“Të Paekspozuarit” – “Panamaja,- Parajsa e të pasurve”, qeveritarët shqiptarë të implikuar 07/04/2016
08.04.2016 10:29
Përditesuar: 08/04/2016, 10:44

“Në Panama fshehin të ardhurat qeveritarët shqiptarë. Janë të implikuar politikanë dhe biznesmenë shqiptarë”.

Kanë qenë këto deklaratat e ekspertëve financiare në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi ” Të Paekspozuarit”, “Panamaja, parajsa e të pasurve”.

Sipas ekspertëve, në Shqipëri personat që jetojne në luks dhe që nuk e fshehin jetesën e tyre, janë kryesisht zyrtarë të lartë që kanë makina të shtrenjta, vila nga 500 mijë deri në 2 milion euro si dhe që vishen me marka tepër të kushtueshme.

Gazetari, Artan Hoxha, tha se në një kompleks rezidencial në vila luksoze ku jetojnë këta zyrtarë, në gjashtë muajt e fundit kanë ndodhur katër grabitje të medha. Mes tyre është grabitur një Ministër në detyrë.

Sipas ekspertit, Neritan Sejaminini, parajsa fiskale në Shqipëri është “Parti Papers”. Partitë politike në Shqipëri janë të kriminalizuara.

Sipas gazetarit Hoxha, nië kompani off-shore po ndërton pallat në Tiranë.

Eksperti Sejamini  vlerësoi se parajsat fiskale janë një loje e ligjshme.

Hekuran Vladi, ish-kryeadministrator i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara deklaroi se politikanët ndërhynin në pronat e sekuestruara.

Armand Shini, ekspert financiar tha se burimet e paligjshme dhe ruajtja e sekretit banker, janë arsyeja e krijimit të parajsave fiskale.

Vladi vlerësoi se Shqipëria është vend me burime kriminale të parasë dhe parajsat fiskale janë qeli të sigurta të parasë së zezë.

Të ftuar në studio: 

– Neritan Sejamini – Ekspert, “Exit.al”

– Artan Hoxha – Gazetar

– Hekuran Vladi – Konsulent biznesi,  Ish-kryeadministrator i Agjensise se Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara

– Armand Shini – Ekspert Financiar.

Deklaratat kryesore të të ftuarëve

1-Hoxha: Në gjashtë muajt e fundit, katër grabitje të mëdha, mes tyre dhe një ministër aktual

2-Hoxha: Një kompani offshore po ndërton pallat në Tiranë

3-Sejamini: Parajsat fiskale janë një lojë e ligjshme 

4-Vladi: Politikanët ndërhynin për pronat e sekuestruara 

5-Shini: Burimet e paligjshme  dhe ruajtja e sekretit banker janë arësyeja e krijimit të parajsave fiskale

 6- Vladi: Shqipëria vend me burime kriminale të parasë

7-Vladi: Parajsat fiskale qeli të sigurta të parasë së zezë

Intervista 

Sejamini: Ka skemë të qartë si ndërtohen offshore

Ylli Rakipi: Kryeministri britanik ka pranuar që ka përfituar nga babai i vet, 30 mijë paund. A do të jetë kryeministër britanik apo jo? Kjo mbetet për tu parë në orët në vazhdim.

Ylli Rakipi: Çjanë parajsat fiskale, si funksionojnë ato?

Neritan Sejamini: Kemi ngritur një skemë illustrative, është fakt që 40 përqind e sherebelës në SHBA importohet nga Shqipëria. Kemi krijuar “SHMED USA”, një emër fiktiv. Është kompani amerikane. Kjo kompani, vjen në Shqipëri dhe hap një kompani “SHMED ALBANIA”. Supozojmë se kompania amerikane “mëmë”, investon 100 milionë USD, për të hapuar fabrikën, krahun e punës etj. SHMED ALBANIA, pasi mbledh produktin, për një vit e importon mallin. Dhe supozojmë se SHMED ALBANIA ka përfituar 10 milionë USD. Sipas legjislacioni shqiptar, në fund të vitit, kjo kompani duhet të paguajë 1.5 milionë USD. Kjo është si duhet të zhvillohet biznesi. Shqipëria ëprfiton investimet, dhe më pas, taksën.

Ylli Rakipi: Çfarë ndodh realisht? Si mund të përdoret kjo kompani offshore?

Neritan Sejamini:  Kompania amerikane “mëmë” hap në Panama një kompani tjetër, SHMED PANAMA, sipas ligjeve të Panamasë. Dhe pastaj thotë: Spo investoj 100 milionë USD në SHqipëri, por kompania amerikane i jep kompanisë SHMED ALBANIA 100 milionë euro në formën e huasë me interes 10 përqind. Në fund të vitit, me skemën e parë, kompania do të nxirrte 10 milionë USD, por me skemën offshorë, fitimi në Shqipëri është “0”.

Ylli Rakipi: Po nëse administrate tatimore vihet në dijeni të kësaj manovre?

Neritan Sejamini: Supozojmë se shteti thotë se kjo kredi është abuzive, mund të marrësh kredi me 4% në Shqipëri. Administrata tatimore mund ta konsiderojë si veprim mashtrues, pasi 10 për qind është çmim i lartë, ti gjen kudo kredi me 4 për qind. Kompania emrikane bën një tjetër manovër dhe krijon një tjetër kompani offshore, në Bahamas dhe e quan SHMED BAHAMAS. E cilëson se të drejtën e emrin SHMED, nuk e ka më kompania amerikane, por e ka SHMED BAHAMAS dhe çdo kompani në botë që përdor këtë markë duhet të paguajë një shifër. Nëse dhe blerja me këtë emër kundërshtohet atëherë krijohet një tjetër kompani, konsulencë.

Ylli Rakipi: Po ligji çfarë thotë ligji?

Neritan Sejamini:  Këto janë të gjithë shpenzime dhe ligji mund ti pranojë si shpenzime, por fitimi vjen pasi ke paguar shpenzimet dhe këto janë shpenzime. Kompania krijon kompani offshore dhe tregton, diku emrin.

Si mund të korruptohet një zyrtar tatimor?

Neritan Sejamini: Supozojmë sërish se shteti thotë që nuk i lejoj këto manovra. Në këtë rast, futet korrupsioni. Kompania u thotë zyrtarëve tatimorë se mund tu japë një bakshish dhe të lutem ma lejo këtë skemë. Supozojmë se funksionari e ka pranuar këtë bashkshish. Tashmë, zyrtari i thotë se nuk mund të pranojë paratë kesh. Por, edhe kompania pretendon se nuk mund ti japë parata kesh, pasi ka balance. SHMED BAHAMAS, apo ndonjë kompani tjetër që i morën të supozuara, këtij zyrtari i hapin një tjetër kompani në “Cayman” dhe SHMED ALBANIA bën konratë konsulence për 500 mijë dollarë në vit. Ky është shpenzim i zbritshëm, bashkishi ka ndodhur dhe pronësia nuk merret vesh për shkak të fshehtësisë. Të gjithë këto janë transakkione që vihen në dyshim, por janë të ligjshme. Ka një problem, që ka një ndarje mes shmangies së tatiemve dhe evazionit. Evazioni është kur falsifikon çmimet, 10 për qindëshi ëshë evazion.

Ylli Rakipi: Parasjat fiskale shmangin taksat, si?

Armand Shini: Në rastin konkret skema qëndron e lidhur me faktin e përqindjes së interesit që mund të jetë më e lartë së norma e interesit fisku, tatohet nga fisku. Është interesante skema që përdoret pasi përbën një tipologji të pastrimit të parave apo shpërblimit, hapja e një offshore dhe pagesa për të kaluar një pjesë të parave. Për fat të keq, nisur nga informaliteti, mund të ketë raste të tilla. Janë rritur mekanizmet në monitorimin e parave që kanë burim të pajustifukuar, dhe akti i deklarimit për faktin e personave të ekspozuar, marrja e parave kesh përbën problem.

Vladi: Shqipëria vend me burime kriminale të parasë

Hekuran Vladi: Nuk mendoj se Shqipëria është e rrezikuar. Udhëheqësit tanë janë rehat për taksapaguesit e tyre, të tjerët e kanë problem për taksapaguesit e tyre. Kameron jep dorëhejen nëse kjo është e vërtetë, në shqipëri nuk është këtu. Këto parajsat të garantojnë përdorimin e parave dhe taksimin “0” të garantojnë edhe fshehjen e aksionerëve dhe burimin e parave, vendet me rrisk të lartë të korrupsionit, ku burimi i parave është kriminal, këta kërkojnë të fshehin të gjitha paratë.

Rakipi: Si dalin këto para nga SHBA? 100 mln dollarë ikin nga kompania X në Panama, me çmotiv ikin?

Sejamini: Shumica e kompanive kanë filiale kudo. Përshembull, Apple i prodhon produktet në Kinë apo në Tajvan, ka qendër në Europë, ka “desing research” në SHBA dhe të gjitha filialet komonikojnë. Ligji i lejon kalimin e të parave nga një filial në një tjetër, nëse një transfertë justifikohet.

Të gjtiha kërkimet mbi krijimin e aparateve të reja i bën në SHBA dhe prodhimin e bën në Kinë. Një aparat Apple supozojmë se është 10 dollar fitim, kush i ka krijuar, Kina? Menaxherët në SHBA, departamenti i dizajnit që mund të jetë në Irlandë, kjo përfitohet pasi për një krijim përgjigjen filiale në të gjithë botën.

Rakipi: Cilat janë burimet kryesore të parave që qarkullojnë në parajsa fiskale?

Shini: Zvicra, Lihteshtejni, apo vetë SHBA, apo vende në Amerikën Qendrore, etj, ofrojnë sekretin banker, anonimatin. Mund të ofrojnë njerëz që kanë para nga burime jo të ligjshme që depozitojnë atje. Persona të ndryshëm për arsye që për ndarjen nga bashkëshortja, që do që duhet të marrë gjysmën e parave. Persona kriminalë. Kjo është e gjithë pasuria që depozitohet në parajsa fiskale.

Rakipi: Po para të politikanëve?

Vladi: Droga, shumica e të ardhurave në pak xhepa

Vladi: Dy javë para se ta vrisnin, Falkone deklaroi se Cosa Nostra po pushton botën. Sepse, ajo ka kontrollin financiar të disa bankave. Në shekullin e kaluar, ka një lëvizje të madhe të kapiutalit, nga një konsum që ishte I panjohur, ai I drogës. Nga tregtia e hashashit, heroinës, apo drogës, lëviz sasi e madhe e konsumit total. E gjitha kjo në përgjithësi lëviz nëpër kanale, centralizohet, dhe shkon në të gjitha xhepat. Pjesa më e madhe, të kësja tregtie, është e përqendruar. Kjo shndërrohet në një problem më vete. Këto parajsa fiskale janë shndërruar në qeli të sigurta të parasë së zezë, që vjen nga bota e krimit. Dhe, ajo që sduhet të harrojmë, është tregtia e luftës, që Brenda tregtinë e armëve dhe municioneve, ku përfshihen vendet ish-komuniste dhe pjesa e trafikut të organeve.

Sejamini: 2/3 e parave, nga vendet në zhvillim, vijnë nga biznesi. Ndërkohë, 1/3 janë para që vijnë nga trafiqe të paligjshme.

Hoxha: Tentativë nga Shqipëria për të bërë “pazar” me ISIS

Hoxha: Më rrugët që ndoqi SHBA në luftën kundër terrorizmit, prerja e financimit kundër grupeve terroriste, ishte problem. Me ISIS është kaq rezultativ, në vende të zhvilluara se ka burime financiare në përmasa të mëdha, kur kanë shkuar edhe nga Shqipëria në Turqi për të përfituar nga kontrabanda e hidrokarbureve nga pjesa e territorit iraken dhe sirian. Ka një legjendë që thotë se mund të bësh para, blen lirë te ISIS dhe e shet brenda territorit turk. Rastësisht mësova që edhe nga Shqipëria është tentuar të bëhej një aferë. Njëri ka dështuar dhe tjetri ka dalë me humbje, pasi nuk ka krijuar lidhjet e duhura për të përballuar goditjet nga autoritet turke por edhe rivalët që se lëshojnë këtë lloj tregu. ISIS ka financime që rrjedhin prej pasurive të nëntokës së Irakut dhe Sirisë, që ajo i kontrollon.

Rakipi: Kemi një hartë të kompanive offshore në Shqipëri? Ku i gjejmë ne këto para? Si janë blerë ato (vilat në Lalëz apo në Rolling Hills?)

Shini: Kemi raste, por nuk është fenomen i përhapur në Shqipëri. Ne kemi një drejtroi, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, që është ngritur në vitin 2001. Në Shqipëri është implementuar edhe për paratë e terrorizimit. Shkëmben me partnerët ndërkombëtarë informacione. DPPP është në varësi të ministrisë së Financave.

Problem varësia e DPPP-së nga ministri i Financave

Vladi: Është bërë një agjenci vetëm me një emër të bukur dhe varet nga ministri i Financave. Duket qenë se kontrabanda bëhet në zyrat e shtetit, si mundet që njësia të varet nga minsitria e Financave. Ministri është i dyshuari i parë për pastrim parash. Italia e ka në varësi të Bankës Shtetërore, në Gjermani e ka në varësi të ministrisë së Brendshme.

Shini: Nëse do ta vinim në varësi të Bankës së Shqipërisë, do të kishte problem pasi DPPP kontrollon vetë bankat.

Vladi: Vendi kryesor, që pastrohet para, janë nga partitë politike. Në rastin e Gazhelit, nuk mund të vihej në atë post. Ai është i zoti, por kjo është një shaka e kryeministrit, pasi ai ishte politik. Drejtoria është vetëm për fasadë. Të marrësh ekspertin më të mirë të botës, ai duhet ti raportojë ministrit. Hipotetikisht, mund të bëhet diçka e keqe. Kjo është shaka ligjore.

Përfshirja e shqiptarëve në “Panama Papers”

Hoxha: Shohim njerëz që jetojnë në luks, me vila apo me makina luksoze. Niveli i tyre i jetesës, që  fshehin, është më i lartë se zyrtarët e tjerë të vendeve të tjera. Nga “Panama Papers”, në 214 mijë kompani, ku Shqipëria rezulton të ketë dy kompani, 22 aksionerë.

Kompania që rezultoi e regjistruar në Parajsën fiskale, GFI-në, kjo është regjistruar në ishullin Anguila me 12 mijë banorë. Për fat të mirë e morëm vesh.

Është krijuar një biznes nga hiçi me një vlerë 150 milionë euro. Është e ngjashme me Rapiscanin. Çfarë ndodhi me Rapiscanin? E mori 1 muaj para se qeveria të dorëzonte mandatin. Edhe Rapiscani ka marrë një koncesion 15 vjet, që i garanton 210 milionë euro.

E ngjashme është edhe një kompani tjetër, që është hetuar, ajo e DIA-s.

Rakipi: Në të dy kohët, në qeveritë e majtë dhe të djathtë, GFI është një kompani që gjithë përfaqësuesit e karburanteve e kanë shpjeguar në këtë emision se kjo është krijesë shumë e turpshme, duke e ndërtuar si një biznes për çdo mjet transporti, ku bëhet veprimi. Ngjyrosja, markimi për cdo mjet transporti, bëhet me një aparat të thjeshtë në vendin e depozitave. Një aparat i  thjeshtë te tubi qëndror dhe e mbyll këtë këtë proces.

Hoxha: Një ministëri iu grabit kasaforta dhe nuk e denoncoi

Hoxha: Minsitrit i kanë shkuar, e kanë grabitur. Ka marrë vesh që është grabitur shtëpia e minsitrit. Oficeri ka komunikuar me ministrin, që kemi informacion se vila juaj është grabitur. Ministri i ka thënë se jo nuk më kanë grabitur. Urojmë të marrim vesh përfundimin e hetimeve. Këto lloj grupesh kriminale, synojnë para kesh. Problem për Policinë e Shtetit, është se ka hasur në kundërshtimin e këtyre zyrtarëve.

Policia ka informator. Ka rrjetin e informatorëve, që e vënë në dijeni se ka ndodhur diçka e tillë. Policia përdor burime të hapura, me pagesë, apo qytetarë. Por, i merr vesh edhe nga grupe kriminale.

Hoxha: Në 6 muajt e fundit, 4 grabitje të zyrtarëve

Hoxha: Në 6 muajt e fundit kanë ndodhur 4 grabitje. Në Tiranë, në komplekse rezidenciale dhe vila luksoze që janë prona të politikanëve me letra ata edhe mund ti kenë mbuluar, por aty banojnë, në ato raste janë bërë nga grupe kriminale kanë grabitur shuma të mëdha valute në cesh, rasti i fundit janë gjetur mbi 500 mijë euro. Është marrë kasaforta 500 mijë euro. Përmenda 4 raste. Një ish ministër deri në 23 qershor, është grabitur vila e tij.

Përse nuk i denoncojnë grabitjet zyrtarët?

Vladi: Policia ka bashkëpunëtorët e vet, këtu është një lëmsh, unë mendoj se Tani po krijohet i kursyer në spekulimin e vet. Janë të besueshme shifrat, fabula që ndërton Hoxha është fabul klasike që jo vetëm në shumicën e perceptimit popullor është i koncentruar si ide, klasë politike shumë e pasur, arsyeja përse nuk është thjesht korrupsioni apo 10 përqindëshi i tenderave.

Hoxha: 4 raste që përmenda që po të shkosh në polici ka një raport dhe ka një proceverbal dosje, pavarësisht se hetimi është pushuar, dhe këto janë raste që janë skeduar dhe kur i kam pyetur inspektorët, si kemi hetuar se ai nuk justifikonte dot grabitjen. Rasti më i freskët, deklarata e pasurirsë së kryetarit të Njësisë Adminsitratve Roskovec. Ajo thoshte e kam 200 milionë euro kesh. Kryetare e Njësisë Bashkiake, fakti që mbajnë para cesh. Një nga ekspertët të grabitjes së vilave, si i gjeni. Ne duhet të kemi me pajisje që t’i gjejmë ku i kanë fshehur ka rezidenca aq të mëdha. Ylli nxori një kompleks rezidencial, por a e dini se një qytetar i thjeshtë nuk hyn dot aty. Mua më kanë thënë se ku do shkosh, kë do të takosh. Kam tentuar të hyjë të Rolling Hills, ato vilat që fillojmë 500 mijë euro deri në 2 milionë euro, pronarët janë deputetë, funksionarë, drejtues të njohur mediatik dhe gjyqtar ose prokurorë. Këta i ke edhe te Laguna Blu dhe te Gjiri i Lalzit. Ti mund të më kontrollosh kur hyjë mjete të dyshimta apo jo, mjet identiteti po s’më ndal të hyjë nëse është ambient publik, e njëjta gjë te Laguna Blu.

Pushtetarët kanë vila që kushtojnë 2 mln euro, ne flasim për ofshoret e Panamasë…

Sejamini: Ne imponojmë problemet e botës, ndodhte diçka në Iran dhe do të flitej. Panama Papers është çështje globale, por Shqipëria ka të tjera, këtu ke Tirana Papers çdo ditë, politikanët shqiptar nuk i kanë fshehur pasuritë nëpër parajsat fiskale i kanë bërë vila, makina bursa për fëmijët veshje. Diskutimi teorik për të kuptuar ka vlerë për aq sa ka problemet e korrupsionit dhe keqqeverisjes s’janë të dukshme në çdo qelizë.

Shini: Dënimet në veprën penale të pastrimit të parave përbëjnë vështirësi, se ne trashgojmë informalitet të parasë nga burimi i ligjshëm, apo i paligjshëm është vështirë ti ndash. Sistemi banker s’ka pasur rregulla të qarta, ligji për pastrimin e parave kishte raportimin për tranaksionin 200 mln euro, ka zbritur në 60 mln lekë. Ka evoluar me ndryshimet në Kodin Penal për pastrimin e parave, shoqëron verpat penale të një fushe tjetër dhe është vepër penale që është e ndarë nga një vepër penale tjetër, është shtuar elementi.

Rakipi: Shtëpi 2 mln euro për një ish guvernator, një ish ministër, me një shtëpi me këtë verë si i thoni ju kësaj, kryeministri sot, minstrat sot, me kostume që vijnë nga perëndimi, rrobaqepësi që duket qartësisht marka nuk është e vështirë për të zbuluar. Nuk e shohim atë. Nëser të Royal Hills të them se cili i zotëron, pse insitucione të ligjit e kanë të vështirë, nuk ndez një dritë alarmi?

Shini: Nuk kemi fakte që filan ministër apo funksionar që kanë humbur paratë, nuk ekszitojnë faktet.

Hoxha: Një nga rafineritë më të mëdha në vend, rezulton në emrin e një personi që e ka pas si shofer. Një njeri i thjeshtë në emër të atij një biznes prej dhjetëra miliona eurosh, e dimë ku banon, ku punon dhe te QKR del emri i tij si pronari i objektit. Si është e mundur që biznese kaq të mëdha në vend si GFI, gjithë ky biznes prej 150 mln euro të rezultojë në origjinën e vet në emrin e një avokati. Thjesht një avokat, dilte një asistencë të një studio avokatie DIA. Nuk përben indicie që të shkoj më tej. Rastet që i ka dënuar gjykata për pastrim parash, janë për disa persona të thjeshtë që kanë shitur 2 hektarë tokë, nuk e ka justifikuar ka shkuar në burg për pastrim paraje.

Vladi: Zyrtarët se dinë vlerën e parasë

Vladi: Çështja është te hipokrizia që drejton shteti. Shembulli që dha zoti Hoxha për grabitjen alla Robin Hood, është se zyrtarrët nuk ia dinë vlerën e parasë. Problemi nis nga partitë politike, institucinet që bëjnë evazion janë partitë politike që marrin para me thasë nga biznesi, nga kriminelë nuk i raportojnë, nuk i raportojnë shpenzimet, në fushatë elektrolale nuk deklarojnë as për financimet në KQZ. Partitë bëjnë aleanca për mbrojtjen e votës, presion ndaj votuesve për të ardhur në pushtet. Kur vjen në pushtet është i kapur nga interesat e paligjshme, gjithë sistemi është organizuar mbi bazën e partisë politike. Janë partitë politike që caktojnë anëtarët e KQZ institucionet e pavarura caktohen nga partitë politike. Ato janë institucone të kourruptuara, është e kotë të diskutosh. Shumcia e drejtusve në administratë publike janë funsionarë të shtetit, kanë financuar në fushata, është e tepërt të diskutosh për ta. Padiskutim që në administratën publike ka zyrtarë të ndershëm.

Rakipi: “Panama papers”, skandali mund të shkojë edhe tek kompanitë e telefonisë celulare?

Hoxha: Atë që pritet nga kjo çështje, për pjesën e Shqipërisë, flitet se në maj do të publikohen. Më shumë sesa emra politikanësh, të jesh i sigurt se emrat e politikanëve se nuk janë atje, por njerëzit e tyre të besuar. Të shohesh vendet lindore, kanë problemtika të ngjashme.

Problem i Shqipërisë është që edhe në momentin që dalin fakte që shërbjnë si indicie për hetimin, krijohet një sistuatë tjetër që kjo histori të harrohet. Sot fjala e ish-kryeministrit që nxori një sërë biznesesh që janë të përfshirë në dhënie tenderash. Pala tjetër akuzon se ça ka ndodhur deri në 2013, po më tej nuk thuhet, e njëjta gjë do të ndodhë edhe më pas, me këtë sistem drejtësie. Gjyqtarët japin deklarata të pasurive një pjesë janë me qira në shtëpitë e tyre, koncensionarët e shitjes së automjeteve luksoze, habitesh me shifra. Ishte shitur autovetura 180 mijë euro dhe janë të regjistruara si prona të qytetarëve të zakonshëm.

Rakipi: Si regjistrohen pasuritë nga persona anonimë?

Zyrtarët që duhet të plotësojnë deklaratat e pasurisë paguajnë inspektorët e ILDKPKI. Më pas, inspektori shkon dhe kontrollon dokumentet që kanë bërë. Rroga e vërtetë nuk është rroga që marrin nga shteti, por rroga që u jep zyrtarëve për mbushjen e formularit te deklaratës.

Shini: Unë kam qenë subjekt i dekalrimit, ka vështirësi për t’u deshifruar, çfarë duhet të deklarosh.

Hoxha: Gjithmonë shorti i ILDKPKI-së për ti kontrolluar pasurinë i binte Azgan Haklajt, që e dinte gjithë dynjaja që jetonte me qira, atë kontrollonin.

Rakipi: A ka raste të deklaruara të denocnuara dhe të mbyllura?

Shini: Ka raste që janë nën hetim për veprën penale të pastrimit të parave. Raste flagrante, ku përfshihen jo vetëm njerëz të botës së krimit, kemi nivele të mesme ose të larta.

Hoxha: Gjyqtari i Apelit vajti dhe doli i pafajshëm, njëri ja kishte lënë trashëgimi, del kryeministri dhe thotë se udhëtimin në Amerikë u bë me paratë e bashkëshortes. Kryetari i Kuvendit thotë se gruaja dhe vjehrra janë pronare të trojeve.

Rakipi: Koncesioni i Bankers, është një offshore 100 përqind. Kemi pasur emision të posaçëm, për herë të parë do mësojmë pronarët e vërtetë… Është burimi më i madh në Evropë i naftës. Dini gjë për këtë koncesion?

Shini: Administrata tatimore ka bërë disa kontrolle. Përveç gjobës.

Sejamini: Kinezët kanë blerë aksionet në bursë. Është blerë kompania “mëmë”. Transaksioni është bërë në Kanada.

Vladi: S’është puna e kinezëve. Ne kemi arritur që ti shesim naftë Libisë. I kemi shitur naftë edhe atij shteti. Ridvan Bode bëri udhëzimin për mbledhjen e akcizës në pikat e pakicës. Bëhen fatura fiktive sikur po shisnin naftë Libisë. Duhet të jetë shitur edhe kafe në Arabi.

Rakipi: Ka pasur shumë pasuri të konfiskuara?

Vladi: Kam ndjesi pozitive në një seminar, ku një profesor amerikan më tha se “gjurmo paranë dhe gjen krimin”. Paraja gjithmonë lë gjurmë. Ne nuk gjurmojmë paranë. Po të lexosh statistika, ne lexojma vetëm për sekuestrime, jo për konfiskime. Prokurorët janë magazinierët e pasurive të sekuestruara. Ai i supozuari si kriminel, si shkon mbrapa asaj makine.

Rakipi: Këtu sekuestrohen objekte të mëdha?

Vladi: Në raste kur kanë lidhje me politikanët, ato çlirohen menjëherë. Gjykata vendos çregjistrimin. Lul Berisha është në burg. Pallatet te TVSH-ja në Durrës, gjykata ia justifikoi. Tokat në Bisht Pallë, nuk i justifikonte. Kurse pallatin e justifikonte, pasi e kishte ndërtuar me një ish-deputet apo me zyrtarë të bashkisë. Gjykata ka tejkaluar ligjin, pasi këto prona ishin konfiskuar, por më pas ia ktheu sërish.

Rakipi: PPP është një vrap i madh, duket sikur ka një bindje absolute që suksesi do të jetë shumë i madh, shihni sukses?

Vladi: Të vetmen rezistencë që kanë këto iniciativa, ne themi punët e Ramës edhe nëse nuk ka dijeni, ka përgjegjësi. Duhet të kesh dijeni, mos thuaj që nuk e dija që ishte vëllai im. Këto lloj refomrash të djathta që ka marrë përsipër s’ka nevojë të dalë letra në Panama që është kompani guackë, as për markimin e karburanteve, këto shkelën ligjin e sigurisë kombëtare. Asnjë bombë nuk i bie. E vetmja dobi ndërgjegjësimi i publikut që s’jemi dakord. Këto janë informuar herët prandaj janë ato qendra. Ajo që duhet të bëjë, nuk ka as opozitë, as shoqëri civile as ekspert të pavarur që mund ta ndalë këtë lloj revanshi.

Rakipi: “Panama Papers”, do të ketë gjëra të tjera?

Sejamini: Se presim çudinë nga Panama Papers.

Hoxha: Çdo gjë që ndodh nga “Panama Papers” në Shqpëri nuk ndodh asgjë që duhet të ndodhë, senaca parlamentare dukej si seancë vakie. U zunë dhe kërkoi përjashtimin nga Parlamenti se janë sharë, qen, kone. Gjithmonë gjendjet në Shqipëri një sebep apo krijohet apostafat për të spostuar vëmendjen. Do dalin se koncensione të tjera kanë qenë të regjistruara atje. Duhet të presim të vijë qeveria tjetër, të marrim vesh çfarë ka ndodhur në këtë qeveri.

Rakipi: Një pjesë e vilave, e di ti të kujt janë?

Hoxha: Kam hyrë për të parë pjesën e kolegëve tanë, te Laguna Blu te Gjiri i Lalzit, te kompleksi rezidencial ka arritur në pikën ku ta publikoja se do të krijoja armiqësi. Një nga kompanitë e regjistruara në parajsën fiskale është edhe kompani e një biznesmeni që sa përmende, ajo ishte regjistruar në Ishujt Virxhinia në emër të një indiani që po ndërton pallat afër parkut. Drejtuesi i punimeve është njëri prej menaxherëve që ka ky biznesmen. Leja i është dhënë kompanisë së regjistruar atje. Fakti që më shqetëson është që si ka mundësi që jepet leje mbi kolektor dhe tjetra është mirë që është atje, por devijimin e kolektorit më duket se është duke e bërë bashkia. Për të gjitha është përgjegjës korrupsioni i pushtetarëve që kemi lënë në pushtet.

Komento