Të Paekspozuarit -“Hija e zezë e armikut”, Ngjela: Partia Socialiste tani ka dy koka
18.03.2016 8:18
Përditesuar: 18/03/2016, 8:44

“Hija e zezë e armikut”, është tema e emisionit  “Të Paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi, në qendër të të cilit janë diskutimet në Partinë Socialiste për zgjedhjen e kryetarit.

Kongresi i PS që mbahet me 19 mars e që do të zgjedhë të gjithë partinë përveç Edi Ramës, e ku deputeti rebel Ben Blushi është i ndaluar të kandidojë.

Në studio me gazetarin Rakipi ishin Dritan Hila opinionist, Mero Baze gazetar, Armand Shkullaku gazetar dhe Spartak Ngjela, politikan, avokat.

Deklaratat kryesore në emision

1-Ngjela: Partia Socialiste, tani ka dy koka

2-Shkullaku: zgjedhjet e parakohshme, për Presidentin e ri

3-Ngjela: Rilindja e PS-së ishte rikthimi i Enver Hoxhës

4-Ngjela: Blushit do ti rriten vazhdimisht aksionet

5-Baze: PS është partia e Ramës

6-Baze: Demokracia në PS është thjesht një iluzion

7-Hila: Rilindja ishte thjesht një parrullë elektorale

8-Shkullaku: Skenat e Elbasanit si ato të Enver Hoxhës në ’56

9-Hila: Në PS mungon fryma demokratike

Intervista minutë pas minute

Rakipi: Përse Edi Rama nuk do të kandidojë? Përse nuk do të zgjidhet? Është një gjë shumë e çuditshme.Zoti. Baze, pak kush në Shqipëri mendon se Rama mund të mos rikonfirmohet si kreu i PS, ç’është kjo që Rama nuk do të kandidojë, të gjitha strukurat  e PS do të zgjidhen nga qeliza, vetëm Rama nuk do të kandidojë.

Baze: Kjo është thënë ndryshe, Edi Rama ka vendosur të ndryshojë statutin, me qefin e Ramës presioni është të zbatohet i vjetri, është debat për 2013 kur ka plotësuar mandatin nga Kongresi i radhës, kemi shkelje statutore, kryesia dhe Rama kanë marrë vendim do të ndryshojmë statutin dhe do ta lëmë që Kryeministri që fiton zgjedhjet nuk do të votëbesohet në Kongres. Me këtë ndryshim mendoj se Rama nuk bëhet jetëgjatë nëse mendojmë që e ka të sigurt fitoren, nëse hyn në zgjedhje  në qershor, në shtator, nëse nuk fiton ikën si kreu i PS. Për herë të parë kreu i PS, ai nuk fitoi në 2009 duhet të ikte, për herë të parë kemi të qartë që kreu i PS nuk e ka të sigurt karrigen e tij.

Rakipi: Ju thoni i vështirësohet zotit Rama për të mos qenë kryetar i përhershëm, gjithësesi me statutin. PS do ta bëjë Kongresin, pse kryetari të mos zgjidhet?

Baze: Do ta vendosë Kongresi, nuk ka qëndrim përfundimtar.

Rakipi: Ju jeni anëtar i Asamblesë zoti Hila. Herën e fundit u votua Taulant Balla, nuk ngritëm dorën e morën të mirqenë.

Hila: Edi Rama nëse do të humbiste zgjedhjet duhet të jepte dorëheqjen, këtë bëri edhe në 2009.  Tani çfarë rëndësie ka teknikaliteti, ne nuk jemi në 2009 ai hyri dhe hyri në kandidim, nëse thuhet që e lë mandatin mund të kërkojë mandat të ri, nëse do të ketë frymë që kryetari që humb zgjedhjet ikën në punë të vetë dhe ata që hyjnë në konkurim 2-3 veta, është funksional, nëse bëjmë artifica i shmangemi përgjegjësisë, ose për të salduar pushtetin brenda PS.

 Rakipi: Zoti. Shkullaku.

Shkullaku: Janë dy arsye që Rama nuk pranoi të hyjë në garë. Arsyeja e parë nuk ka të bëjë me sigurinë, ai fiton sigurisht Kryeministër, është lider, PS ka marrë trajtat e Edi Ramës për gjatësi dhe gjerësi, në këtë nuk ndihet i kërcënuar. A ka arritur në atë pikë të rrezikshme që nuk duron dot as ballafaqimin, ideja se ka një person përballë ti thotë disa gjëra,  e shqetëson. Të shkonte në çdo degë, si në Elbasan që të reagojë salla nuk duron ti thotë njeri që se ke mirë këtë gjë, edhe kur flet i thotë vetes e ke shumë mirë, ky është kulti i individit. Momenti i dytë është që ky e quan veten një udhëheqës të zgjedhur në funksion të një misionari, është përtej liderit banal politik që shkon në zgjedhje, mbledh Kryesisnë, mirë që nuk zgjidhet, pse nuk bën Kongres në 2013, pse nuk mbledh Asamblenë, ky thotë unë jam mbi. Në 2009 nxori arsye madhore, me statutin e 2009 tha Sali Berisha ka vjedhur zgjedhjet si të iki unë, pataj tha Shqipëria ka nevojë për reforma, ne nuk mund të lëmë këto punë të merremi me zgjedhjet, në 2017 do të nxjerrë. Tani e vendosi nuk do të zgjidhet, edhe në 2020 do të thotë do të hyjë Shqipëria në BE, nuk mund të merret me zgjedhje.

Rakipi:Dikush e ka sfiduar, Blushi, shumëkush mendon se Rama fiton, pse nuk duhet ta provojë njeriu këtë?

Ngjela:Nëse do ti qëndrojmë proçedurave të një partie për këtë s’kam kompetencë të bëj kriticizmin e partisë së tyre. Këtu problemi shtrohet politikisht,  ka diçka që Blushi ka kapur rastin dhe kërkon të dalë protagonist, pyetja bëhet Blushi ku ishte? Blushi ishte nën nivelin e detit, ishte me kuota nën 0. E vetmja gjë që spikat është protagonizmi i Blushit, është novacion. Ishte parti e ngrirë, nuk kishte zëra intelektiv, befas del një protagonist, i cili është kapur me proçedurë, nuk është e kotë sepse demokraci do të thoë proçedurë, ky si i ka kuptuar sot? Unë nuk jam media dhe nuk kam hapësirë verifikimi, mesa shoh unë këtij i janë rritur, i ka aksionet në rritje si politikan, me faktin që thotë Rama nuk do të bëjë zgjedhje. Le të zgjidhet por nëpërmjet zgjedhjeve. Kurse ky thotë nuk dua dhe ka një hapësirë politike që thotë unë po, mbledh një Kongres ky të vendosë të kandidojë unë apo jo, ju e harroni procedurën e Kongresit, nëse ky Kongres është me kukulla, atëherë është partia e kukullave. Blushi e bëri protagonizmin e vetë, e sqaroi ky nuk ka të drejtë të ndalojë zgjedhjet në parti në këtë moment. Analiza bëhet si e analizon Rama Blushin, si konkurent apo si armik? Programi që ke bërë  e koncepton si armik dhe jo si konkurent. Kjo është sëmundje e vjetër që se pranojnë rivalitetin, të konsiderojnë si kundërshtar, nuk kemi risi këtu. Nuk ma ha mendja që PS kishte dalë nga kjo lloj psikologjie. Vimë te frika. A ka Rama frikë? Natyrisht. A fiton, unë them mbase ka frikë që nuk fiton. Por pyetja është cili është konkurenti që po i prish karrierën politike, del që është Blushi. Si i ka kapitalet në popull atëherë duhet ta drejtojë Blushi që të marrë zgjedhjet e 2017. Nëse Blushi fiton zgjedhjet jam me Blushin, por unë s’kam vend në PS. Problemi në Partinë Socialiste kishte një kokë tani befas u bë me dy. Ne nuk e dimë. Nuk më duhet statuti zbatohet apo jo, unë jam që të fitojnë këta zgjedhjet jo Saliu, kush nga këta bëhet me oportun për të drejtuar fushatën, kush është protagonist, është Blushi apo Rama? Që nga ky moment nis konkurenca, duhet të marrë krizën e kapitalit. Natyrisht a ka të drejtë të thotë nëmni partinë të fitoj zgjedhjet. Sa i përket statuteve nuk janë parti me statute, janë defekte dhe këtë e kanë zgjidhur anglosaksonët vetëm, edhe Berlusckoni ka frikë nga zgjedhjet e përjashtoi Martioni, ai ishte më i aftë se Berluskoni por ai e mbante me paratë e veta.

Rakipi: Zonja.Hafizi thotë gara në parti është refuzuar, a nuk është ky autoritarizëm, e thotë zonja.Hafizi?

Ngjela:Hafizi është nga njerëzit më të mençur aty, është astrofizikante nuk i hyjnë dot nivelit të Hafizit, thoë nuk ka nivel për demokraci. Konstatimi është nga një personalitet intelektiv, e respektoj në sistemin e vet logjik, problemi qëndron që ka gjëra të tjera që i dimë si funksionojnë, këtu doli protagonist, sa vlen diskutojeni. Ata që kanë brenda thonë që nuk bën. E merr Blushi lojën? Unë ndjej që Blushit i janë rritur aksionet.

Rakipi: PS ka qenë partia më demokratike këto 25 vjet me lëvizjen, veprimin, por ndëkrohë duket një siç e nënvizojnë një pjesë e vogël e PS përfshi deputetë, që ka frymë autoritariste. Kryetari Rama dhe Kryeministri ka rrëmbyer të gjitha në parti dhe nuk ka më frymë gare. Ky është një sistem që e mban në këmbë gara. Flasim për PS dhe PD, për dy parti që kanë drejtuar pushtetin, këtu nuk ka garë është autoritariste, mendojnë brenda partisë?

Baze: PS që drejtohej nga Nano dhe që drejtohej nga Rama, në kohën e Nanos kemi, kur konkuroi me Majkon. Po të ishte Nano edhe kryetar edhe Kryeministër nuk do të kishte garë, ka qenë vetë Nano me merita për debatin, në atë periudhë Kongresi i 2003 jo vetëm që nuk është shembull, por prodhoi LSI e përjashtoi Ilir Metën nga Asambledhja. Nuk ka dhënë shembull demokracie, e mori. Iku pasi humbi, kjo është parti e Ramës, ka bërë Kongresin në 2007, 2009, 2013 që se ka bërë, ka bërë zgjedhje strukturash. Ky po e kanalizon në raport me pushtetin ka shkelur statutin, këtu tregohet se institucionet e tjera si kanë thënë pse po e bën përfshirë dhe zoti. Blushi që e ka nxjerrë kauzën tani, por  mos ta kishte, nuk dija ça do të thoshte.

 Ngjela: Blushi nuk ka bërë asnjë betejë politike, ka qenë gazetar. Ai kishte të njëjtën rezonancë me opozitën. Problemi është që aktualisht ai gjeti kauzën e tij dhe po e fiton.

Baze: Blushin e ke kritik konstant duke përdorur çdo lloj aleance qoftë me Berishën, edhe para zgjedhjevelokale ka bërë betejë, u përpoq ta dëmtonte sa të mundte.

Rakipi: Se ka me Ramën, por e ka dhe me Berishën.

Baze: E ka personale, është duke dalë në betejë, se ka për Ramën dhe Berishën.

Rakipi: Duket që aleanca mes PS dhe LSI zgjidhi probleme të rëndësishme brenda PS, parti tradicionale të vjetër me këtë të madhe që kishte grupime të veta, por befas një frymë. Edi Rama doli me një pretendim të jashtëzakonshme me fjalën rilindje, çështë rilindja brenda PS dhe çështe PS sot 3 vjet pas qeverisjes.

Hila: E kam konceptuar parullë elektorale, një komb vetëm një herë e bën të tjerët e kanë bërë në 1400-1500, ne e bëmë në 1900 e kam konstatuar si parullë. Sa i përket betejave të Blushit personalisht kam dëshirë ti konceptoj jo në planin e karrierës personale që Ramës Blushi do ti zërë vendin, nuk diskutohet ambicia personale. Por unë them që ajo që bën kalë beteje Blushi dhe të ketë rezonancë jashtë grupit 10 veta. Është kauzë rritja e rrogave, s’ka rritje rrogash, pensionesh, asistence është 0. Këto janë kauza të së majtës që Blushi të ketë një shpresë në masën e socialistëve, sa i përket garës për 2017 personalisht në masën e të majtëve ka një zhgënjim. Nuk duhet të harrojmë se pavarësisht ajo që thotë Rama që e kam fituar në 2013, nuk fitoi Rama por Rama-Meta koalicioni, Rama ka humbur në 2009 dhe në këtë moment më duket një ngjashmëri me 2005 dhe 2017 ku në 2005 e vetmja shpresë ishte nëse do të paraqiste Edi Ramën si Kryeministër që do të bënte të uleshin tensionet me Ramën dhe Metën dhe dilte një figurë tjetër, për të përballuar një rrjedhje votash, te thesi i PD të shohim sa kjo parti e majtë vlerëson midis Blushit dhe Ramës do më dukej e drejtë të hyej në votim, edhe kundërshtarët e Ramës do të thoshin fitoi Rama nën komandën e tij, do të fitojmë zgjedhjet, rruga e vetme që PS të hyjë e sigurtë. Një çarje e Blushit dhe autoritarizmi i Ramës rrezikon zgjedhjet.

Rakipi: Të papriturat politike e shoqërojnë këtë vend. Shkullaku jemi te ideja e rilindjes, duke e përdorur për 3 vjet rresht nuk është më parrulë elektorale, ditët e fundit Rama në mënyrë shumë të çudithsme edhe qesharake flet për një rilindje urbane, e ndan në nëndegë rilindjen, degë të posaçme.

Shkullaku: Ajo në concept, në gjenezë, ka qenë projekt politik-elektoral por si veshje sot do të thoja përkufizon më mirë PS e epokës Rama. Po ta vëmë re ajo që thamë lidhet edhe me rolin e misionarit, e sheh në të tjera pozita, thoë do bëjmë shtet, nuk ka ekzistuar pa Edi Ramën, s’ka pasur shtet thotë, me mua thotë filloi reforma do rilindim sheshet, mjedisin, shëndetësinë arsimin, rilindje të tjera nëndegë por në konceptin aktual do të shoh rilindjen si PS që mban vulën, ngjyrën dhe stemën e Edi Ramës. Është një PS që nuk ndryshon nga simotrat që theu një traditë që kishte pasur gjatë pluralizmit dhe nuk bën ndryshim nga autoritarizmi që vërejmë në krahun tjetër. Është e vërtetë që me Ramën nuk mund ti fitojë zgjedhjet kollaj, kjo ka të bëjë me individin Blushi. Duhet të gjykojmë a është normale për një shoqëri perëndimore që aspiron të jetë pjesë e BE që të kemi parti që nuk bëjnë zgjedhje që bërtasin për liderin e përjetshëm që e shqyejnë kundërshtarin, konferenca e Tiranës në kohën e Enver Hoxhës dhe PSD e ‘92 të kujtojnë skenat e Elbasanit. Kjo nuk është Partia Socialiste që kemi pasur ne, për të qenë të sinqertë me publikun, që nëse kemi pasur një parti demokratike. Kemi pasur një PS me një kryetar që doli nga burgu pas 4 vitesh, bëri partinë aleate Skënder Gjinushi, Ministër Cekën, parti aleate, pra ndau pushtetin. Pra sot kemi, a kemi lider të ndajnë pushtetin, ti përfshijnë brenda partisë, apo kemi tendencën që lideri do pushtetin për vete, ky është problemi pavarësisht se do të distancohet. Është kopje e Berishës, sigurisht kopja nuk është si origjinali dhe prandaj merr trajtat qesharake dhe prandaj them që është e rrezikshme. Nuk më duhet një PS që të fitojë zgjedhjet duke pasur Edi Ramën, e di që shëndetësia falas do të jetë mashtrim, tenderat do ti marrin klientët, e di që do të tentojë ti mbylli gojën shtypit opozitar, s’do bëjë asgjë për ekonominë, vendi është në krizë, njerëzit duan të ikin. Sa më në krizë, sa më keq të qeverisë aq më shumë rritet lideri që të ketë më shumë pushtet, e dëgjut që thoshte në Shkodër që kemi rregulluar shtëpinë e Marubit, Shkodra ka marrë vetëm 1 përqind nga fondi i zhvillimit të rajoneve.

Rakipi: Vangjush Dako thotë pse duhet të jetë Blushi këtu, ai nësër mund të iki vërtet, pasi thotë Vangush Dako.

Ngjela: Problemi është që ka një pyetje të cilën duhet ta bëjmë. PS i reziston sot një, dy, pushteti. Ta marrim që Rama ra nga kryetar partie, por jo nga Kryeministër. Atëherë nëse bie Kryeministri, Kongresi nuk ka realizëm politik për situatën. Problemi është që ky është Kryeministër dhe ka reformat, ka marrëveshje me ndërkombëtarët. Problemi është a ka dy pushtete, të lejohet. Ju thoni që nëse del një kryetar i ri, duhet të bëhet Kryeministër.Është pragmatike politike, Rama nuk ka lidhjen, raporti i tij me shtetin, në këtë raport Ramës i kanë rënë aksionet, sepse nuk arriti të krijonte reformën në konceptin primar. Ai mban Metën në koalicion, Metën nuk e do perëndimi, korrupsionin do ta godasë, Rama është në krizë financaire që i vjen si pasojë e paaftësisë për të goditur korrupsionin, pamundësisë se nuk ka para. S’ka para se s’bën dot reforma se ka korrupsion, është te Ministrat dhe te ata që kanë përballë që kanë pushtetin kryesor, ka një reformë në drejtësi që po e drejton politika amerikane dhe Rama është me këtë politikë. Rama mund të mos ta ketë seriozisht nëse përkrah reformës në drejtësi do të shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni, i rritet kapitali. Kjo është politika. Sot ka shumë regjistra që se duan reformën në drejtësi, mund të ketë edhe brenda PS a do ti qëndrojë ky reformave. Kryeministër ky është, diskutoni. Problemi qëndron deri tani ai ka thënë shkon në zgjedhje për reformën. I vetmi që e përkrah është ky se të tjerët i kap brenda tempullit.

Rakipi: Pandeli Majko sot ikonë e PS thotë në një nga deklarimet e veta se ka edhe një gjuhë të stilizuar, Partia Socialiste është pemë hajt ti biem edhe ta rrëzojmë, ishte në atë mbledhje, mban pema tha.Si krahasohet me një pemë PS?

Hila: Që kur kam zgjedhur Ballën nuk kam qenë, e kam lënë në duar të sigurta. Kam pasur vështirësi të kuptoj mesazhet e Majkos, i ka figurative, një parti dhe një shtet nuk vazhdon dot të jetë në gjendje lufte. Ka fituar zgjedhjet nuk është Berisha më gogoli, po ja përsërit që nuk merr pjesë në politkë. Pse mos të zbatohen normat në këtë parti, sado që ne e marrim të komplikuar problemin ka një pikë që i ndan demokracitë nga diktaturat, nga shtetet autoritariste, zgjedhjet. Gjermania e Hitlerit ka qenë një shtet që e ndanin zgjedhjet nga Franca që ishte demokratike, kjo është e para, nëse do të shikojmë ecurinë, periudhat me demokratike kanë qenë me rritje më të mëdha ekonomike, ajo që thotë Ngjela nuk ka para, para ka, të dhënat e BB thonë që jemi 300 ml euro minus nga mbledhja e tatimeve dhe taksave, mungesë përgjegjësisë nga Minisrat, kjo kirjon një klimë të mbytur. E gjithë ekonomia ka hyrë në rreth ciklik, duhet të ndalohet kjo rënie dhe së dyti mund të rilancohet ekonomia. Kjo ndodh nëse ndodh një demokraci, kemi votuar për demokraci. Kur kemi 3 parti që e kanë bërë të panevojshme votimin se e dinë sa vota marrin e vetmja shpresë të jenë këto parti demokratike, kemi PD,LSI e vetmja shpresë është PS që gjeneron një frymë lirie, edhe në formim të qeverisë edhe si ecën ekonomia dhe si do dalim. Sot ke 4 Ministra me shkolla anglishtje, jashtë profesioni.

Rakipi: Avokati thotë s’ka liri shtypi, parlamenti nën nivelin e shoqërisë, në konkluzion të rilindjes, partia ka dashur të rikthejë Hoxhën, nënvizon se s’ka liri shtypi.

Ngjela: Populli është përpara politikës, koncepti i popullit para politikës.

Baze: Liri shtypi ka, në Shqipëri nuk ndihesh i kërcënuar, nuk ke shtyp të lirë të mbijetojë me standardet e gazetarisë, shtyp i korruptuar, pronarë të kapur nga politka dhe krimi, por liri shtypi ka. Unë them gjysmën e së vërtetës, shqiptarët i marrin vesh të vërtetat.

Ngjela: Ka një editorial që populli të krijojë tension sipërfaqësor? Jo nuk ka.

Baze: Shtyp të lirë nuk ka, shtyp efiçent nuk ka. Regres është.

Ngjela: Këtu ska një editorial të marrin sens.

Baze: Edhe ka ndryshuar impakti i shtypit me median e re.

Shkullaku: Nuk është eksperiment i ri, viti 2000 kur Meta ishte Kryeministër dhe kreu i Bashkisë Rama, i kanë të gjitha mediat me vete por s’kanë asnjë gazetar, u dhanë pronat me koncesion, edhe Tema ka qenë shtyp i lirë.

Baze: Standardi i parlamentit, niveli i parlamentit është për tu vajtuar, është më i keqi, i dobëti, injorant, të gjitha të zezat. Ky është problemi për zgjedhjen e njerëzve që për shak të sistemit zgjedhor janë thjesht majoneta të partisë pa personalitet.

Rakipi: Pjesën dërmuese të korrupsionit, i kanë zbuluar portalet jo media klasike, nuk do të thotë që janë të kapura? Në fakt i kanë zbuluar portalet.

Shkullaku: BIRN ka një rrjet gazetarësh profesionist, këtu investigimi jam kritik ndaj qeverisë por jam kritik ndaj vetes tonë, ne e kemi vetëasgjesuar për shak të linjave, ne nuk kemi investuar, po të shikosh Ilir Beqajt nuk ja kanë prerë asnjëherë fjalën. Duhet parë në aspektin tonë, kemi edhe ne defekt.

Rakipi:Një intervistë për Zërin e Amerikës zgjon interes.

Ngjela: E bën ti dot me Ilir Metën, nuk e bën dot njeri.

Baze: Është konspiracion ai i Zërit të Amerikës, është Zëri i Ameriës ai që i thotë.

Rakipi: Një anëtar i rëndësishëm i së majtës më shkruan: “Ato që thotë Blushi janë të vërtetat, po i shohim çdo ditë, ata që e kanë marrë peng sepse votuan disa njerëz që si kemi parë ndonjëherë në PS, edhe në Elbasan votuan edhe njerëz që kanë votuar Sali Berishën”.

Ngjela: Aristoteli na ka thënë 3 janë arsyet: për parim, për interes, për pasion. Nuk ka arsye të tjera. Ata janë në interes, frikë aksionesh. Leje ndërtimi. Problemi qëndron nuk është se ne s’kemi interes, po s’kemi interesa të tyre.Partia nuk lëviz kështu.Luan një rrogë zotëri. Ne duhet të jemi realist, nuk pres të jetë demokrat, nuk habitem na ruaj demokracinë.

Hila: Mendoj se janë edhe 10 deputetë që kanë interes, kanë dalë kundra mund t’ju rrinte më mirë po të rrinte me Ramën, pakica asnjëherë nuk është e thënë të jetë gabim. Sa i përket çështjes së demokracisë, jemi duke folur në një shoqëri që nuk ka sindikata dhe OJF partitë duhet të bënin rolin e guxhinetës mes të pasurve dhe të varfërve, refuzoj mendimin ti kthejmë partitë në repart ushtarak. Është trashëgimi 75 vjeçare, Rama nuk duhet ta trajtojë si pronë që ja kanë lënë me tapi. Jam anëtar i Asamblesë nuk më ka thirrur njeri, s’dimë as ku do venim, as ku paraqiteshim, tani nuk jam më as anëtar përtie.Votat i ka numëruar Koço Kokëdhima në jug, në Durrës Vangjushi, në Elbasan Sejdini, Filo në Korçë. Është bërë korporatë e rrezikshme, pushtet partiak dhe ekonomik në të njëjtën dorë, është prespektivë e rrezikshme për vendin, ata që ka zgjedhur Koço do të votojnë kundra. Nëse unë votimet do të ishin të lira, nëse do të ishin organike mund të kishte njerëz që votonin kundra Edi Ramës, po të them që besoj se është një 30 përqindësh në PS në parti me mendje të hapur në 25 vjet demokraci, i kanë 30 përqind që nuk janë në mendje me Edi Ramën, Edi Rama nuk do të indentifikohet, se në këtë mënyrë indentifikon fraksioni, i intereosn të nxjerrë nga partia Ben Blushin dhe do që ta lërë Blushin të vetëm. Ka 30 përqind në një mendje me Blushin, e vetmja reformë ishte ajo territoriale. Në atë mënyrë si është bërë reforma territoriale, është skandal, kanë lënë jashtë Bathoren.

Rakipi: Zoti.Hila paraqiti çfarë ndodh poshtë dhe mungesa e lirisë, por kemi parë edhe figura të rëndësishme në PS. Majko, Fino që kanë bërë deklarata befasuese, pra janë reshtuar në mbrojtje të deformimit çfarë kanë përfituar. Pandeli Majko i është dhënë fjala që të jetë kandidat për President të Republikës së Shqipërisë, ndodh që është më shumë se një rrogë. Keni informacion mbi këtë gjë?

Shkullaku: Nuk më habit fakti që Fino me Majkon të jenë me kryetarin e rradhës. Siç ka qenë kur ka qenë Ilir Meta, me Metën, me Nanon nuk përben habi. Rasti i Majkos më ka tërhequr se ai ka qenë shembulli ilustrues i demokracisë, u bë Kryeministër mund të ishte edhe kryetar partie, i kanë dhënë mundësinë që të jetë ai që është sot ka qenë 2 herë Kryeministër, nuk mund të jetë ai që i refuzon rregullat. Meqë jemi te këto rregulla ka qenë e rëndësishme edhe është edhe sot, ajo  përcakton edhe objektivat e liderit, edhe suksesin e reformave, mënyra, premisa nga nisesh, baza që brumosesh. Frymë  autoritariste që sfidon ligjin për rrjedhojë edhe gjëra të tjera. Por të marrim 23 fakte në 1994 më kultin e humbi referendumin Sali Berisha, ishte autoritar, Kushtetuta ishte unë, unë, unë. Si ky që po dëgjojmë sot, në 1996 u vodhën zgjedhjet, u prishën dhe në ‘97 PD ishte minorancë se sfidoi shtetin, burgosi opozitën, shtypin e lirë, por edhe sepse krahu tjetë PS ishte më bashkëpunuese, më e hapur, shoqëria frustrohej nga njëra anë por gjente çlirimin, ka shërbyer si çlirim.  Majko në 2003 ishte i vetmi moment që hoqi dorë nga ndarja e pushtetit, refuzoi projektin e Ramës atë që ai refuzon sot mendimin ndryshe dhe përjashtoi grupin e Metës nga KPD e famshme.

Rakipi: Zoti. Baze më kujtohet një rast interesant kur Berisha po të thoshte që kam zgjedhur këshilltar këtë, e këtë dhe numëroi shumë dhe ti e pyete si do ti këshillosh të gjithë këta, në fakt Edi Ramën nuk e di me këshillohet. Kemi parë Toni Blair, tani ai kërkon të zvillojë një referendum, si do bëhet?

Shkullaku: Nuk ka statut edhe Enver Hoxha bënte zgjedhje të lira, po si funksionon. Unë mendoj se PD u ndëshkua dhe fitoi në 1992 dhe vetëm prej autoritarizmit, shkeli rregullat, persekutoi dhe mori kostot e veta. Ajo që bëri Nano në ‘93 kur Rama kërkonte legalizimin e fraksioneve, por përjashtimi që i bëri Nano e rrëzoi Nanon, shfaqi simptomat si ati, kur është ai. Kjo është fatkeqësia, kemi një parti që s’ka lidhje deri ne 2003 më kujton PD në fillimet e veta. Parlameti që ka nivel më të ulët se popullësia nuk e ka rastësisht, e mendoni PS para 2005 të kishte persona me probleme me ligjin. Nesër do të prodhojë një Shqipëri më të keqe, prodhoi këtë parlament, duhet të ishin bërë zgjedhjet.

Rakipi: Çështë ky referendum që do të bëjë Rama ?

Baze: Pasi të mbarojë Kongresi e gjithë trupa e PS do të shprehet, është bërë mirë apo jo?

Rakipi: Dini ndonjë rast tjetër?

Ngjela: Di një rast në Tepelenë që tha: “Parti gjithë populli”. Ngriti shëndet, ne po merremi, ajo është parti si gjithë të tjerat, në Tepelenë e di unë, e di dhe Mero.

Rakipi: Di rast ku një kryetar nuk do të zgjidhet?

Ngjela: Një rast di në Ëashington.  Që kur e zgjodhën kryetar duhet ta kuptonin që garë nuk ka atje, atje ka Kongresin. Të jap unë kurajo, i patë kongresëmenët ti jap kurajo s’ka asnjë. Detyra ime nuk është kjo, na dëgjuan nesër të vendosin, ne do të mbetemi parti gjithë populli apo do të ecim?

Rakipi: Është bërë një kohë e gjatë që Rama merr pjesë në mitingje, që niset që me natë, që flet për reforma që do të shohim pas 10 vjetësh. Në fund shpërndan dhe karta anëtarësie. Po ju nuk kuptoni që këto do të duken pas 30 vjetësh, këto që bëj unë. Tallet me ne apo si është, se nuk e kuptoj?

Baze: E kam kuptuar që tani.

Shkullaku: Nuk është për ta marrë me humor sigurisht, është fushatë për motive profesioni edhe ndaj armikut të brendshëm dhe të jashtëm, përgatitet për çdo rast me duket si fushatë elektorale si sukses, demostrim force, mobilizim i PS në bazë duke pasur parasysh problemet me LSI që mund të kalojë nga baza me Ilir Metën. Nga pikëpamja e qeverisjes është fenomen i njohur kur një qeveri dështon që të sigurojë mirëqënie, reforma, ekonomi, kush  mbetet rruga? Propaganda për ti mbuluar, dalim flasim, që shteti fillon me mua, krahasimet që bëhen me Ahmet Zogun.

Ngjela: Kjo ka qenë metoda e Ramës, e ka marrë nga partia e vjetër. 2 janë lëvizjet, kur do të dilte të dominonte Asamblenë rriti numrin e anëtarësisë së Asamblesë që të vjetrit mos të ishin shumicë, me ata të rinjtë, metoda e Enver Hoxhës. Tani që e bëri një anëtar një votë, shton anëtarësinë se mendonte se do shkonte atje, ai nuk vajti fare, kontigjenti janë gati, i kuptoj ata të Partisë së Punës, ju kërkoni të më fusni në dhimbje, ky Kryeministër e nxjerr dot karrocën nga lumi.Asgjë nuk ka qenë, ça demokracie.

Shkullaku: Ky e ka të ardhmen e shkruar, nuk e nxjerr dot karrocën nga lumi.

 Ngjela: I kanë rënë aksionet në opinionin publik, unë them që i kanë rënë, po ti kenë rënë aksionet në opinionin publik i kanë rënë edhe në parti. Por ky si po luan, aksione s’kam, zgjedhjet nuk i fitoj por kam përpara Saliun, fitoj prapë zgjedhjet. Unë ngulmoj tek kjo, do e bëjë dot reformën që i kërkojnë të huajt, se bëri iku. E bën dot reformën e politikës amerikane, se bën do të iki.

Rakipi: Mos ka firkë tjetër ky përveç Blushit, po u kthye Nano.

Ngjela: Se kthej dot filxhanin, prova nuk është, partia është pushteti. Nëse merr potencë Blushi, duhet ti flasë turmave, duhet të mësojë ti flasë turmave.

Rakipi: Ta supozojmë një njeri që mendon ndryshe po në fakt anëtarë të PS të gjithë kundër Blushit, deputetë, banditë në Elbasan, militantë me pagesë dhe pa pagesë, por edhe media duket sikur Blushi është problemi më i madh që ka Shqipëria sot. Përse është angazhuar një parti për të sulmuar një deputet.

Ngjela: Enët bosh bëjnë zhurmë.

Hila: E dinë që kur i kap kamera duke i bërtitur Blushit ata do të promovohen, nuk besoj se Rama shtyn njerëz por rezultati është që nuk lënë një njeri të flasë.

Ngjela: E kuptoni që nuk po drejton dot shtetin, këtë kërkoni të drejtojë shtetin. E vetmja gjë pozitive, ka reformën. Mos të realizojë procedurat, e deklaroi që nëse nuk ka reformë.

Hila: Këtë e bën një njeri që ka një kauzë morale, edhe ai vetë është i  interesuar të mos bëhet reforma, është qelbur me koncesionet e qeverisë së tij, reforma në drejtësi njerëzve iu intereson në valencë me korrupsionin.

Ngjela: Ai ka vetëm një lëvizje, atë e shpëton nga një rrëzim i pushtetit të tij nëse nuk hyn në zgjedhje, nëse e bën reformën i merr zgjedhjet.

Shkullaku: Se ça do bëjë me reformën do ta përshëndesë.

Rakipi: Zoti. Hila ju ishit pjesë e PS, Partia Socialiste thuajse e mënjanuar nga qeverisja, partia nuk ka asnjë rol në propozimin e Ministrave, të gjithë kanë qenë zgjedhje personale të Edi Ramës. Edi Rama e ka shpërfillur këtë parti, si e shpjegoni pse e pranojnë deputetët, parti klasike me një jetë të gjatë

Hila: Duhet të ishin njerëz me autoritet moral, Rama ju ka varur llamarinat Këshilli i të urtëve, as e ka mendjen, mosha ju ka kaluar, Rama vazhdon i hipnotizon pastaj do të thotë senatorët. E filloi me xhaketat e vjetra, Rama komanda e Ramës u pa te lista e deputetëve, orën e fundit kur mbaronte limiti për ta dorëzuar në KQZ. Ishte nromale që qeveria do të kishte të njëjtën fytyrë. Kemi një qeveri me njerëz në pozicione kyçe me anglisht si mund të ecë kjo qeveri. Ky që s’ka lidhje me profesionin është të bëjë ushtarin e bindur. Këta janë për të përcjellë urdhrin dhe urdhrat për të dhënë tendera sipas klientelës, shpjegim tjetër nuk ka. Një Ministër që dinte dhe merrte vesh nga ekonomia, iku në mënyrë të pashpjegueshme.Rama do ti marrë të gjitha kostot e të gjitha zgjedhjeve të veta, nëse flasim për pas Kongreseve njerëzve u duhet thënë një emër, njerëzit nuk do të votojnë,  do të jenë të zhgënjyer, njerëzit nuk kanë një emër. Nëse Blushi nuk bën partinë e vet, nëse nuk i jep nje emër, që njerëzit ta votojnë, nuk do të fitojë shumicën, por të fitojë një peshë që ta kushtëzojë Ramën dhe të ketë 3 piketa që mos të bashëpunojë me Ramën. Indro Mondaleni thotë që komunistët njohin grushtet e shtetit  brenda pallateve, nëse bën intrigë është më i zoti.Rama.

Rakipi: Kjo është qeveria më e mirë, tha Rama, dhe ai e besonte. Cili është mendimi juaj për performancën dhe qeverisjen?

Baze: Kjo është qeveria e Ramës, i cili ka tentuar të bëjë 4-5 reforma të rëndësishme, pensionet, reformën territoriale, ka devijuar thelbin e reformës në shëndetësi, reformën në arsim. Në shëndetësi premtimi elektoral për shëndetësi falas. Premtimi është utopik dhe i gabuar, por argumenti ishte interesant po të menaxhohen mirë resurset e realizojnë shëndetësinë falas, pikërisht këto ai i dha me koncesion, nuk them për efiçencën e koncesionit, devijoi argumentin. Reformat e tjera në kuadrin ligjor i ka bërë. Reforma territoriale është e pa implementuar ende, arsimi duhet të impelmentohet, është shumë vonë. Ministria me aktet nënligjore dhe reforma në drejtësi që nuk është në dorë të Ramës, e ka dhe Berisha dhe Meta. Këto janë tentativa të mëdha. Ai punën e vet formale për të bërë reformat e ka bërë, vendimin e ka destabilizuar, e ka futur një një vorbull të re, kosto të mëdha, pakënaqësi të mëdha, ka tentuar formalizimin e biznesit, kontrollin, ka krijuar kosto të pafundme, njerëzit mbijetonin për shkak të informalitetit, duke mos qenë shtet ligjor.Reformat nuk prekin të gjithë njerëzit, një pjesë përballen me ligjin një pjesë i shmangen, është shtet rrumpallë. Reforma të mëdha të Ramës, duhet të njohim për meritë, për Ministrat nuk mund të flasim shumë.Berisha ka votuar një procesverbal për Gërdecin, kur ishte marrë vendimi dy Ministra i kanë bërë rezistencë Bode dhe Rusmaili, po lexoj protokollin kanë dhënë argumente juridike dhe financiare. Dy Ministra të Ramës nuk besoj se do ta bëjnë këtë gjë, nuk gjykoj dot Ministrat.

Shkullaku: Do ti quaja një ndërmarrje që në fillim nuk ka pasur qëllim ti shkojë deri në fund, reforma e përfunduar është ajo territoriale, të gjitha janë të papërfunduara, përpjekje që qeveria po bën punë. Nuk mendoj se qeveria Rama ka bërë reformë menaxhimi këto 3 vjet. I ekonomisë ka qenë katastrofike, borxhi është rritur, investimet kanë rënë në pikiadë, tatimet dhe doganat kanë humbje edhe nga taksa e qarkullimit që i bën shqiptarët të paguajnë më shtrenjtë. Ndër të tjera doja të veç oja që të gjitha këto dështime janë servirur si arritje dhe kemi parë që skemi asnjë investim publik të rëndësishëm. Nuk kemi parë të bëhen investime publike kanë shkuar për të shlyer borxhin.

Rakipi: Thamë që Zoti.Rama predikon që reformave të mia do t’ua shihni rezultatin 15 vitet e ardhshme, ndërkohë ekonomia është në momentet më të vështira, jemi në deflacion, konsumi në ulje maksimalisht, përse po dështojnë politikat e ekonomike të Ramës.

Ngjela: Sepse Rama kishte 3 reforma në treg, në arsim, në drejtësi. Nga këto s’ka bërë asnjë. Ka nisur arsimin e kam përkrahur të shohim si do të vazhdojë. Fakti që nuk bëri këto reforma humbi një faktor të rëndësishëm të qeverisjes së tij, nuk hapi negociatat. Mos hapja për efekt të korrupsionit i ka ngrirë politikën anti-korrupsion dhe hapja e negociatave me BE, nëse nuk i bën këto reforma është i rrëzuar ta mbajë kur të dojë Kongresin. Nëse e bën reformën ka jetëgjatësi, këtë e tregon me lëvizje politike. Ju thoni që qeveria nuk vlen, këtu kryesorja është vlen Kryeministri apo jo, Rama nuk është ende Kryeministër, këtu fillon kriticizmi për të nuk është në stadin e një Kryeministri perëndimor me krijimin e demokracisë, domosdoshmërisht duhet të flasi me letër, nuk ka doktrinë të tij, por ka një shans që do t’ia sillte politika, ka qëndrimin e perëndimit, nuk është pak. Nuk ka ndodhur të ketë marrë kredenciale njeri nga Ministri i Jashtëm i Amerikës sa ka marrë Rama. Kerry i dha kredenciale të mëdha. Fakti është që Kerry e ngriti si figurë, pra ai në perëndim i ka aksionet e ngritura. Fakti të jep të mendosh se mund të bëjë reformën, në rast se nuk do ta bëjë tempulli do ta kapë brenda.

Rakipi: Ju thatë nuk është Kryeministër.

Ngjela: Thashë nuk ka staturën e një Kryeministri perëndimor, një Kryeministër duhet të jetë reformator.

Rakipi: Qeveria Rama ka mandat 4 vjeçar, mos të flasim për 20 vitet e ardhshme. Në këtë mandat ka mbetur edhe një vit, ekonomia sipas statistikave është në gjendje të keqe, ç’është mendimi juaj?

Baze: Për gjendjen ka disa parametra, shifrat që thotë qeveria thotë që kemi përmirësim nga qeverisja Berisha, perceptimi është që politika fiskale ka frenuar investimet, reforma e taksës progresive nuk ka funksionuar, disa masa janë bërë. Fjala vjen ngritja e akcizës për mallrat duhan- alkool mbi 10 përqind nga vendet fqinje ka krijuar treg kontrabandë se boll të futësh pije dhe cigare nga rajoni edhe ka ulur importet e mallrave të forta. Kanë rënë të ardhurat e akcizës që janë kryesore, taksa e naftës, taksa e qarkullimit, unë jam endacak. Përveç Tiranës dhe Durrësit askush nuk blen naftë se blejnë në Kosovë, në Mal të Zi. Importi i naftës. Kam folur me tregtarë të pijeve të forta, më ka thënë një tregtar kemi humbur rol në rajon, një importues thotë kur Shqipëria kishte çmime reference baraz me fqinjët ai importonte më shumë sesa kishte nevojë Shqipëria, çonte edhe në vendet fqinje, tani këtë e bëjnë vendet fqinje. Ka disa politika që kanë dëmtuar të ardhurat e shtetit, fut edhe efiçencën e administratës. Në këtë aspekt politikat fiskale kanë probleme të rënda, kurse po fole një qeveri me makron është çështje ekspertësh, politikat fiskale nuk janë efiçente.

Shkullaku: Është qeveria më e dobët, nuk ka pasur objektiva, dështoi me taksën progressive, dështoi me taksën për biznesin, Bashkia vendos tarifa të tjera, tregon se nuk ka pasur një studim, një plan.  Gjithçka ka qenë një lojë amatoreske, kjo bën ndryshimin me vendet e rajonit, Maqedonia psh. Në Shqipëri qoftë për rritjen ekonomike, qoftë punësimin,  prodhimin vendas ka pasur rënie. Ne kemi rënë edhe në importe jo vetëm eksporte, amatorizmi i qeverisë, qeverisja me hope, qeverisja me vesh jo me nota ka çuar që biznesi të jetë i çorientuar. Harxhojnë më shumë para dhe energji për të gjetur mënyrën si duhet të funksionosh sesa si duhet të funksionojë. Është një sistem që ndryshon çdo ditë. Ndryshimi  i shpeshtë ka sjellë frikë dhe pasiguri. Dhe gjëja tjetër që e ka dëmtuar është selektiviteti, nuk mund të prishësh një kioskë dhe të lejosh një pallat, të prishësh 1 pallat të lejosh 5 të tjera. Nuk mund të lejosh evazion te nafta dhe gjithë ky selektivitet njerëzit humbin besimin te reforma dhe se gjendja do të ndryshojë për mirë, atmosfera që krijohet është kriza  e besimit.

Rakipi: Pushteti absolut korrupton, kryetarët janë të korruptuar, si mund të dalë ky nga kjo gjendje?

 Ngjela: Nëse ka pushtete abosute tregon që s’ka pushtet gjyqësor. Po ke pushtet gyqësor do të thotë që funksionon ligji dhe ke arritur absolutizmin se të do populli. Por nëse paratë që merr ti nëpërmjet korrupsionit dhe zhvatjes se pushtetit gyqësor, a do ta bëjë kjo qeveri nuk e di. Nëse e bën, është viktimë e këtij pushteti. Unë di një gjë, sensi i politikës që për interesa të caktuar të perëndimit, interesit shqiptar dhe botës perëndimore në një pikë, nuk kanë ansjë shpëtim nëse nuk bëjnë reformën në ligj, vendosjen e ligjit dhe drejtësisë në sensin e konflikteve. Nuk ka as vjedhje votash nëse ke pushtet gjyqësor, mungesë konkurence, nuk mund të ketë në parti nëse e ke çuar statutin në gykatë, asnjë nuk mund të ndodh në funksion të absolutizmit nëse ke pushtet gyqësor, kjo nuk ekziston këta duan ta vendosin. Vetëm ndërkombëtarët amerikanë dhe gjermanë.

Rakipi: A ju duket pak idelae që thotë amerikanët do ta zgjidhin çështjen e drejtësisë. Amerikanët me plot halle, mendoni siç mendon avokati që amerikanët do i hyjnë proçesit?

Baze: Çështja e reformës në drejtësi nuk është e thjeshtë, nëse arrin të miratohet kuadri ligjor do të krijojë standart të ri, por një shkundje mundta japë nga ky sistem i kalbur, problemi kryesor që shtë edhe formimi profesional edhe çështja e pandëshkueshmërisë për shkak të vetërregullimit me njëri-tjetrin. Janë njerëzit më të pasur, më fodullë, ka një zemërim popullor me drejtësinë, pas gyqtarëve jemi ne gazetarët më të urryer, një shkundje e sistemit është pozitive.

Rakipi: Kush është e interesuar nga palët politike, ka një ide që Saliu dhe Meta nuk e duan, Rama e do?

Shkullaku: Ka thashetheme që përhapen nga njerëz afër Ramës. Nuk e duan të 3 avokat reformën në drejtësi.

Ngjela: Reformën në Japoni e bëri Hiroitua vetë.  Lakuriqi i natës nuk ka sy por shikon, mos e përjashtoni që do ta bëjë Rama këtu. Nga 3 këta më afër suksesit është Rama, nuk i ka dalë asnjëherë kundër. Pse nuk shkoni me logjikë normale. Merreni dhe çojeni ku të doni, i vetmi njeri që e ka pranuar ka qenë ky. Është më afër politikës së të fortit, po është edhe Rama kundër reformës ikën edhe Rama.Ka ardhur Kerry ka folur për reformën në drejtësi, unë di faktin që erdhi Sekretari i Shtetit, foli për reformën këtë do ta analizojë si të dua. Pra optika ime është që e kanë seriozisht. Reforma do të bëhet kaq di unë.

Rakipi: Ti bashkojmë këto të dyja dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi. Kush e ka inkriminuar parlamentin apo segmente të tjera?

Hila: Kryetarët Edi Rama dhe Sali Berisha, thanë kjo është lista e çuan në KQZ, nuk i lanë as të kundërshtonin. Për këtë dihet kush janë fajtorët. E kriminalizuan, sesi do të dekriminalizohet nuk e dimë, të shpresojmë që të ketë ndonjë që ka mbaruar shkollën taman, të ketë mbaruar fakultete serioze, të dëgjosh një mendim me vlerë. Sa i përket idesë time për ligjin e dekriminalizimit është një ligj moral, shpresojmë. Kemi përfunduar në një vend që ligjin e bëjnë 3 veta.

Rakipi: Ça presim nga reforma në drejtësi?

Hila: Do të zvarritet deri në zgjedhje, do ta përdorin si armë në legjislaturën e ardhshme po nuk u ndërrua kjo klasë politike që janë të ngjyer në krime politike me votat e kësaj klase politike do të vij si emancipim i shoqërisë shqiptare. Shqiptarët zgjedhin politikanët që meritojnë, do të vinë nga perëndimi. Nuk ka revolucione. Të pasurit do ti hanë paratë, problemi është të bëjmë një sistem mos të gjenerojë tani e mbrapa.

Ngjela: Ka ardhur Kerry ka folur për reformën në drejtësi, unë di faktin që erdhi Sekretari i Shtetit amerikan dhe foli për reformën, këtë do ta analizoj si të dua. Pra optika ime është që e kanë seriozisht. Reforma do të bëhet kaq di unë.

Rakipi: Të tre forcat po bërtasin për reformën në drejtëi me të gjithë fuqinë që kanë, por PS më shumë. Sot kërcënojnë me zgjedhje të parakohshme.

Baze: Nuk mendoj se reforma në drejtësi është burim për zgjedhje të parakohshme deri në momentin kur Rama dhe Meta janë formalisht pro reformës, e vetmja arsye që socialistët të shkojnë në zgjedhje është të bjerë koalicioni. Përgjigjia ndaj Majkos ishte me e qetë se PS, skemi arsye që të ndahet koalicioni për shkak të koalicionit nga pikëpamja formale nëse Meta dhe Rama kanë vendosur të shkojnë në zgjedhje është taktikë e tyre, nuk i pengon dot.

Rakipi: Ka një hipotezë nga shtypi që PS dhe Meta mund të mos jenë bashkë në këtë përpjekje, frika nga Meta në këtë rast?

Shkullaku: Demostrim muskujsh ndaj Ilir Metës, Meta ka dalë dhe ka thënë do ta votojë por duket që është bllof. Nuk besoj që parlamenti do ta votojë reformën në drejtësi. Mund të ketë zgjedhje por jo për shak të reformës, këtë radhë ky parlament duhet të zgjedhë edhe Presidentin që sipas paktit i takon Ilir Metës, mund të bëjnë zgjedhje që të mos jetë ky parlamenti që zgjedh Presidentin, por i ardhshmi. Të mos kemi krizë ndaj aleatëve që të dëmtojë koalicionin, të vedoset më parë mos të dalë koalicioni i dëmtuar për Presidentin, taktikë s’ka lidhje me rerfomën në drejtësi. As byronë as reformën nuk duan ta votojnë, pala që ishte ruan lidhjet e vjetra.

Rakipi: Pas 2 ditësh kemi Kongresin e PS, Blushi do të flasë aty idetë e tij do ti pëmbledhë a do të jetë pjesë e PS Blushi apo jo pas Kongresit?

Hila: As jam në mendjen e blushit dhe të Ramës, mund ta lërë pjesë të PS nëse do të ketë nerva që të dërgjojë Blushin çdo ditë me kritika, por po të isha në mendjen e Blushit duhet të dijë që nëse vazhdon rri në PS duke e lënë Rama defaktorizohet. Nëse del jashtë hap një betejë të re që ka nevojë Shqipëria. Kjo klasë e mbaroi ciklin e saj 25 vjeçar, më i vogli ka 15 vjet në pushtet.

Baze: Kjo varet nga Blushi nëse ai do të qendorjë në PS nuk e përjashtojnë, varet sa vullnet do të ketë ai, në rast se do të qëndojë brenda apo të ikë jashtë, si i mat forcat, si bën llogaritë.

Ngjela: Do të vazhdojë të forcohet Blushi, do marrë shumë nga populli opozitar në aksionet e tij dhe po merr nga populli opozitar dhe pastaj jemi në politikë. Nuk ma ha mendja që mes Blushit dhe Ramës është më e madhe se mes Ramës dhe Metës. Problemi është konflikti ka qenë më i madh mund ti shihni të bashkuar, me hiipoteza nuk flasim, ajo që jam i sigurt  është se Blushit do ti rriten aksionet në popullin opozitar.

Shkullaku: Mendoj që ashtu siç tha dhe Mero kjo varet nga Blushi. Rama s’do ta bëj hapin fatal të përjashtimit, do ta ruaj fasadën me demek demokratike po nuk do ta kandidoj deputet dhe nuk do të jetë as në Kryesi, do ta lërë në qoshe të ik vetë. Nëse Blushi do të iki do të thotë që ti ike vetë, e zgjodhe vetë rrugën. Varet sa forcë do të ketë Blushi të rrisë kredencialet  e veta duke ndenjur brenda apo të bëjë parti të re. Të dyja iniciativat janë  të vështira, ka ardhur koha të vihet në provë.

 

 

Komento