Të Paekspozuarit, “Klientët e zotit Rama”
13.11.2015 9:41
Përditesuar: 13/11/2015, 14:03

“Të Paekspozuarit”, emision i gazetarit Ylli Rakipi, solli mbërmjen e të enjtes gjithçka për përfituesit e tenderave prej miliarda lekësh.

“Klientët e zotit Rama” dhe aferat korruptive me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Cilat janë kompanitë private që fitojnë tendera dhe prokurime të drejtpërdrejta?

Pavarësisht pjesëmarrjes dhe çmimeve të ulëta që ofrojnë kompanitë në tendera, gjithmonë fiton oferta me çmimin më të lartë.

Si u shndërruan premtimet e fushatës së rilindjes në një sistem klientelist?

Gjithçka në “Klientët e zotit Rama”, me gazetarin Ylli Rakipi.

Të ftuar në studio: Oerd Bylykbashi – Deputet PD, Kreu i Komisionit të posaçëm për dekriminalizimin

Dritan Hila – Opinionist

Kreshnik Spahiu – Kryetar i Aleancës Kuq e ZI

Çim Peka – Drejtor i “Syri.net”

Disa nga prononcimet kryesore të të ftuarve në panel

Bylykbashi: Vetëm për një Mercedez qeveria do paguajë 180 mijë euro, dy fishin e vlerës reale

Spahiu:  Sarajet e Edi Ramës  në Surrel kanë  kushtuar 1 milion euro

Hila: Qeveria e Ramës , qeveria e vazhdimësisë së klientelizmit

Peka: Ekziston frika se edhe opozita është e kapur si Qeveria

 Spahiu: Parkingjet në Tiranë po i merr Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Rama

Bylykbashi: Në Porto Romana do të fitojë një kompani kineze e lidhur me vëllain e Edi Ramës

Hila: Kemi një kastë politike që s’jep shpresë, kjo është arsyeja që shqiptarët po ikin

Spahiu: Carapuli ka ndërtuar shtëpinë e Edi Ramës në Surrel dhe si shkëmbim po merr miliarda nga buxheti

Hila: nëpërmjet konçensioneve po i hiqet e drejta e votës shqiptarëve

Peka: Qeveria 2224 proçedura tenderimi të pashpallura për 2015-ën

Bylykbashi: 46 përqind e tenderave sipas KLSH-së janë bërë me shkelje

Peka: Në kohën e Berishës dinim Samir Manen kryeministër

 

Intervista e plotë

Rakipi: Ky ishte materiali filmik që ne ndoqëm. Zotërinj ç’është mendimi juaj për këtë që sapo pamë?

Bylykbashi: Klientelizmi, modeli që po krijon Kryeministri Rama

Bylykbashi:  Klientelizmi është modeli që po krijon Rama, ata janë në radhë të parë këto biznesmenë apo dhe të tjerë për të përfituar. Është e qartë, e hershme, e vjetër, janë biznese që kanë përfituar edhe në të shkuarën nga kontrata të mëdha, qartazi mpleksje interesash, modelin e ka krijuar Rama në çdo moment që këta biznesmenë që kanë një ide për të përfituar para nga taksapaguasit propozojnë një tender, kijojnë tender me specifikime teknike që janë vetëm për ato kompani, në fund miliardat e lekëve përfundojnë në xhepa. Dimensioni shkon në dimesione shumë të rënda, mund të kushtojë burg për shumë gjyqtarë.

Rakipi: Vetëm 2 vite janë të tilla, të zotit.Rama me këtë klientelizëm, biznesmenët e pranishëm në avangardë të zotit. Rama janë po ata që ishin në kohën e Berishës?

Bylykbashi:  Korrupsioni politik, një modeli  i një qeverisje oligarkike

Bylykbashi: Ju përmendet dy emra, sigurisht qëe korrupsioni në politikë shoqëron jo vetëm shoqërinë shqiptare por edhe shtete të tjera, jemi para një situate që jo po merr dimensione të frikshme, ka shpërthyer çdo lloj kritike. Është kryer në një model qeverisje oligarkike, do të vij një moment që këta ta kondicionojnë akoma edhe më shumë Ramën. Dimensionet e këtij modeli të krijuar nga Rama, i krijon këta, elementët jashtë qeverisjes që e mbajnë atë në momente të tjera përditë e më shqetësues, kosto e qeverisjes dhe demokracisë do të jetë e lartë, për 1 vit e gjysmë ka zgjedhje dhe kur flas për korrupsione  kam fjalën për paratë që do të rikthehet nga xhepat e biznesmenëve në arkat e zeza politike.

Spahiu: Rama s’mbajti premtimet, nuk hetoi asnjë kontratë të qeverisë Berisha

Spahiu: E ndoqa me vëmendje nëse do të përsërisim fjalën e Ramës, ishte i qartë para 2 vjetësh dhe tha do heqim monopolet, kontratat korruptive në lidhje me konçensionet e minierave, puseve të naftës apo sektorë të ndryshëm të energjisë, telekomunikacioni. Nëse i rikthehemi sot, në ato kontrata që ka nënshkruar qeveria e mëparshme nuk di asnjë rast që qeveria e Edi Ramës ti jetë nënshtruar një proçesi hetimi dhe të ketë prishur kontratën dhe të ketë nxjerrë aferën korruptive.Shumë nga teleshikuesit janë me shkollime të ndryshme dhe shpesh nuk e kuptojnë konceptin klientelizëm. Do të thoja që brenda këtij koncepti duhet të qartësojmë që nuk bëhet fjalë që ndihmon 5 miq për tu pasuruar se i ka pasur miq. 1 milion socialistë do të thonë më mirë miqve të vet se miqve demokrat. Kur flasim për klientelizëm flasim për raport kurruptiv, për abuzim me fondet, konçensionet, privatizimet apo çka e lidh shtetin me privatët.Këta klientë qofshin socialist apo demokrat nëse këta ndërtojnë një raport klientelizmi marrin 10-20 deri 40 përqind nuk na intereson nëse janë miq apo armiq. Kemi 3 kategori, kemi nga ata klientë që Ministrat apo qeveri të djathtë apo të majtë i gjejnë të gatshëm.

 Spahiu: Delijorgji i favorizuari i të gjitha qeverive, Rama borxh për shtëpinë te Carapuli

Rakipi: Ju keni emra?

Spahiu: Emra ka sa të duash, shumica e tyre janë përfitues të tenderave, privatizimeve, lejeve të ndërtimit nga koha e Fatos Nanos, Pandeli Majkos, Sali Berishës , Edi Ramës. Mihal Delijorgji përfitues i lejeve të ndryshme privatizi në çdo qeveri. E kam të ëvshtirë ta them është i majtë apo i djathtë. Vimë te raporti i 2 i klientelizmit, të ndalojmë korrupsionin me kapjen e shtetit, klientët më të rrezikshëm, sesa ato që blejnë PD-PS janë ato që kanë sponsorizuar fushatat elektorale për ardhjen në pushtet të Edi Ramës. Është i detyruar ti rimbursoj, me klering, privatizime, konçensione deri te shtëpia, 220 mijë euro i ka borxh Carapulit dhe është në koflikt të hapur, se ky njeri që i ka ndërtuar sarajet në Surrel sot përifton tendera privatizimi dhe fonde publike.Edi Rama që sot fut në burg për një kupon tatimor janë në burgje të Shqipërisë, ka investuar 1 milion euro dhe sarajet, le të nxjerrë kuptonin tatimor të asaj kompanie dhe t’ia tregoj shqiptarëve kush është biznesi që ndërtoi vilën e tij.

Hila: Qeveria Rama është qeveria e vazhdimësisë së korrupsionit

Hila: Kemi një shembull të vazhdimësisë të këtij lloj korrupsioni, fusha poshtë digës, s’di për çfarë pazari e etiketoi Berisha Ramën për 20 përqindëshin, ishte afer ku të dyjja palët ishin brenda. Unë për vete kam pasur shpresa të mëdha te Rama për sa i përket qoftë konçensioneve apo tenderave për vetë faktin që janë të njëjtit biznesmen, qoftë Papuli e Carapuli, Delijorgji. Nuk u bën këto 2 vjeçar.E dimë që lejet e ndërtimit janë burim kryesor i korrupsionit në Shqipëri dhe këta kanë qenë te ky oborr, mbrapa Kryeministrisë, kanë vënë edhe parrullë, që nga qeveria Nano, Berisha, Rama. Cili është problemi i madh, është problemi ekonomik se këta njerëz kanë monopolizuar ekonominë e vendit. Në Europë ka pasur një betejë të madhe të KE me Windowsit, kishte zënë tregun e programacionit dhe e humbi një kompani gjigande. Këta Kryeministra që vinë me votë popullore vinë  duhet të  ekulibrojnë ekonominë e vendit, Edi Rama erdhi me këto terma por duhet të diversifikojë tregun e atyre që fitojnë tendera, nuk e bëri , sepse këta janë njerëzit që do shkaktojnë krizën, janë 200 mijë shqiptarë që kanë aplikuar për të ikur në Amerikë, kemi një kastë politike që nuk i jep më shpresë, kjo është drama, është bërë politikë dhe biznes bashkë. Qeveria Rama është qeveri e vazhdimësisë për fatin tonë të keq.

Rakipi:Ne nuk kemi alergji për të pasurit, problem është transparenca.

 Peka: Në kohën e Berishës, më shumë njihnin Samir Manen se Kryeministrin

Peka: Meqenëse cituat bisedën pak më parë, me kolegun. U shprehët se po të ishte emision pa emra do të vinin shumë, meqë janë me emra janë të paktë ata që përballen, të pretendosh se shteti është kapur pas 2013… Në kohën e Berishës, më shumë njihnin Samir Manen se kryeministrin Berisha. I vetmi ndryshim ishte që Samir Mane ishte i detyruar të vishte xhaketë, tani ikën me xhaketë lëkure. Të kesh diçka kundër biznesit është absurde, Xhorxh Bush mblodhi sipërmarrësit më të mëdhenj, ai ingriti zërin dhe i tha jam unë Kryeministri, Mane është biznesmen i fuqishëm, a ka ndërtuar biznese edhe në absurditet po. Edhe ish-Ambasadori amerikan i është bashkuar protestës për rrugën e Elbasanit.Samir Manes iështë dhënë leje, ky është klientelizëm. Sikur Sali Berisha të kishte ndërtuar vilë të deklaronte vila ime ështe ndërtuar, i kam kaq para borxh, këtij bviznesmeni, të fitoj me tender. Guximi i Edi Ramës për ti bërë kaq hapur këto gjëra, këto më habitin kaq shumë, ka pasur tentativë për të kapur shtetin, ka pasur. Vetëm në gjysmën e 2015 janë 2244 tendera të pashpallur, më shumë se në 2014, ajo çka po bën kryeministri Rama nuk ka tendencën më të vogël për ti fshehur, nuk ka tendencën më të vogël për t’ia dhënë atyre që njihën si biznesmen të zotit.Rama dhe sulmon gjithë kategorinë e  gazetarëve për një pronar mediash.

Bylykbashi: Modeli i Edi Ramës rrezikon të rrënojë ekonominë shqiptare

Bylykbashi: Modeli i kësaj qeverisje oligarkike ku një Kryeministër ka ndërruar çdo lloj koncepti, kompanitë paguajnë në përqindjet, Ministrat zbatojnë, ato 28 tendera që ka marrë Ilir Beqaj janë të gjitha në xhepin e Beqaj, janë para që ndahen, një pjesë te Kryeministri dhe një pjesë te arka për zgjedhjet. Është model që komandohet prej tij, është tufa e luanëve, një luan në mes e kapin e ndajnë prenë. E ka bërë edhe më përpara, biznesmenë që marrin leje ndërtimi, tenderimi në kohën kur ishte në Bashki. Modeli që ndërtoi Rama ishte që krijoi një gardh rrotull vetes, i bëri pasanik nga lejet e ndërtimit dhe një pjesë i futi në politikë dhe kjo përmendet edhe në memon e OSBE, i ka bërë figura, klient dhe ka krijuar gardh. Korrupsioni ka element një lloj fshehje, sekreti në këtë marrëveshje, kjo bëhet hapur, këtë të gjithë e shohin në ditën për diell, 46 përqind e tenderave janë bërë me prokurim të drejtpërdrejtë, gjysma e vlerës së prokuruar në vend. Nuk ka qenë kështu, nëpërmjet futjes së proçedurave dixhitale e çuam nga rreth 8 mijë kompani që prokuronin, shkoi në 56 mijë kompani, është e rëndësishme të diverfisikojmë që të futen kompanitë në këto procedura.Modeli i Ramës është model që rrezikon ekonominë shqiptare, përveçse  po e moleps mënyrën e qeverisjes, çdo lloj gjëje sado e madhe të ketë qenë sot është e pakrahasueshme, kjo do dalë edhe në raportet e BE. Kam qenë 2 vjet Drejtor i antikorrupsionit nuk kam parë bërje procedurash me prokurim të drejtpërdrejtë, mund të kishim tendera të korruptuar, por tendera që do ta marrë Vilma Nushi, Papuli, Carapuli.

Rakipi: 210 milion euro do ju marrë Rapiskan shqiptarëve, ky është një koncension që e keni realizuar ju Bylykbashi, befas pasi janë realizuar të gjitha kontratat, është vënë vetmë 1 aparat në Durrës, 49 për qind të aksioneve i janë shitur spitalit Salus me 490 lekë.Energjia elektrike kaloi nëpërmjet telave dhe pagoi taksën e Rapiskanit.

Hila: Rapiskan të hidhej në gjyq, për 15 vjet do tu marrë lekë shqiptarëve

Hila: Nuk dua të bëj debat, por kap vetëm një fakt, konçensionet, është dhënë Rapiskan për 15 vjet.E hidhje në gjyq kompaninë në Amerikë, vetëm fakti që është shitur gjysma e aksioneve me 5 mijë lekë është korrupsion i pastër, kalon në dogana të huaja, nuk kalojnë të gjithë në skanim. Vendi që i përdor më shumë ishte Zvicra. Edhe në periudhën e  Berishës janë tendera të rrugëve që merreshin nga një dorë kompanish.

 Bylykbashi: Fillimisht thanë që do ta ndërpresin dhe më pas thanë që do i rikthehemi, por po i ndryshojmë termat, po të pyesim biznesmenët, paguajnë më shumë, në këtë ka pasur edhe një pazar, mund të jetë kjo.

 Peka: Ish-opozita ka akuzuar qeverinë për konçesione, abuzime, por nuk duhet të harrojmë që nuk është e re, opozita e 2004 ka ulëritur fort për Albtelekom edhe për një fabrikë në Fush Krujë, i ka vazhduar të dyja, nuk është ky problem. Opozita i ka kontestuar në kohën e tyre dhe më pas i kanë vazhduar, çka të bën përshtypje sidomos në 2015 është moskujdesi i zotit.Rama për të mos fshehur asgjë, pashqetësimi i tij për të zhdukur tenderimin thjesht duke negociuar, deri tani kjo nuk kishte ndodhur. Tentativë për kapje Ministrash, apo akuza ka pasur edhe më parë, por ajo që po ndodh në 2015.

Hila: Kush janë këto qeveri që japin konçensione tej mandatit të tyre, kjo është drama e madhe, me gjithë ato që dha Berisha dhe ca jep Rama. Konçensione jepen në përgjithësi ato që nuk i përballon shteti, Kina ka qenë gati ti ofronte falas.  Rugë, hidrocentrale, nuk ke pse jep taksat, dializës, dhe unë dua të dal, ne po i heqim të drejtën e votës shqiptarëve, unë se di për çfarë do të votojnë, të japin qeverinë me konçension, është  më shumë problem politik sesa ekonomik.

Spahiu: Rama futi fenomenin e pasurimit të klientëve të kriminalizuar

Spahiu: Ndaj mendim të kundër për Samir Manen, të gjithë këta biznesmenë japin rryshfet, kurse te Samir Mane fusin të gjithë paratë për të investuar, nëse viziton Rollin Hill, çdo gjyqtar, prokuror ka nga një vilë, ,klineti më i madh është Top Channel. Qytetarët shqiptar, paguajnë 18 mijë lekë në vit taksë për TV shtetëror publik të cilën TVSH që 3 milion shqiptar ka harruar logon, siglën, ndërsa kemi një TV në kundërshtim me gjithë standardet ka monopolizuar dekorderin që duhet të ishte universal, ne sot kemi me Dixhitalb. Ka pushtuar me 10 frekuenca ku në bazë të ligjit duhet të vetëm 25 stacione, s’kemi pse kemi 4 kanale pornografile, 18 për kukulla për të monopolizuar. Klienti kryesor është biznesmeni më i madh që i ka futur etiketën në bluzën e kombëtares, është Dixhitalb.  Nëse duam ta çojmë deri në fund duhet të shohim.  Është e padrejtë që hapen procedura për një tender që shqiptarëve të varfër ti jepet paketa Dixhitalb që të indokrinosh me politikën tënde çdo fshat apo zonë të thellë duke i çuar Dixhitalb, shqiptarët skanë nevojë për Çufon dhe kanalet pornografike, kanë nevojë për punësim, infrastrukturë, sistem social, se kanë sjellë socialistët ne pushtet ata që duhet të aplikojnë barazinë ligjore, para tenderimit. Jo më larg se para 4 ditësh, kemi parë një mandat të ri, që ju e kishit edhe në studio. Kam respekt për Eduart Ndocaj, por ka deklaruar se ka financuar nga djersa e tij 500 mijë euro PS në fushatë. Njeriu që bashkoi Europën, Helmut Kol për 100 mijë marka dha dorëheqjen dhe iku nga politika, sot s’ka asnjë dorëheqje nga Kryeministri shqiptar, për një faturë 500 mijë euro, dhe fatura të tjera si ajo e zotit.Ndocaj apo e Carapulëve dhe Papulëve janë me 10 që Rama nuk i ka deklaruar. Ambasadori Arvizu i ka kërkuar mos kandidojë të inkriminuar, vetëm se kanë paguar paratë Rama nuk i hoqi nga lista. Problemi është që Rama futi fenomenin e pasurimit të klientëve të kriminalizuar. Samir Mane as ka bërë trafik as burg, ky sot po favorizon ata që kanë ushtruar prostitucion, trafik, drogë, pastrojnë para, ky është problem, po e shndërron Shqipërinë në lavatriçen më të madhe me paratë që do të financojë fushatën.

Peka: Qeveria dhe opozita të kapur nga biznesmenët

Peka: Jo 600 mijë euro po edhe 2 milion euro, si zoti.Ndocaj ti japin nuk më prishin punë, jemi mbledhur për taksat e shqiptarëve, Kryeministri i ka hequr nga tenderimi dhe i shpërndan si të dojë. Çdo biznesmeni do ti jepet mundësia, bën biznes dhe nuk pyet kush është në pushtet, mos përmendi emra, edhe ne jemi në të drejtën tonë ti kërkojmë të bëjnë biznes. Opozita aktuale është kujtuar vonë të përmend emrat e biznesëve, biznesmenin që merrr përsipër të hyjë në pazar opozita duhet ta atakojë, problemi më i madh nuk është opozia. Të kapësh edhe opozitën, denoncon Kryeministrin për afera dhe nuk përmend emër biznesmeni dhe më lind dyshimi se ky zotëria ka pasur Kryeministrin edhe opozitën, të kesh frikë se opozita është dorovitur pak, kjo është e tmerrshme.

Tenderi për dializën, Bylykbashi: Pa dokumentacion kompania që e ka fituar

 Rakipi: Një grua bariste në Berat, kishte fituar tenderin e dializës. Qeveria bëri shpjegim të çuditshëm është edhe spitali amerikan. Si të dalë një bariste përpara, si e shpejgoni?

Bylybashi:Tenderi i dializës është denoncuar në gusht, dhe  PD ka denoncuar kur nuk është mbyllur procedura dhe është nga ato procedura që kemi dononcuar, një nga problemet e mëdha jo vetëm që krijon një monopol, ka problematikë të klietelizimit, kapja e shtetit në pak duar. Vilma Nushi është ajo që bën çdo gjë, pavarësisht se cili është qëllimi kryesor, ajo që shqetëson akoma në tepër. E di që spitali amerikan dhe Hygeja kanë kapacitet për të bërë dializë, këto kanë përfituar. Këtu është historia e një marrëveshje, personat pas kësaj kanë vendosur. Në kohën tonë këto dy spitale kanë përfituar fonde publike përveç asaj që bënte shteti, kur nuk kishte kapacitete shkonin e bënin atje. Sot është vetëm 1 dhe këtë e ka fituar nepërmjet këtij tenderi, të gjithë u çuditën, se kjo kompani po të klikosh nuk i gjen as dokumentacionin, më pas doli qeveria dhe tha për ta justifikuar se bëri bujë. Ata duan të fshehin diçka, kush është personi pas kësaj, nëse është kushëriri i pronares, kjo s’ka rëndësi, modeli me të cilën jepet.

Rakipi: E di opozita se kompania që ka blerë 49 përqind që ka blerë Rapiskanin, di gjë opozita?

Bylykbashi: Po të investigojnë autoritetet amerikane kjo mund të bëjë edhe vepër penale.

Rakipi: Për tenderin në fjalë që vjen nga koha juaj, keni qenë 2 vjet në antikorrupsion, si hyri Rapiskani?

Bylykbashi: Është në të drejtën e çdo qeverie që në çështje të caktuara ti bëjë me koncension kur nuk i bën dot vet, Maqedonia e ka bërë, ka mbetur sistemi i investuar me shumë para, nuk bën dot mirëmbajtjen. U gjykua me rëndësi për tu bërë, këta u zotuan që do ta zhbënin. Sigurisht është për qëllim të trafiqeve të drogës së armëve.

Hila për Rapiskan: O të hiqet skanimi, o doganierët, të dyja nuk bëjnë

 Rakipi:Shqipëria me risk të lartë, kjo kompani ka vendosur 1 në Durrës, do të vendos dhe 4 të tjera, ka 20 pika, në këto 15 pika nuk ka risk?

Hila: Nuk u bëhet skanimi atyre që dalin. Ne paguajmë doganierë, paguajmë edhe skanimin, o hiq skanerat o hiq doganierët. Kam qenë në dogana të ndryshme, skanohet tek tek ndonjë kamion që ka dyshime.

Bylykbashi: Porto Romano po u jepet kompanive kineze fantazma të lidhur me vëllain e Kryeministrit

Bylykbashi:  Po sigurojnë brezat e familjeve të tyre, zona industriale 500 hektar në Porto Romano, po përflasin vëllain e Kryeministrit, të lidhur me kompani fantazma të kinezëve, kjo zonë do të jepet për zonë industrial, do të fitojë një kompani kineze, e cila ka pasur metrin katror me kualifikimin në hipotekë truall industrial me VKM. 20 euro metri katror kontrata e shitblerjes. Edi Rama me VKM ka ndryshuar kualifikimin, nuk është më truall por tokë bujqësore, ajo zonë kurrë sa mbahet mend pas tërmetit të mesjetës, nuk ka qenë kurrë tokë bujqësore se është e kripur, ta shpronësojmë me 170 lekë të vjetra, mos t’a japë me vlerë po e shpronëson për interes të vëllait të vet. Të heqim këdo qoftë, në ço rast kuptohet interesi i drejtpërdrejtë i Edi Ramës. Është një histori  e pastër kapje e një llokme tjetër.

 Rakipi: Tenderi i Rrugës së Kombit tenderi më problematik për xhepin e qytetarëve, më ka bërë përshtypje se kam parë në shëtitjet e mia që të urdhëtosh me 100, mijëra km qoftë edhe në terrene të vështira ku ka tunele  paguan vlera më të pakta, sesa deklarata e Ministrit të Transportit, 5 euro.

Spahiu kundër tarifës 5 euro për Rrugën e Kombit, pas parkimeve me pagesë Olsi Rama

Spahiu: Nga vetë emri,  Rruga e Kombit, kur është projektuar janë parë interesa kombëtare ku arrdhja e shqiptarvëe nga Kosova do të dyfishonin turistë në bregdet, reaksioni në publik është i madh, preken interesa kombëtare, të publikut dhe goditje të biznesit. Të vendosësh sot një taksë 5 euro 10-15 mijë lekë, në një aks kryesor, në një rrugë që është ndërtuar 100 përqind me fonde publike nuk justifikon koncensionin me justifikimin si do e mirëmbajnë. Si mirëmbahen rrugët  e Shqipërisë për vite me radhë, është aplikimi i parë që ti vendos për taksën hyrje-dalje, kemi informacione që vëllai i Kryeministrit sëbashku me një klient do të jetë fituesi i tenderit dhe ne do ta hapim zarfin përpara se të publikohet, një aks tjetër kryesor me përfitues deputetin Koço Kokëdhima Rruga e Arbrit, është tenderuar 20 herë duke ja dhënë kinezëve a thua se rruga është për Pekin, jo për Peshkopi. Të zgjasë 20 vjet, e ka shndërruar Peshkopinë më afër Maqedonisë, vetëm se disa klientë ndryshe nga demokratët. Mëkatet e demokratëve është që i kanë parë biznesmenët si sponsor, socialistët i fusin deputet, gjysma e këtyre janë në parlament apo synojnë poste Ministrore, ky është ndryshimi. Kontrata me konçesion e hekurudhës Fier-Ballsh, e cila në tërësinë e vetë prish proçedurën transparente prokurimi. Autostrada e Arbrit, Kombit, hekurudha përfshihen  në projektet më strategjike të komunikacionit, qytetarëve shqiptar i rëndohet . Tirana ka 1 milion banorë do ti hepet taksa e parkimit që do ta marrë Olsi Rama, ato që kishin mbetur pa u privatizuar, autostrada, trotuaret, rrugët i futën në konçension. Shikoni Maqedoninë apo çdo vend tjetër që ka realizuar kontratat me parkim. Kush është investimi që do të bëj, viza me gëlqere apo aparati me faturën, kush është përfitimi që do të ketë kompania. Maqedonia që ka konçension 90 përqind i përfiton publiku, fondet shkojnë në favor të publikut dhe 10 për qind të kompanisë, kush janë këta që privatizojnë rrugët e shqiptarëve këta. Vijnë kosovarët më të varfër që nuk shkojnë në Ulqin për 10 euro më lirë në Durrës, ti nuk …

 Rakipi: Ne u përpoqëm të gjenim kontratën, duhet të jenë të shpallura, duhet të jenë publike, por dëgjuam një kontratë sekrete, çfarë është?

Bylykbashi: Të gjithë tenderat me proçedura të mbyllura, ndahen qindra milion lekë

Bylykbashi: E nisim nga koka, jua thashë më parë që transparenca e prokurimit është bërë hi, nëse dikur ideja është që prokurimi publik, procedura e hapur është procedura e preferuar për prokurimet, ligji parashikon një seri tipologjish proçedurash, proçedura e hapur, me këtë proçedurë preferohet të bëhet shumica me përjashtim. Tenderat, proçedurat e kufizuara, në ato raste kanë kritere specifike do të përdoren këto. Raste kur është bërë 2 apo 3 herë pa konkurencë, kanë dështuar 1 apo 2 kompani që mund ta japin.Duhet të ketë arsye shumë të forta. Gjëja tipike që ndodh me proçedurat e mbyllura, ju keni provën që shumica dërmuese negociom pa shpallje, po të gjitha shkojnë në vlerën limit. Në 1 dhjetor 2014  të këtij viti kompania Klacisk ka marrë një kontratë 125 milion lekë të reja për blerjen e  autambulancave Tirana Olimpik pati 1.2 miliard më shumë se oferta më e vogël, tendera që fitohem me 700 milion lekë më shumë, midis fituesit që renditet i fundit dhe kompanisë, bëhet fjalë për qindra milion që ndahen në këtë raport oligarkik. Ndahen qindra milion lekë në një tender të vetëm në këto procedura jo transparente, kompani që deri dje nuk kapnin tendera po kapin 28 tendera në 22 muaj.

Rakipi: Garda e Republikës, ja kanë varur në qafë hallin e madh, kanë edhe nen të kodit penal, ata që kanë firmosur do të kenë problem, ata që kanë bërë, që hallin e madh e kanë që shqiptarët mos të kishin akses te këto dokumente. Nuk hetohen as nga KLSH? Pse sekret kjo kontratë?

Bylykbashi: Dakord nëse hetohen apo jo, kjo është bërë publike, flet për 43 makina,  Berisha e deklaroi këtë gjë në parlament. 43 makina për përdorim qeveritar, 3 Mercedez Benz, versioni luksoz i kësaj makine. Do të jenë 3 Range Rover, shumë luksoze, Land Rover 3 copë dhe 23 Jaguar të famshëm, një numër makinash Hundai Volsvagen. Jo vetëm kjo, ka shkuar te një kompani që po jep shërbimin, ne kemi një vlerë totale në vit qeraje 1 milion euro, për 5 vjet janë 5 milion euro të shqiptarëve.

Rakipi: Ky është një Leasing, mund ta shpjegoni?

Bylykbashi: Leasing nuk është tipiku, ajo që bëjnë bankat shitje me rezervë pronësie, këta do të japim për 5 vjet 43 makina dhe pas atyre viteve ku për çdo muaj paguhet qeraja, ato i rikthehen kompanisë, brenda ka edhe një numër shërbimesh, janë 3 Mercedez të shtrenjtë, që në çmimet e tyre jane 95 mijë euro. Nëse do të marrin vlerën, është 182 mijë euro, dy herë më shumë do të paguhet. Nëse këto 5 milion euro do të blinim 43 makina të reja do të ishte 117 mijë euro për makinë, 43 Mecedez. Mund ti blinim këto makina të reja, shqiptarët do të paguajnë shifra të tmerrshme, kjo u bë që askush të mos arrinte, askush të mos e merrte vesh këtë skandal.Këtu jemi duke shpenzuar shumë herë më tepër. Që Ministrat të rrinë komod, të jenë luks, ti shohin qytetarët nga xhami i zi, nëse kanë para shqiptarët për ti bërë tym Benzin. Shqiptarët si kanë këto para, nëse nuk reagohet nga media, nga opinion publik. Ç’të keqe kanë makinat aktuale? Nuk është luksi, i  janë dhënë 5 milion euro klientit.

Peka: Rama  nga Gjermania me charter për një darkë me Metën 

Peka: Kryeministri sipas disa mediave, është kthyer me urgjencë nga Gjermania me Charter dhe urgjenca është një darkë me Ilir Metën. Ajo ça me bën përshtypje është që as po tenton ti fshehë këto, mund ti kenë bërë të tjerë, në këtë lloj shfrenimi shpenzimesh, më habit, të marrësh Charter se do hash darkë me Ilir Metën.

Hila: Edhe qeveria e mëparshme ka pasur afera korruptive

Hila: Politika ka një lloj fodullëku të paparë. Jo më larg se dje Kasacioni i Italisë ka detyruar vajzën e Betino Kraksit i ka detyruar që ti pagujë 676 mijë euro sepse babai i saj ka shpërdoruar fondet, kur këta politikanë do ta marrin vesh, se po shpëtuan do ti heqin fëmijët e tyre këto do parë. Edhe qeveria e mëparëshme ka pasur afera korruptive.

 Bylykbashi: Kjo që shohim sot është diçka për të vënë duart në kohë, Albcontrol i jep edhe Carapulit, qoftë sallat vip të aeroportit që janë bërë me tender të drejtpërdrejtë, është godinë teknoklogjike, ka kushtuar gjithë ato para.

Rakipi: Shqipëria është i vetmi vend në botën perëndimore ku Prokurori i Përgjithshëm anatemohet në këtë mënyrë, kemi një Kryeministër që thotë se besoj se një pjesë e gjykatave janë të korruptuara, nëse Camerun thotë se gjykatat janë të korruptuara bie shteti në Angli, prokurorit vetëm politika ja bën këtë presion.

Bylykbashi: Kemi shkuar në nivel që Prokuroria është një nga pikat më të dobëta, goditja është frontale mbi sistemin e drejtësisë, sigurisht që ka gjyqtarë të korruptuar, dua ti shikoj pas hekurave. Kush është ai gyqtar që do të dënojë Kryeministrin për aferat e tij korruptive? Ai është në presion,sulmi është ta kapë sistemi dhe më pas gjyqtarët ta nxjerrin Ramën me çertifikatë virgjërie.

Spahiu: Vetëm në Shqipëri ndodh që Kryeministri deklaron 3 mijë euro borxh dhe për 12 muaj ngre saraje

 Spahiu: Në Francë, Ministrja e Drejtësisë së Sarkozisë vetëm se një ditë të vetme veshi të gjitha të markës Dior, u konsiderua klientelizëm që po i bënte reklamë dhe u shkarkua. Dalim te ajo që tha Oerdi, a ka gjyqtar dhe prokuror që të hetojë drejtues institucionesh, president, ministra, kryeministra. Jo nuk ka. Jo rastësisht kjo kërkohet në Maqedoni, në Kosovë. Rumunët i keni në revolucion, jo për të parë në burg kryeminsitrin po për të gjithë të tjerët. Vetëm në Shqipëri ndodh që kryeministri deklaron 3 mijë euro borxh dhe për 12 muaj ngre saraje, pushton një fshat në Surrel. Ke sot rrugë për makina, për biçikleta, është krenari të jesh në Surrel, vetëm se ka 12 muaj kryeministri që banon. Nuk ja nënshtron as deklarimit të pasurive dhe as kuponit tatimor. Një pushtet që e tregon forcën me të dobëtin, nuk është gjë tjetër vetëm një sistem arrogant dhe i korruptuar, nuk mund të ndëshkosh njerëzit për kupon tatimor dhe kur vjedh milionat e çon për statistikë.

Rakipi: Raporti i OSBE-së supozon që njerëzit më të pasur të këtij vendi janë politikanët. A mendoni që kjo është e vërtetë?

Bylykbashi: Ligji për dekriminalizimin duhet të përfshijë heqjen e mandatit për deputetët

Bylykbashi: Po ta marrësh të shohësh faktet, në mëyrë specfike flet për mekanizmin e Ramës kur ishte kryetar Bashkie, i dha tendera njerëzve të caktuar, i bëri pasanikë brenda dhe jashtë partisë, i shtoi në parti këta që nuk ishin dhe mori kontrollin e Partisë Socialiste, në grupin parlamentar të PS gjen milarder. A janë me djersën e ballit këta? Jo, këta janë njerëz që kur futen në politikë bëhen edhe më pasanik, ligji për dekriminalizimin duhet të ketë brenda edhe rastin e deputetëve që u është hequr mandati ose do tu hiqet sepse kanë përfituar fonde publike. I vemi rast që Kushtetuta parashikon që humbet mandatin. Rastin ekzemplar keni zotin.Beqaj, është i pari, mund të jetë Kokëdhima, është rasti i zonjes.Leskaj, 500 mijë euro për 4 muaj. Secili do të sqaroj pozicionin, kemi një situatë, që persona që futen në politikë përfitojnë nga kjo, hiqen nga politika, rifuten nga penxherja, shet aksionet dhe kompania bën 11 milion euro. Me këtë lloj modeli pse mos të futen biznesmenë dhe të bëhen edhe më të pasur. Kjo histori do të replikohet në raporte më të mëdha.

Hila: S’ka demokraci të vertetë nëse politikanët nuk do vijnë nga shtresa e mesme

Hila: Nuk do të kemi kurrë demokraci të vertetë nëse politikanët nuk do të vijnë nga shtresa e mesme.  Italia degjeneroi kur të pasurit filluan të futen në politikë, pse Gjermania dhe Anglia janë më solide, se në politikë nuk futet kurrë i pasuri, kam frikë nuk po flasim për 1 apo dy raste që e kanë pasion. Nëse pronari i Mikrosoft e ka dhënë pasurinë për bamirësi ky nuk është i pasur, po arrijmë në një moment kur të pasurit po futen në politikë dhe po kompromentojnë të ardhmen e vendit tonë. Berlusconi çka bërë 25 vjet, e ka bërë çorapë, Italia nuk është në gjendje më, kjo do të ndodh edhe këtu.

Spahiu: Zengjini i ri është shumë i rrezikshëm, asnjë me djersën e ballit

Spahiu: Zengjini i ri është shumë i rrezikshëm, këta janë zengjinë që askush nuk është bërë me djersën e ballit. Problemi është që ajo pjesë e politikës dhe këta aksionerë të zengjinëve kanë deformuar sistemin elektoral dhe barazinë mbi të cilën do orientuar shteti, Kushtetua është që  qytetarët janë të barabartë përpara ligjit. Dhe sot po ishe në pushtet, pse duan zengjinët, se politika të krijon imunitet, nëse bëhesh deputet je i paprekshëm, rastësi është që deputeti merr koburet dhe vrasin njerëz, që pushtojnë lagunat dhe bregdetin. Vendoset tritol në qytet, një muaj aksion patenta makinash, një muaj kupona tatimor, një muaj depozitat e ujit.

Rakipi: Raporti i OSBE?

Peka:Raporti i OSBE u hartua qëllimisht për të dalë në media

Peka: Raporti më interesant sa kohë që mbaj mend, u hartua qëllimisht për të dalë në media, akuza të reja, pavarësisht ambalazhimit, kishte 2 akuza konkrete për zotin. Meta dhe nuk janë akuza shtypi, për Ramën kishte akuza, si kemi dëgjuar në shtyp. Kornizohet  pasuria e një Kryeministri shqiptar nga një organizëm ndërkombëtar, nuk është përmendur kryetari i opozitës, nuk është hartuar mbi bazën e akuzave në shtyp.

Rakipi: Është hera e parë në 25 vjet. Kryeministri ka akuzuar median, e ka cilësuar kënetë, media që vë gjoba, kemi kërkuar që Kryeministri të vërë gishtin kush janë gjobaxhinjtë, ka pasur përplasje, brenda llojit, për afera ndërtime, a është krijuar një simbiozë e rrezishme, politike-mediatike?

Peka: I pari është Ilir Meta dhe Edi Rama, kjo modë ka hyrë në vitin 2000, nëse ka ideatorë, lënie derës së hapur për të vënë gjoba, është Rama, Rama është mjeshtër i menaxhimit të mediave, ka ndryshuar koncepti për mediat.

Spahiu: Një pjesë e analistëve, gazetarëve, nje pjesë e mediave i ka pjesën e vet, mërzitet kur vënë gjoba dhe punojnë jashtë axhendës së tij. Amplifikoi ai me akuzat e tij kundër Ilir Metës, gjithë konfliktet që ka brenda apo jashtë llojit.

Bylykbashi: Rama përveç gjyqësorit, do të kapë dhe median

Bylykbashi: Një nga shqetësimet që ngre progresraporti, me fondet e financimit nëpërmjet reklamave në media, ky është problem që agravohet gjtihmonë e më tepër, përtej çdo precedure ka pas probleme, me siguri po, sot është në progresraport, po zbaton pikat çduhet të bëjë një Princ i Ballkanit sipas Makiavelit, po financon mediat. Ngre shqetësim në lidhje me transparencën lidhur me pronësinë e medias. Garant tjetër përveç gjyqësorit. Do ta kapë median, opozita e ka të vështirë ti nxjerrë lajmet po nuk bëri disa herë konferenca shtypi.

Rakipi: Ç’lloj demokracie është kjo?

Hila: Kemi problemin  e varfërisë dhe problemin e makutërisë së elitave

Hila: Demokraci fukarenjsh, një gjellë për të pasur nuk e hanë të varfrit, kemi elita të molepsura, në Itali, në Gjermani, e kanë bërë elitat nuk e bën populli. Kemi problemin  e varfërisë dhe problemin e makutërisë së elitave dhe të mospasjes së një objektivi për të bërë shtet, që nga rilindasit që ishin modestë, por pastaj elitat e kanë pasë që të gjitha kush të sundojë dhe kush të jetë sa më makut dhe të shtypë pastaj njerëzit e artit, kulturës.

Peka: Vota ka dalë në treg, sot gjen lehtësisht votë për të blerë

Peka: Ajo që është më shqetësuese, humbja e besimit te sistemi, nuk ka qytetar që me 100 euro nzgjidh gjë me fukarallëkun por e bën me vetëdije, sigurisht që ka blerës, por duhet të kesh lëndë të parë, ata janë votuesit, vota ka dalë në treg dhe sot gjen lehtësisht votë për të blerë, ka humbur besimi te sistemi.

Rakipi: Ça shihni pas kësaj përvoje?

Spahiu:Qeveria po bën opozitën,  po rrëzon vetveten

Spahiu: Nga 2013 në 2015 shikojmë një qeveri që po bën misionin e opozitës sepse po rrëzon vetveten, opozita po e bën punën e qeverisë, se çdo lloj opozite do ta kishte rrëzuar një qeveri që ka degraduar nga 2 vjet sikur të kishte 12 vjet. Sot tema e zgjedhjeve të parakohshme, temë kryesore dhe mënyra kryesore brenda maxhorancës janë zgjedhjet e parakohshme dhe shpërndarja e parlamentit.

Bylykbashi: Opozita po bën punën e vet, na kërcënojnë se do të  na fusin në burg

Bylykbashi: Në politikë konkurojnë faktorë për ndryshimin e rrotacionin e qeverive, ne jemi vetëm 2 vjet nga humbja që pësuam, e pranojmë humbën, Rama mori 2 mandate më pak sesa kishte marrë në 2009. Pse Meta me gjithë ato akuza arriti të bente çfarë bëri, Meta ngriti sistemin, një pjesë e parave të korrupsionit e kthehu në blerje vote, do ta kemi edhe më të madh, rama e bën më mirë dhe në shkallë më të madhe. Është gati të blejë edhe Metën, nëse nuk  e mbajnë fokusin këtu, opozita po bën punën e vet, na kërcenojnë se do të  na fusin në burg, një njeri që mori një kartë banka nuk bëri asgjë, s’mund të presim një njeri që gënjen në fushatë, erdhi në pushtet bashkë me këtë oligarki, shpreson të blejë pushtetin, do të shkoj në ishuj që s’do ti kapë ligji shqiptar.

Komento