhe është pajisur dhe të ketë personel të trajnuar funksional për përdorimin e repartit të sterilizimit. Kjo thuhet. E ke ratifikuar në parlament. Ke ardhur në Komision e ke mbrojtur, ke thënë do ta vë në përdorim. Ky duhet të shkojë për procedim penal, i ke dhënë këtij njeriu 100 mln euro.

Rakipi: Ka zëra brenda PS që më kanë konfirmuar se ky tender është i dhëndrit të një përfaqësuesi të rëndësishëm të PS, një njeri që do të bëhej drejtor i QSUT?

Beqaj: Jo janë thashetheme.

Rakipi: Problem është që ka zëra dhe të argumentuara që njeriu që ka fituar 40 përqind është një i njohur i juaji i vjetër.

Beqaj: E kam njohur atë person kur ka ardhur në Pallatin e Brigadave në nëntor 2013 në projektin “Thuaj po Shqipërisë”.Në darkë është një delegacion nga periudha dhe është pas kësaj date, është janar 2014 dhe është pjesë, e kam njohur në aktivitetin“Thuaj po Shqipërisë”dhe janë 100 persona që iu përgjigjen thirrjes vullnetare. Atë foto e kanë bërë 80 veta nga 100 që ishin, sepse Kryeministri është në aktivitet ku ishin 100 vetë, 80 e kanë bërë me Kryeministrin, tjetra është në zyrën time.

Rakipi: Kur keni bërë aksident keni shkuar te ky?

Beqaj: Jo absolutisht, kam qenë në një spital në Bari.

Vokshi: I ke thënë BIRN që nuk e njeh fare.

Beqaj: Janë sajesa. Deri sa u morët me sëmundje, kam bërë aksident, kam shkuar në spital të traumës dhe më pas shkova në spital në Bari, pastaj këtë njeri e njoh në aktivitetin “I thuaj po Shqipërisë”.

Rakipi: 40% të aksioneve e ka një kompani e panjohur dhe 60% një kompani shumë prestigjoze italiane. Kjo kompani që ka 40% te aksioneve ështeëregjistruar në Prishtine vitin 2014. Z. Ministër duket sikur këto aksione nuk janë të kësaj kompanie, e cila është regjistruar qëllimisht për këtë punë..Kjo ka qenë mënyra për të fshehur aksionerët prapa perdes.

Beqaj: Nuk është kështu, të shpjegojmë diçka, nuk është çështje e imja, por e bashkimit të operatorëve, kanë vendosur bashkërisht, sepse Service Italia është kompani e kuotuar në bursë, që të marrësh pjesë në garë. Shihni dokumentet, ato që kanë marrë pjesë në garë vinë bëjnë një bashkim sëbashku. Kur bëhet një garë për t’ia shpjeguar shqiptarëve, operatorët bëjnë një marrëveshje noteriale, pa atë marrëveshje nuk marrin dot pjesë në garë. Në një bashkim operatorësh ata bien vullnetarisht para noterit, ndajnë pjesën po aty në marrëdhënie me entin zgjedhin kush do ti përfaqësojë. Në momentin që këta bien dakord kush do ti përfaqësojë. Që nga ky moment çdo marrëdhneie që bëjnë ofertuesit me entin ka vetëm këtë emër, kjo është arsyje se kur del njoftimi Del Evita apo Service Italia, sepse në momentin që tenderi është bërë edhe në sajtin e APP është tender publik. E shpalla kur mbaroi procedurat. Një herë në javë del buletini, ata kanë zgjedhur Service Italia.

Vokshi:Është bërë ankimim nga një kompani.

Beqaj: Konkurenti i dytë ka ofruar më pak lekë në mënyrë abuzive

Beqaj: Kemi bërë rivlerësim, kemi shpallur fituesit kemi nisur proçedurat u shpall në PAAP.

Rakipi: Pse fitoi kompania me ofertën më të lartë?

Beqaj: Nuk është e vërtetë. Keni rënë në grackë, të gjithë gazetarët kanë rënë në grackën e konkurentit.Çfarë ka bërë konkurenti, ne kemi thënë se janë 50 mijë ndërhyrje kirurgjikale, kemi dhënë në studim si janë të ndara sipas intensiteteve, çka bërë ai që është ankimuar, kemi thënë nuk ka fitues për total, për secilën nga 4 procedurat çmimi ka 28 pikë secili ka 7 pikë, ka dhe vlera të tjera. 28 bën pjesë te totali, çmimi për njësi, kështu kemi thënë, në këtë çmim në përgjithësi.

Rakipi: A mblidhen në total?

Beqaj: Nuk mblidhen ato, paratë për një ndërhyrje, çmimi është për 1 ndërhyrje, intensiteti i lartë njëri 200 euro tjetri 250 euro, nuk kemi bërë spekulim, ka vendosur ai me kokën e vet jashtë çdo realiteti, ndërhyrjet me intensitet të lartë, ka gënjyer, në Shqipëri janë 30 mijë. Ka bërë çmimin e vetë më të shtrenjtë për mikrokirurgjinë ka thënë 5 mijë. Mikrokirugjia ka të paktën 50 mijë.Ky ka gënjyer, ka vënë qëllimisht pak lekë.
Çmimi ka pasur 28 pikë, por edhe te çmimi ata janë më të shtrenjtë se ai që ka fituar, sepse ka marrë për operacion me intensitet të lartë, i ka vënë numër më të lartë, ka ndërruar peshat specifike për të deformuar dhe për të hedhur akuza të paqena nga Komisioni.

Rakipi: Duket sikur ishte destinuar për ta fituar, ky operator? Operatori që kryeson listën ka 40 për qind, është hiç, është askush.

Beqaj: Qëndroi në mënyrë konsistente akuzës. Ky konsorcium drejtohet nga Service Italia, e cila është kompani e kuotuar. E drejton se ajo ka kompetencën.

Vokshi: Pasi doli në media u fut spitali amerikan, është dokument i verifikueshëm. E ke shokun tënd Ilirin. S’kishte arsye. Dua të them dy argumente përtej procedurës, ishte një konçesion i panevojshëm, ekzistojnë stafi dhe nuk nevojiteshin 100 milion të tjera mund të ishin investuar në QSUT, në spital, të treja rajonale dhe qendra shëndetësore, spitale bashkiake. Merre me mend sesa mund të ishte investuar me 100 mln euro, e ka shpallur vendimin Ministria për fituesin, bashkimi i operatorëve i ka ndërruar përqindjet dhe e ka kaluar miku i Ministrit, Rrapaj që ka një kompani me 1 mijë euro me 1 punonjës ka marrë 40 për qind të aksioneve. Edhe një fëmijë nuk e beson dot që një njeri që ka një kompani inekzistente të marrë 40 për qind në një bashkim kaq të madh ku ke Service Italia që ka 30 vjet në bursë dhe nuk i duhet të vinte me Rrapaj, ishte për të përdorur emrin për të marrë 100 milionshin që ti ja kishte bërë gati, ky ska për tu bërë asnjë gjë. E dyta e ka ankimuar dhe Minstria, i ka thënë të marrë parasysh ankimimin dhe i thotë bëj mirë mbledhjen aritmetike, punonjësit se kishin bërë siç duhet, mos të them e gjithë procedura është në shkelje, po nuk dua të futem në detaje, ishte paracaktuar se kush do ta merrte.

Vokshi: E kemi çuar në prokurori raportin e auditit

Rakipi: Pse nuk bëni kallzim në prokurori?

Vokshi: Kam çuar në prokurori, e çova raportin e auditit. Do të marr përgjigje se ai është skandal shumë herë më i madh, janë apra që kanë shkuar me miliona euro në dijeni të Ministrit në xhepa të një rrjeti të mirëorganizuar dhe nuk kanë shkuar paratë aty ku duhej, për pensionistët, për fëmijët, për të sëmurët kronik dhe Ministri ka qenë në dijeni që ditën e parë, e kam çuar në prokurori dhe të gjitha sa herë kam dalë. I kam kërkuar prokurorisë që të nisë një hetim për secilin prej këtyre, ne jemi institucional nuk merremi me llafe.

Beqaj: Sterilizimi fillon brenda 60 ditëve

Rakipi: Ka nisur projekti në sallat kirurgjikale?

Beqaj: Nuk ka nisur as kjo, as hemodializa, besoj se fillon. Nesër lidhim kontratën me sterilizimin, kurse hemodializën duhet ta çojmë te Avokati i Shtetit, drafti i kontratës, besoj nuk e di a do të arrijmë brenda vitit, sterilizimi për 60 ditë vendoset në punë.

Rakipi: Larg qoftë nëse dështon ky konçesion në sallat kirurgjikale sa gjasa ka që Ministria ta rikuperojë?

Beqaj: Koncesioni nuk ka asnjë ndryshim nga një kontratë e prokurimit publik

Beqaj: Ky rrezik ekziston për çdo kontratë, Ylli nuk ka asnjë ndryshim. Ky konçension nga prokurimi, koha më e gjatë dhe nuk bëhen 7 tendera, por bëhet 1 për të bërë zgjidhje të integruar. Kjo ekziston edhe një kontratë 1 apo 10 vjet, në kontratë mallrash apo shërbimesh qofshin. Ka dispozita nëse dështon, ne kemi një avantazh në të gjitha këto raste infrastruktura, është brenda spitaleve tona dhe sigurisht gjatë kësaj kohe ka filluar edhe transferimi i njohurive të vazhdoj në një krisje sa më të butë vazhdimi i funksionimit të shërbimit.

Rakipi: E jep apo se jep me qira, është pronë publike, i jepen me qera jo pa pagesë.Spitali i Lezhës nuk di gjë për kontratën.

Beqaj: Ai repart në Lezhë është për tjetër gjë, do të transferohet diku tjetër, ai konsorcium do të bëjë ndërtim të ri dhe ti japë mundësi dializës, edhe sot kemi kontrata që marrim autostrada, metrat katror që merr privati në bazë të një tarife të Ministrisë së Ekonomisë, paguan, kanë sahatë uji dhe drita, do ta paguajnë ashtu edhe qeranë.

Rakipi: Më bën përshtypje, koncensionari Hemodializa. Z. minister, te kalojme ne nje tender tjeter shume interesant ne menyren e procedimit. Koncesionin e hemodializes e ka fituar njË bar-kafe ne qytetin e Beratit. Pronari i barit eshte Sali Fetiu dhe nje bashkemoshatar i tij. Duket sikur kompanise “Evita shpk”, ne pronesi te personave te lartepermendur, te regjistruar ne 13 maj 2013, i ra nje bingo amerikane. Kjo kompani fitoi nje koncesion plot 86 milione dollare. Si ta shpjegojme kete?

Beqaj: Është e pavërtetë kjo që sapo thatë, kompania Evita është e krijuar në maj 2013 ka në aktivitetin e vet tregtim barnash dhe materialesh mjekësore, kompania Evita është përfaqësuese e një prodhuesi japonez pajisjesh dhe materialesh, makina hemodialize dhe pajije mjekësore për dializë. Në vitin 2014 që është viti i plotë 1 janar -31 dhjetor kjo kompani ka një xhiro mbi 2 milion dollarë me barna dhe pajisje mjekësore. Me barna e kam gjetur në verën e 2013 kishte nisur të importonte barna, importon barna edhe sot. Nuk është nga importuesit kryesor. Ata që importojnë barna nuk i importojnë për vete, sjellin barna për tregun.

Beqaj: Një person që sot është në burg unë nuk e ndaloj dot të marrë pjesë në tender;Vokshi: Ti po u jep tendera të burgosurve për tu blerë heshtjen

Rakipi: Ju bashkëpunoni, shpallni fitues një operator që ndodhet në burg, si ka mundësi?

Beqaj: Spekulim edhe akuza e fundit, së pari ditën që është shpallur fitues nuk ka qenë i thërritur dhe i ndaluar nga prokuroria, ligji nuk të ndalon nëse je i arrestuar të marrësh pjesë në tender.Ligji i prokurimit nuk e ndalon një person që sot është në burg, nuk e ndalon kur një person është i arrestuar, por nuk e ndaloj dot ligjërisht sepse ligji ka menduar në 2007 ku dallohet ai që është i arrestuar, nga ai që është i dënuar.

Vokshi:2.2 abuzime, ai është në burg, ti e ndalon e skualifikon. Ti ndërpret konrata me farmacinë se i thua të gjej një faturë që nuk e ke në rregull dhe ai që është në burg.

Beqaj: Ligjin e prokurimit e keni miratuar ju në vitin 2007.

Vokshi: Është në burg për abuzime me ketosterilin dhe insulinën dhe ti i jep tendera, turpi më i madh po i paguan heshtjen që mos të flaës për pazaret që keni bërë bashkë. Është abuzim miliona euro. Pse nuk u dënua ky?

Beqaj: Ai lidhte kontrata me qeverië tuaj. U fut në burg për gjëra të tjera, është akuzë e pavërtetuar, nuk e ka dënuar gjykata me vendim të formës së prerë.

Rakipi: Kalojmë te hemodializa, konkuruan 9 kompani, sollëm 6. Tre nuk paraqitën dokumentet, pas përplasjes në shtyp u shpall Evita. Transperenca.al, qeveria përgjigjet në këtë portal, u tha se është fitues Evita dhe spitali amerikan, sa për qind ka spitali amerikan?

Beqaj: Vetëm dy kompani mbetën për hemodializën

Beqaj: 6 ishin oferta të plota, njëra prej tyre kishte ardhur mbi çmimin tavan, tre të tjera kishin probleme juridike, mbetën 3. Në bazë të legjislacionit të prokurimit, disa operatorë bëjnë bashkim të përkohshëm zgjedhin një dhe në çdo korrespondencë del ai. Është me emrin e kompanisë.

Rakipi: Hemodializa, nuk ju bën përshtypje që aksioneri qendror është 85 përqind dhe spitali amerikan ka 15 për qind? Ka 500 pacientë spitali amerikan, ne që kemi 300 bëjmë monopol. Merr edhe spitali tjetër. Pse nuk u bë publik që në fillim që në këtë bashkim është spitali amerikan por doli një barist?

Beqaj: Kysh pyeti sepse unë ligjërisht bëj publik atë që drejton konsorciumin, unë çdo korespondencë ja çoj vetëm 1 operatori, e kanë zgjedhur vetë ata kush e përfaqësoj.

Vokshi: Ky rrjeti investigativ, meqenëse akuzuam ne ju shkuat e ndryshuat.

Beqaj: Jo nuk është e vërtetë.

Rakipi: Transperenca.al thotë që Evita me spitalin amerikan ska lidhje ligjore, nuk ka pasur, kur është bërë ky bashkim?

Beqaj: Para garës sonë, bashkohen përkohësisht, nëse gara mbaron krijojnë kompani të veçantë, Evita ka blerë eksperiencën e spitalit amerikan. Sëbashku kanë sjellë një ofertë që ka dalë fituese.Kur marrim pjesë në një garë bëjnë bashkime të përkohshme, shkuan para noterit Evita dhe spitali amerikan duan të marrin pjesë në këtë koncension, do të kontribuojmë me të 2 dhe në marrëdhenie me entin ka vetëm 1. Është Evita, e zgjdhën të dy bashkërisht, atë e dinë ata. Është zgjedhje e tyre, është marrëdhënie administrative, nëse këta shpallen fitues.

Beqaj: Konçesioni, për të përmirësuar në mënyrë të shpejt cilësinë

Rakipi: Qëllimi i dhënies me konçension i hemodializës?

Beqaj: Qëllimi është, kemi 900 për detyrën që bëj të garantoj që do të shtohen, do vij të rritet ky numër deri sa të arrij 1500. Që kur jam unë Ministër rriten me 100, tendeca është në rritje të ndjeshme të kësaj sëmundshmërie, të përmirësojmë në një kohë të shkurtër në mënyrë rrënjësore cilësinë e shërbimit për qytetarët e kanë këtë hall në këto 5 qendra, 3 për herë të parë dhe 2 me rinovim. Pajisjet janë armotizuar që sjellin dëme në shëndetin e qytetarëve, janë 500 pacientë që do të marrim shërbim më të mirë, nuk do të ketë më shërbim me turne.

Rakipi: Edhe ky e ka çmimin më të lartë, pse ndodh kjo?

Beqaj: Nuk është çmimi treguesi, aty me 1 pikë ndryshonte çmimin nga 28 në 29, është marzh shumë i vogël që lëvizte njëri nga tjetri, çmimi nuk ishte i vetmi kriter.

Rakipi: Kishte risi partneriteti publik-privat, pse paraqitet kur ky ka qenë që në vitin 2012?

Beqaj: Sepse për herë të parë po bëhet në spitale publike, paratë janë investuar nga privati. Kam interes ta përmirësoj në Korçë dhe Lezhë ata privatët duan të investojnë për veten.

Vokshi: Po përfitojnë lekë miqtë dhe sponsorët e Ministrit

Vokshi: Të gjitha koncesionet edhe hemodializa edhe chek-up edhe sterilizimi ishin krejtësisht të panevojshëm, edhe ato që do të jepen 120 milion ia dha mikes së Kryeministrit, shkojnë te klientela të Ministrit, të Kryeministrit. Sot në spital çka ndodhur, aparatura që kuron kancerin e lëkurës nuk funksionon dhe pacientët bëjnë thirrje mos na lini të vdesë ato para i kishte hedhur këtu për aparatura dhe infrastruktura e spitalit për trajnim dhe për trjanimin e stafit të QSUT.Ja çfarë ka ndodhur, jo më larg se dje onkologjiku 4- 5 orë pa drita, njerëz të sëmurë rëndë, pa ngrohje, pa barna, ja ku shkojnë paratë, në koncesione në vend që të shkojnë për barna. Para 2 ditësh në protestë kam taktuar me 10 persona që nuk ishin të PD por të PS, por kishin dalë për të protestuar për shëndetësinë falas që i premtoi. Jo vetëm që nuk po e marrin, por po e rrezikojnë jetën. Njëra prej folësve kishte një mbesë 8 vjeç që ishte diagnostikuar me sëmundje të rëndë, ka shkuar herën e parë e kanë blerë vete me borxhe 1.4 milion lekë. E kemi çuar si kërkesë në Komision, Ministri ka thënë do interesohem, mjekja i ka kërkuar lekët se terapia nuk bëhet pa lekë. Çbëhet me 10 të tjerë që na vijë na takojmë, që duhet ta marrin shërbimin falas, ku janë miliona lekë që kanë shkuar për barna spitalore dhe të në gjitha spitalet nuk ke barna, nuk ke doreza, sapunë, drita dhe ujë.

Beqaj: Pajisjet rregullohen dhe prej 2 vjetësh ka ndryshime radikale, vitin e fundit. Ne gjetën në shtator 2013 një situatë ku spitalet ishin bosh, pa kontrata mirëmbajtje dhe 40 milion dollarë borxhe, sot janë larë borxhet, volumi i shërbimit është rritur, pajisjet janë me mirëmbajtje, pajisja e tumorit të lëkurës është prishur sot. Në onkologjik kemi përmirësimin më radikal me sasinë e barnave, me sasinë më shumë që kemi futur në rimbursim, por marr vetëm radioterapinë, 28 mijë seanca në 2015, në fillim të vitit të ardhshëm. Barnat janë më të lira.

Rakipi: Si i jepni ju këto shërbime, si guxoni të jepni koncesione 100 milion për 10 vjet?

Beqaj: Sepse për të përmirësuar cilësinë e shërbimit kemi nevojë për investime fillestare që në kuadrin makro për momentin nuk na lejohen, nëse është e mundur që të shlyheshin përshembull për 4 vjet, por është më i kushtueshëm për transaksion. Unë kam nevojë ti jap një përgjigje të shpejtë zgjidhjes të problemit të dializës. Bëj një investim paraprak që në fund kushtet janë të miat.

Beqaj: Nuk kemi pyetur Autoritetin e Konkurencës sepse nuk po krijojmë monopol

Rakipi:Po autoriteti i konkurencës, kush përgjigjet, kush e bën, ça roli ka? E keni pyetur?

Beqaj: Nuk kam bërë asnjë konçesion të pakërkuar.Në asnjë moment nuk krijohet monopol. Nuk ndërhyn në treg, nuk është se unë i mora laboratorët dhe u hoqa punën, është shërbim i ri chek-up ofrohet në qendra shëndetësore dhe unë vetëm logjistikën bëj.E di ai që ndjek tregun, ka pasur garë, unë kam 1/3 e monopolit.

Vokshi: Ka pasur dhe viktima nga importimi i barnave

Rakipi: Akuzat e opozitës për barnat?

Vokshi: Është një dosje e plotë, ka shkelur ligjin për barnat dhe shërbimin farmaceutik, ka futur duart kur ka qenë i filluar tenderi i barnave spitalore dhe ka prishur barazinë në tendera.Ky ndryshoi rregullat e tenderit hoqi dokumentet më të rëndësishme, hoqi autorizimin dhe u dha miqve të tij importet paralele, ja ku e ke një import paralel. Është sponsor i juaj jo vetëm mik.Ky është një njoftim nga Food and Drugs Administration, amerikanët thonë shiko se këto ilaçet janë këtu, mos e përdor se është flaso. EMA si FDA thotë herceptina është vjedhur në Itali dhe e ke dhe falso, është ndaluar për këtë periudhë në BE, e ke në listën që ke miratuar ti, ky i ka dhënë leje mikut të vet, të gjitha këto barna ishin të regjistruar dhe nuk të lejon ligji ti japësh. U futën nga Kosova, nga Turqia dhe ka pasur edhe viktima, ka dalë para një viti i shoqi i njërës që ka thënë altuzani nuk i ka funksionuar gruas time.Ça bëri Ministria, Ministria ja hoqi terapinë dhe ajo zonja vdiq para 1 viti. I kemi kërkuar prokurorisë të hetojë, ka shkelur ligjin, është për ndjekje penale.

Beqaj: Sot barnat 30% më lirë se në kohën e PD-së

Beqaj: Në 2011 ka një sasi të falsifikuar në treg në Amerikë. Bëhet fjalë për procedurë për barnat spitalore në pranverën 2014. Enti prokurues fut duart në tender sa kohë ja lejon lgji. E lejon që çke me të. Kur bën ndryshime shtyn afatin dhe njofton, e dyta ligji i mëparshëm thoshte që kur ka vetëm 1 alternativë mund të futesh barna me leje importi se praktikisht me vite këta e lanë tregun monopolistik. Çmimet e barnave sot janë 30 përqind më lirë se në dokumentet e tyre, opozitës që dogana dhe financa i thoshtë se barnat vijnë 60-70 përqind më shtrenjtë se në vende të origjinës. Ne nuk kërkuam, nuk ndryshuam. Skemi asnjë barnë fallso. Ato dy barna ta kam thënë i kam hequr nga tregu unë pa folur ti. Pa njoftimit janë thirrur kompanitë. Njëri e ka tërhequr nga tregu dhe tjetri ska hyrë, nuk është importuar në Shqipëri. Ato janë raste që kompanitë kanë përdorur dokumenta fallso.

Rakipi: Kjo është rruga e drejtë e koncensionimit për të përmirësuar shëndetin e popullit?

Beqaj: Jemi përgjegjës që me burimet që kemi të ofrojmë shërbimin më të mirë në cilësi dhe të shtrirë në territor. Partneriteti publik- privat është instrumet i rëndësishëm ta bëjmë në një kohë të shpejtë dhe me efiçencë, jo mjeti për të arritur këtë efektivitet.

Vokshi: Kisha shumë sms, kunati i Ministrit pa shkuar ansjë ditë në punë ska marrë rrogën dhe pse po hidhen para për ndërtimin e inspektoratit të shëndetësisë, 600 milion të reja janë për shëndetësinë elektronike. Do ti shkojë indirekt kompanisë që i përket Ministrit. Në mëyrë direkte ose indirekte i përket Ministrit, ka marrë deri tani 30 tendera, 15 milion dollarë me të cilat mund të ishin ndërtuar disa sptiale rajonale, 450 qendra shëndetësore dhe mund të ishin pajisur. Edhe ajo gruaja që humbi jetën se po e spastron stafin spitalor, por do të doja edhe zonja në Shkodër që vdiq se u hoq nga puna. Nëse Ministri do të kishte qenë më human dhe do ti çonte paratë ku duhej. Do të doja që një emision ta fokusoje te koncensioni për chek-up, ka shkelje të rënda për përzgjedhje në kompani që ska pasur as eksperiencë dhe meqënëse kjo procedurë ka pasur shkelje, njoftimi konfiguron përgjegjësi penale shkelje. Analizat që ka bërë koncensionari ka dalë proteinë 25. Nuk ka mundësi të jetë kurrsesi dhe veshka duhet të kishin mbaruar prej kohësh, kjo gruaja duhet të ishte duke bërë dializë te koncensioni, kjo është dëshmitare e Jehovait, kush janë të sëmurë dalin normal, kush janë normal dalin të sëmurë.

Komento