“Basti i vështirë i ambasadorit Lu”, i ftuar Ilir Meta
12.02.2016 7:30
Përditesuar: 12/02/2016, 7:43

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka pranuar se publiku ka një shqetësim në rritje lidhur me konçesionet e pasurive publike të vendit.I ftuar në emisionin “ Të Paekspozuarit”  të gazetarit Ylli Rakipi, Meta kërkoi më shumë transparencë.

Deklararat kryesore të Ilir Metës në emision

1.Konçesionet shqetësim publik në rritje, transpareca detyrim i rëndësishëm. Të veprojë Prokuroria

2.Do të ndërmarrim veprime legjislative për konçenionet

3.Nuk do të isha i sinqertë po të thoja që nuk dua të jem President

4. LSI është për sistem proporcional me korrektim kombëtar.Listat e mbyllura nuk e ndihmojnë parlamentarizmi

5. Primi, sistemi grek është Dushku ynë

6. Largimet, politikanët në parlament krijojnë një lloj depresioni te qytetarët. Po ikin edhe njerez që kanë pasur një punë

7.Duhet debat i gjerë për drejtësinë, reforma nuk ka për qëllim të burgosë politikanë

8.Dekriminalizimi, ky parlament është përgjegjësi e të gjithëve

9.Taksat e larta premtim i PS, ne jo partizan i tyre.Nuk i shohim taksat si problem ideologjik

10.Qeverisja duhet përmirësuar

Intervista e plotë:

Rakipi:Zoti. Meta ky ishte raporti filmik që përgatitëm për ditën e sotme, dyshime të medha për reformën, fakti i zvarritjes, përplasjes së kahut politik, fakti qe 2 vjet Shqipëria  e ka të vështirë të implementojë reforma dhe të implementojë demokracinë. Vendi është i zhytur për 25 vjet në një gjendje që nuk kemi një demokraci të zhvilluar, tranzicion i pambarimtë, dyshimet janë të shumta. Ajo çka është aprovuar janë elementët që përcaktojnë, vend i vështirë për ta ndërtuar këtë sistem. Ju jeni që nga fillimi pjesë e politikës dhe sigurisht ju keni plot gjëra për të thënë. Dy kolegët e mi Krasniqi dhe Shkullaku i detyrova në fund t’ju bëjnë pyetje konkrete.

Shkullaku: Zoti. Meta e ka paraqitur vazhdimisht veten si ekuilibrues I mazhorancave pra si korrektues, me këtë ai hyri në qeverinë Berisha dhe Rama, ai përfaqëson interesin publik dhe jo thjesht numrat e maxhorancës shpesh është munduar ta tregoj këtë rol. Unë nuk e di, e kam dëgjuar zotin.Meta të flasë i nervozuar, i shqetësuar për marrëdhëniet me Lulzim Bashën për krisjet me Ramën, për intrigat moçalore, ka lënë të kuptojë flirte me Berishën, etj etj.Të gjitha këto janë interesa të ngushta, që lidhen me ekzistencën e zotit.Ilir Meta në politikë, që do të kuptojë se njëherë do të shkojë me një palë, një herë me palën tjetër, për të garantuar votuesit e tij se ai do të jetë gjithmonë në pushtet. Por, nuk e kam dëgjuar të flasë asnjëherë seriozisht, madje edhe një herë që dëgjova të flasë Luan Ramën e anuluan, dhe thanë se ai ka dalë të flasë vetë…Se kam dëgjuar të flasë për rendin publik në Shqipëri, e di që në prapaskena, ai ka kërkuar prej fillimit shkarkimin e Saimir Tahirit, por nuk e kam dëgjuar asnjëherë publikisht të flasë për gjendjen e rendit në vend.  Nuk e kam dëgjuar asnjëherë publikisht zotin.Ilir Meta të flasë për shëndetësinë në vend, nuk e kam dëgjuar të flasë për problemet ekonomike në vend.

Pra, korrektimin zoti. Meta e kupton si forcimin e pozitave të veta apo si mbrojtës i interesave të qytetarit?

Krasniqi:Pyetja që unë mund ti bëj po themi më shumë nga fusha e politikës. Në sondazhet e fundit partitë politike në Shqipëri kanë vetëm 3 për qind përkrahje, është niveli më i ulët në Evropë. Referuar partive shqiptare, zoti.Meta është prej 25 vitesh në politikë, ai ka qenë një lider liberal në fillimet e veta, ndërsa sot është kthyer në modelin e liderit klientelist…

-Në partitë politike dhe mënyra si po sillen, a ndjejnë këta njerëz përgjegjësi përpara qytetarëve?

-A arrijnë ata ta kuptojnë sensin e masës, kur ata premtojnë gjëra dhe nuk i mbajnë kurrë premtimet, dhe e kanë kthyer pushtetin qëllim në vetëvete?

-Si është e mundur që një parti që duhet të vendoste balancën mes të majtës dhe të djathtës, është bërë thjeshtë shtojcë e asaj që quhet praktikë klienteliste të ndarjes së pushtetit, si me të djathtën ashtu edhe me të majtën?

Rakipi: Këto ishin edhe pse ndryshojnë fjalët, pyetjet janë të njëjta. Krasniqi që bëri pyetjet thotë se keni qenë udhëheqës liberal dhe shihet një pamje më shumë klienteliste sesa liberale dhe pyetja tjetër, pra ju duke qenë njeriu garant i qeverisjeve, e keni parë korrektimin si forcim i pozitave tuaja dhe jo si mbrojtës i interesave të qytetarit.

Meta: Nuk ka asnjë shqetësim, i mirëpres të gjitha pyetjet, madje edhe po të mos i kisha dëgjuar këto pyetjet mund të kisha formuluar unë thelbin e pyetjeve. Vazhdoj të jem liberal.

Rakipi:Mendoni se janë të njëanshëm?

Meta: Kam frikë se janë më shumë se të njëanshëm, dëgjova me kokëfortësi një shpjegim edhe në komentin që u transmetua që LSI ka qenë kundër Byrosë në policinë e shtetit, kam dëgjuar vazhdimisht këto ditë absurditete, kam dëgjuar edhe budallallëkun sikur LSI votoi për ngritjen e Byrosë se ka qenë kundër, se do të vijë John Kerry në Tiranë. Janë të njëjtët analistë që frymëzojnë në mënyrë të vazhdueshme një diversion që nuk ekziston realisht, si një marrëdhënie mosbesimi apo si kundërvënia ndaj reformave. Se LSI e ka votuar ngritjen e Byrosë bashkë me PS, më pas e rrëzoi Gjykata Kushtetuese si të papajtueshme me Kushtetutën dhe LSI ka qenë e hapur për ngritjen e Agjencisë. LSI duhet të garantojë efikasitet për çdo Agjenci. Ka një tendencë të njëanshme për të dëmtuar do të thosha fizionominë mjaft pozitive që LSI sjell në politikën shqiptare, që sjell mesazh stabilizues, që e orienton drejt zgjidhjeve, drejt moderimit që politika të japë zgjidhje, jo probleme. Dhe si gjithnjë ka mbrojtur interesin publik, edhe kur ka bërë koalicion me PD në 2009 sepse nuk kishte zgjidhje tjetër që garantonte stabilitet në drejtim të reformave edhe në PS ka ndihmuar nga dita e pare e ngritjes së saj që politika mos të shihet bardh e zi, por përmes për të kryer disa proçese në mënyrën me europiane të mundshme, sikundër kur kanë qenë edhe rrotacionet e sjella e LSI mjaft e moralshme, sikur ka qenë edhe dalja në opozitë.Se harrohet ky moment në menyrë luajale dhe vajtja drejt votuesve për të gjykuar në koalicon të ri.LSI nuk ka qenë asnjëherë parti grindavece në koalicion, s’ka bërë prsione të pandershme. Në rastin me PD kur është vënë në diskutim raporti i Shqipërisë me NATO-n, LSI e ka bërë të qartë, vendosi që nuk do të bënte asnjë apo të karakterit ekonomik-social. LSI ka pasur mendimet e saj, ata që dëshirojnë që LSI të prodhojë konflikt dhe pastaj të thonë është problematike si forcë.Ne jemi në një vend ku e respektojmë mendimin ndryshe, por objektiviteti i nderon të gjithë Zoti. Rakipi.

Rakipi: Mendimi ndryshe drejtohet nga politika si maxhoranca dhe opozita. Më lejoni t’ju them se Shkullaku para se të thosha korrektimin se kupton Meta si forcim të pozitave të veta apo interes të qytetarit. Ky është një vit elektoral, vështirë të gjesh në këto 3 vjet Ilir Meta një ekonomist, ish-kryeministër i vendit, një nga njerëzit më të rëndësishëm.

Meta: Sa herë ka folur Petrit Vasili, sa herë ka folur për sigurinë, për çështjet e ekonomisë Luan Rama përveç qëndrimeve të herëpashershme, edhe analistët kanë dëshirë të mbajnë mend vetëm ato që dëshirojnë.

Meta: Duhet debat i gjerë për drejtësinë, reforma nuk ka për qëllim të burgosë politikanë

Rakipi: Zoti.Meta, njëlloj si tek telenovelat që po shfaqin televizionet, politikën e ka pushtuar ideja e reformës në drejtësi. Duket sikur një gjë e madhe po zbret nga lart dhe po e shpëton vendin. Çfare është kjo gjendje që po kalon politika, por edhe një pjesë e të huajve? Ambasadori i BE dhe SHBA, duhet të besojmë që pas 25 vjetësh diçka e madhe do të ndodhë me ne?

Meta: Është e drejta juaj për ta menduar si të doni dhe vazhdoj të mbetem liberal, jam i habitur se dëgjova dhe në komentin tuaj dhe në pyetjet e kolegëve tuaj, dëgjova në parlament pse po zvarritet reforma në drejtësi dhe më duken normale se reforma në drejtësi po ecën me ritmin e parashikuar. Do të ndodhë diçka e madhe, por nuk do të ndodhë brenda natës. Duhet të jemi shumë realistë.

Rakipi: Jeni nga politikanët më të vështirët për tu komunikuar, mbeteni rob i klisheve.

Meta: Unë kur është thënë që reforma në drejtësi do të mbarojë në janar, gjithmonë ka qenë një kalendar që është respektuar dhe mund të ketë lëvizur 2 javë dhe asgjë më shumë, i Komisionit Parlamentar të Posaçëm. Është një reformë shumë e rëndësishme, si të thuash një rithemelim i dimensionit të drejtësisë. Nuk ëhstë e thjeshtë, që do të thotë që do të ketë ndikim në jetën institucionale.

Rakipi: Kush do ta bëjë këtë, përveç faktorëve ndërkombëtar? Detyrat tona janë të ndara, është një repart që shërben, por s’kam lidhje me reformën. Unë kam etikën e jo përgjegjësinë, gazetaria kështu është në të gjithë botën.

Meta: Të gjithë jemi të përgjegjshëm.

Rakipi: Në Shqipëri ata që themeluan 25 vjet këtë sistem drejtësie që kemi dhe themelojne një tjetër përfshirë edhe ju totalisht, Saliu, Fatos Nano edhe demokratët rrëzojnë atë që ndërtuan.

Meta:Të sjellim të tjerë nga Marsi.

Rakipi: Ambasadorët?

Meta: Edhe ata janë të përfshirë, ata shprehin një vullnet politik. Flasim për Euralius, misioni i BE-së i specializuar. Duam të hyjmë në BE, duam të përmirësojmë sistemin e drejtësisë sipas standarteve edhe në drejtim të luftës kundër korrupsionit, krimit, integritetit të sistemit që ëhstë problem në këto dy dekada.

Rakipi: Është teorik, marrim një ligj tjetër që është aprovuar, e hodhi opozita, zuri vend ashtu. Amabasadori lëvizi me atë shpejtësi si tani për reformën në drejtësi. Pyetja ime është e thjeshtë, do të dekriminalizohet jeta politike dhe institucionale e vendit, institucionet më të rëndësishme? Si mund të ndodhë kjo? Nuk po themi se është e inkriminuar një koperativë, por ëhstë inkriminuar parlamenti, kush e bëri, kush mban përgjegjësi?

Meta: Edhe para se të bëhej ligji, vetë realizimi,qoftë edhe presioni ndërkombëtar edhe presioni  në të cilën u vu e gjithë politika për shkak të opinionit publik dhe ngjarjeve të papëlqyeshme. Mjaft dorëheqje kanë ndodhur nga Kuvendi edhe ky ligj është miratuar, hyn plotësisht në fuqi në fillim të muajit tjetër. Në këtë drejtim ka pasur progres. Po ka pasur dekriminalizim dhe do ti japë efektet pozitive në të ardhmen, nuk themi dot që nuk është pozitive.

Meta: Dekriminalizimi, ky parlament është përgjegjësi e të gjithëve

Rakipi: Kryetarët morën dhe bënë çfarë deshën dhe futën në parlament njerëz me rekorde kriminiale, a ka përgjegjës?

Meta: Patjetër që ka, unë jam dakord që ka përgjegjës, e fus edhe veten time si pjesë e kësaj përgjegjësie. Prandaj është reflektuar, është bërë ligji. Nuk dua të përmend raste të vendeve të tjera.

Rakipi: Po trafikantin që erdhi, kongresmeni?

Meta: Ai u dënua, ne e kemi pas këtë problem, e kemi marrë këtë përgjegjësi.

Rakipi: E njoh personalisht.

Meta:Nuk është kjo më e rëndësishme, ka ndodhur edhe në vende të tjera.

Rakipi: Është gjithë parlamenti i inkriminuar me kriminelë.

Meta: Bërja e ligjit, zabtimi i ligjit do ta pastrojë Kuvendin aktual dhe në të ardhmen.

Rakipi: Kush do ta pastrojë?

Meta: Qytetari.

Rakipi: Ambasadori i bëri thirrje popullit shqiptar mos votoni të inkriminuarit dhe mazhoranca shkoi dhe mbështeti të inkriminuarit.Sot ke kryetarë Bashkie të inkriminuar.

Meta: Nëse ka të inkriminuar, pushteti vendos ti largojë nga zyrat dhe në të ardhmen nuk do të kandidojnë më njerëz të tillë.

Rakipi: Përgjegjësia nuk është vetëm politike?

Meta: Duhet të bëjmë një ligj për ata që kanë përgjegjësi normale, gjykatësi më i mirë është opinioni. Ky është sistem që do të konsolidohet,me ligjin që është bërë dhe nuk do të bëhet më. Deri tani nuk ka qenë ligji.

Rakipi: Këta që i kanë sjellë nuk janë përgjegjës?

Meta: Politika ka përgjegjësinë e saj dhe ka ndërtuar një ligj që do të bëjë të pamundur penetrimin e tyre në parlament apo administratë. Politika reflektoi, bëri këto hapa duke treguar një përgjegjshmëri dhe pse me vonesë.

Rakipi: Nuk e di sesa shikuesi e kupton këtë mënyrë sjellje?

Meta: Me ligjet që kemi pasur deri tani nuk ka qenë e evitueshme që një person që ka pasur një problem, por që merrte deshminë e penalitetit, tani kjo gjë nuk mjafton.Unë nuk bëj investigime, ne bëmë një ligj  që se ka asnjë vend në Europë për ta evituar, vetë qytetarët do ta shohin se ka ndikim pozitiv.

Rakipi:Jam skeptik për faktin e reformës, reforma që ndërmarrim. Sepse ka 25 vjet, ju jeni politikani me më shumë pervojë, këtu nuk ka fajtorë individë, është vetëm ligji. Ne vrapojme të mbarojme një proçes, bëjmë proçesin zgjedhor, vrapojmë për të ndryshuar ligjin. Shqipëria  e goditur nga komuniteti ndërkombëtar, nga vëzhguesit.

Meta: Ka individë fajtorë, nëse do të përpiqemi që të zerojmë gjithçka. Bëjmë çudi si jemi anëtarë të NATO-s, vend kandidat për në BE. Une mendoj se jemi në një moment ku absolutisht ka një reflektim të thelle dhe kërkese e thellë e shoqërisë padyshim, që është partnerëve ndërkombëtarë dhe BE që ka rritur kërkesën ndaj vendeve që aspirojne për hapje negociatash dhe anëtarësim në BE dhe gjithëpërfshirja e tyre duhet kuptuar në këtë drejtim.Dhe në kushtet kur ka skepticizëm të pranueshëm ndaj klasës politike në vend apo edhe atyre që përfaqësojnë sot sistemin e drejtësisë  për ti ndryshuar gjërat me themel në të ardhmen. Është dhe përgjegjësia juaj për të kontribuar në funksionimin e këtyre intitucioneve të reja që nuk duhet të dështojmë në forcimin e ligjit kundër korrupsionit, krimit, por edhe shërbimit ndaj qytetarëve. Nuk e mendoj se duhet kufizuar. Nëse sot një gjyq zhvillohet për 7 vjet në saj të kësaj reforme duhet të shkurtohet koha dhe qytetarët të marrin  atë drejtësi që meritojnë. Gjithë ky alarm që  po shtyhet, s’po bëhet, më duket e kotë kjo reformë, po ecën me ritmin e planifikuar në axhendën e përbashkët të Kuvendit të  Shqipërisë dhe partnerëve ndërkombëtar. Pritet opinioni përfundimtar i Venecias pas kësaj, në një kohë të shpejtë, ne do të japim një zgjidhje përfundimtare që do të hape rrugën ndaj ligjeve që do të miratohet, që do të japin fryte të jashtëzakonshme, nuk mendoj se në një kohe të sigurt do të ndryshojë çdo gjë, por ndryshimi do të jetë i padiskutueshëm, i qëndrueshëm dhe aboslutisht jam optimist, por gjithmonë me këmbë në tokë.

Rakipi:Kështu duam të gjithë.

Meta: është një problem përqëndrimi i të gjitha baterive në reformën në drejtësi në marrëdhënie me publikun kur flasimpër reformën në drejtësi, për korrupsionin, krimin duket sikur eklipsohen  tema të tjera me ekonominë e kështu me radhë. Është e rëndësishme  të ruajmë një balancë mes këtyre temave.Reforma që pritet është ajo e drejtësisë. Pse nuk u bë më përpara? Sepse ishte  para saj një reformë po kaq e madhe, reforma territoriale për të ndryshuar sistemin tonë administrativ, ndryshim pas 25 vjet kur u shkrinë koperativat si sistem kishte mbetur dhe nuk është reformë e vogël që u kërkua më shumë se 1 vit kohë, pastaj do të fillonte reforma në drejtësi dhe do të ecë me kohën e duhur, çdo gjë ka ecur në kohën e duhur, këto ka qenë afatet, në pranverë do të miratohen ndryshimet kushtetuese. Ndërkohë që ka një angazhim të BE që e theksuan dhe dy eurodeputetët e Partive Popullore Kukan dhe Fleckenstein për të amortizuar mosbesimin mes palëve dhe për të garantuar transparencën e proçesit  do të ketë një monitorim nga BE.

Rakipi: Pyetja ime konsistonte diku tjetër, në 25 vjet në Shqipëri nuk kanë munguar reformat, por njerëz të dënuar kemi vetëm një rast të Nanos në nivelin e lartë dhe më pas gjykata i dha pafajësinë.

Meta: Ju më thatë një emër, Fatos Nanon dhe unë nuk kam ndërmend të merrem me emra dhe statistika. Nuk është kjo çështja kryesore.Çdo konceptim për burgosje të politikanëve është dështim, sepse e politizon këtë proçes dhe tregon do të thoja një vizion apo mungesë vizioni të reformës. Duhet parë si do të japë impakt në shoqëri, qytetarë që kanë probleme çdo ditë me drejtësinë, gjykatat, prokurorinë. Se burgosjet politike siç ishte rasti i Fatos Nanos që u akuzua për korrupsion, por ishte edhe vala e komunizmit dhe synonin shpërbërjen e PS mbas 1 viti burgosje të Fatos Nanos. Regjimi i Berishës ka qenë çeliktë, i ndryshëm nga ai i dyti, si u përmbysën raportet elektorale. Referendumi i propozuar nga Berisha u rrëzua me 60 përqind, kjo është një konceptim si shoë, për më shumë për opinionin publik mund ta kënaqin për një jave konceptimi i reformës si ndërtimi i një funksioni transparent të drejtësisë. Duke ardhur te pyetja juaj, ku është konceptimi i LSI për të ardhmen konceptimi i kësaj reforme si një rithemelim i  institucioneve të drejtësisë, garantimin e një sistemi të thjeshtë llogaridhënës që nuk bazohet të integritetit të tyre por te funksionimi i sistemit një prokuror gjykatës apo kushdoqoftë nën efektet e një ndikimi politik nuk merr një vendim të drejtë, ai del jashtë sistemi. Mos të harrojmë, jemi një vend i vogël, duke qenë i tillë jemi të lidhur me njëri-tjetrin. Politikanët, prokurorët, gjyqtarët, kanë familje, lidhje, këto lidhje personale janë shumë të forta, nuk duhet të harrojmë se zbatimi i ligjit është edhe çështje kulture, jo vetëm ndëshkueshmërie.

Rakipi: Vëzhgimi juaj është i drejtë, reforma është e domomsodshme dhe duhet të jetë në një plan të gjerë.

Meta: Mos të harrojmë se kjo reformë përfshin proçesin e vet, një verifikim, skanim i gjithë gjyqtarëve, prokurorëve për të verifikuar integritetin, ça kanë bërë dhe ça mund të bëjnë apo për të dalë jashtë sistemit është një masë ekstreme. Do të nisë nga vetë brenda këtij sistemi dhe do të jetë paralajmërim i qartë për ata që duhet të jenë në sistem që do të ruajnë integritetin e tyre edhe ata që do i bashkohen. Do të jetë një proçes i monitoruar edhe nga ndërkombëtarët, janë masa të forta që nuk kanë ndodhur asnjëherë deri tani me vetë ndëshkueshmërinë brenda sistemit.

Rakipi: Duket që kjo reformë nuk ka nisur me këtë objektiv që ju thoni, perceptimi një pjese të madhe njerëzish edhe ndërkombëtarë edhe politikanë për të vazhudar të jetojnë sa më gjatë për të rritur kredencialet e veta përballë ndërkombëtarëve, reforma është bërë për të burgosur politikanë.

Meta: Kjo gjë mund të ndodhë dhe duhet të ndodhë, dëshirat brenda politikës janë tjetër gjë e rëndësishme, është integriteti i realizimit të reformës dhe sistemit të ri të drejtësisë që do të rithemelohet pas kësaj reforme nëse ruajmë integritetin dhe garantojmë integritetin. Në kjo do të ndodhë, nëse garantojmë integritetin e proçesit të reformës dhe sistemit që do të krijohet pastaj nuk ka asnjë shqetësim do të funksionojë ndaj kujdo politikani, biznesmeni, gazetari.

Rakipi: Si do të garantosh, kur Ambasadori thotë që Edi Rama e do këtë reformë dhe Meta me Berishën nuk e duan?

Meta: Nuk dua të merrem me komentet e gazetarëvë,  për LSI gazetarët edhe disa nga ata kolegët tuaj që i dini mirë kanë thënë që ishte kundër Byrosë së Hetimit që  ne e votuam dhe më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Ne jemi për konsensus si standard.

Rakipi: Aludimet janë deri aty, sa njerëz por dhe partnerë thonë se Ilir Meta është politikani si shënjestër.

Meta: Meta është mësuar me drejtësi pa integritet, nuk kam asnjë shqetësim nga askush, prokurorët e mi. Prokurorë, gjyqtarë janë qyterarë të mi, kam parë si këto intriga, kanë dështuar, shqetësohu për integritetin e kësaj reforme, për ju si qytetarë.

Rakipi: Ne tu themi qartësisht se qëndrimet tuaja janë pro.

Meta: Kur keni dëgjuar ju të kundërtën.

Rakipi: Thonë që qëndrimet e ilir Metës janë kundër saj.

Meta: Ilir Meta ka qenë gjithmonë pro saj, reforma administrative territoriale, pak u mudua Ilir Meta. Unë kam luftuar për reformën territoriale, jam kujdesur nga fillimi në fund, deri te letra e Bashës dhe këtë punë po e bëj sërish. Çdo gjë që do të vij sipas Venecias, 20 votat e LSI kanë qenë dhe do të jenëe për refrmën, a do të mjaftojmë këto vota, pse venecia se e kemi pranuar të gjithë se ne do ti repskeotjmë standerdet, institucioni më i lartë më i kualfikuar është Venecia, por e bëjmë këtë reformë që të hyjmë në BE, kush do e çertifikojë këtë reformë për të ardhmen, përsëri Venecia dhe Euralius.

Rakipi: Sigurisht që Shqipëria ka specifikat e veta, këto reforma 25 vjet jo vetëm për shkak të vullneteve por edhe për të implementuar. Jeni dakord që ndërombëtarët të jenë kaq prezent deri në ndërhyrje flagrante, ndoshta bëjnë dhe gabime, e implementojnë si duan ata dhe Rama të jetë me të gjitha pushtetet, se tani jeni në muaj mjalti me Ramën.

Meta: Se mendoj fare, jo se mendoj, ju përpara keni një poitikan që është i vjetër në politikë sa jeni ju në media, mua më ka kalitur doktori që i ri fare, që me ngjarjet e Poliçanit, nuk i mendoj fare këto gjëra. Ajo që unë mendoj dhe që të gjithë duhet ta mendojmë është që të gjithë të  jenë të bindur që kjo reformë nuk do të jetë një show.

Rakipi:Është thembra e Akilit?

Meta: Patjetër, do të zgjidhë shumë çështje hetimi, gjykimi, probleme jetike mbi korrupsionin, krimin, funksionimin e institucioneve dhe kështu me radhë.

Rakipi: Shumë kush nuk tregon si do të bëhet, janë shumë pak ata që e dinë si do të bëhët, si do të sigurohet drejtësi.

Meta:Për këtë kam qenë që të ketë një debat më të gjerë, kemi kohë dy muaj përpara sepse shumë çështje janë të qarta. Diferenca, dallimi, fjala vjen për gjykimin do të kemi një gjykatë të lartë administrative, nga ana tjetër apo do të kemi një sistem me gjykatë supreme që do të ketë karakter suprem në mënyrë që për një plagosje 10 gjykata të mos japin vendime të ndryshme.Rastet të jenë të unifikuara dhe të qartë, fitohet në transparencë, në shpejtësi të gjykimit, problemi i hetimit, sa të mundet ping-pongu, të ndalohet se gjykata thotë kështu, politika ashtu edhe kështu me radhë. Thelbi është si do të konsolidohet shtylla e hetimit, duhet të ketë diskutim të gjerë, por duhet ta bëjmë.Ka qenë proçes që janë angazhuar ekspertët.

Rakipi: Në këtë rast duhet të marrin pjesë të gjithë.

Meta: Kjo nuk është reformë që mbaron në 2 muaj do të ketë vijimësinë e saj. Do të ketë. Jam i bindur për këtë gjë.

Rakipi: E vërteta ishte me ju, kryetarët morën në dorë gjithçka, për tu bërë perandor të partive në 2008, pse ju nuk jeni tani një njeri që merrni iniciativën për të korrigjuar këtë gabim fatal, ju zotëroni çelësin e kësaj mazhorance.

Meta: Ndryshimet kushtetuese nuk janë çështje, mazhorance edhe kur çdo lloj ndryshimi numerikisht është e pamundur. Jemi në një proçes, por ndërkohë kemi edhe Komisionin parlamentar për reformën zgjedhore kemi mendimet tona, opinionet tona, jemi stoik në çështjen e listave të hapura, ka opinione pozitive nuk i imponojmë dot.

Rakipi: Edhe ju ju erdhi për shtat kjo?

Meta: Jemi për një sistem transparent.

Meta: LSI është për sistem proporcional me korrektim kombëtar.Listat e mbyllura nuk e ndihmojnë parlamentarizmin

Rakipi: Të vijmë te reforma, te një pikë delikate çfarë sistemi preferoni ju?

Meta: Sistemi aktual me korrektim kombëtar, të mos humbasin votat. Do të ishte më i drejti dhe më përfaqësuesi. Janë shumë parti që mund të humbasin votat, edhe të ndryshosh çdo 8 vjet nuk shkon.

Rakipi: PS dhe PD i miklon ideja për të ndërtuar rregulla të tilla që do ti ofrojë tortën e pushtetit për të pasur çdo gjë.

Meta: 2008 qëndrim heroik i Ora News, stacioni më heroik, ishte i vetmi stacion që jepte grevën e LSI dhe deputetëve.

Rakipi: Zoti. Meta, dëshira dhe pasioni i PS dhe PD shpesh është që LSI është një barrë shumë e madhe për ta që e reflektojnë herë pas here, është dyshuar edhe për takime të fshehta të lidershipit të zotit. Rama dhe Basha jashtë Shqipërisë, ku ka zë nuk është pa gjë, dëshira për të qenë vetëm dhe pastaj bën gjithçka.

Meta: Ideja ime është që në çdo rast ata që vendosin janë qytetarët shqiptarë, askush nuk e pengon për të qeverisur e vetme.

Rakipi: Ju sapo e thatë se sistemi proporcional i korrektuar, shumë parti të vogla kanë ikur.

Meta: Nuk mendoj se kjo e ndihmon parlamentarizmin, sikundër edhe lista të mbyllura. Do durojmë edhe pak për dekriminalizimin është e rëndësishme të shohim reformën zgjedhore për të respektuar vullnetin e qytetarëve.

Meta: Primi, sistemi grek është Dushku ynë

Rakipi: Idenë e primit, rasti grek?

Meta: Kjo është eksperiencë e Greqisë, kjo nuk e ndihmoi Greqinë për të venitur krizën, ishte rezultat i mosbërjes së reformave dhe mospasje transperence që solli atë kolaps. Si është më e rrezikuar transparenca kur kemi 1 parti apo kur kemi 2, 3, 4 forca politike. Pra insistoj që primi nuk është ide e re, ne kemi pasur dushkun. Ky është primi ynë. Në variantin tonë, varianti i 2001 është dushku.

Meta: Nuk do të isha i sinqertë po të thoja që nuk dua të jem President

Rakipi: A do të jetë Meta President i Republikës së Shqipërisë në 2017?

Meta: Së pari kemi një President kam shumë konsideratë, kjo ide ekziston për këdo që ka moshën mbi 40 vjeç për Ilir Metën. Nuk është e rëndësishme ça është sot, ça do jetë në 2017. më e rëndësishme është që të shërbejë që vendi ynë që qytetarët tanë të realizojnë pritshmërinë ndaj klasës politike.

Rakipi: Je nga komunikuesit më të vështirë, le ta bëjmë pyetjen në mënyrë tjetër, a dëshironi të jeni President i Republikës së Shqipërisë.

Meta: Çdo politikan aktiv nuk është se nuk e mendon, se nuk do ta pranonte këtë pozicion në një moment të caktuar, në rrethana të caktuara. Asnjë lloj pozicioni nuk është qëllim në vetvete, është produkt i natyrshëm i një instance të caktuar.

Rakipi:Pra Zoti Meta nuk bën përjashtim nga ata politikan që ka dëshirën të jetë President i Shqipërisë?

Meta: Që t’ju them që s’më ka shkuar në mendje s’do të isha i i sinqertë, por jo ta shoh si domodoshmëri. Edhe në rastin e kryetarit të parlametnit, në rast se do të isha i bindur se qenia ime si kryetar i kuvendit nuk do të ishte e dobishme, pavarësisht sa e dramatizoni situatën e parlamentit, unë mendoj se për aq kohë sa jam i dobishëm.

Rakipi:Ju nuk keni guxuar të përfshini elementë me të shkuar kriminale?

Meta:Jam i hapur për të qenë në funksion të çdo zgjidhje që ndihmon vendin.

Rakipi:Viti 2017 është i vështirë, do të zgjidhet Presidenti apo parlamenti i ri, mund të kalojë në krizë nuk do të ketë aksidente për zgjedhje të parakohshme?

Meta: S’me ka shkuar në mendje për këtë proçedurë,  jemi larg kësaj periudhe.Kemi vetëm një prioritet, të kalojmë reformën në drejtësi, paketën kushtetuese sa më parë. Dekriminializimi do të ketë vlera pozitive në të ardhmen.

Rakipi: Z. Edi Rama, ju dini se shpesh ai është njeriu i befasive të mëdha, elementë që vështirë t’i lexosh te një poitikan klasik, nëse ai propozon Nanon për President, ju e pranoni?

Meta:Jemi tepër herët për kandidatura, prioriteti im është reforma në drejtësi.

Meta: Largimet, politikanët në parlament krijojnë një lloj depresioni te qytetarët. Po ikin edhe njerez që kanë pasur një punë

Rakipi: Për hatër të shikuesit dhe interesit publik, unë dua një përgjigje edhe pse ju jeni kryetari i parlamentit shqiptar, jeni shef i institucionit të ligjit dhe kryetar parlamenti. Qeveria, zoti.Meta, thotë se punët shkojnë mirë, shumë mirë. Edi Rama del shpesh dhe thotë punët shkojnë shumë mirë, por duhet të kesh sy që ta shohësh, na akuzon edhe ne…

Meta:Pjesërisht ka të drejtë, ju i shikoni pak me paragjykime arritjet apo sukseset, i dramatizoni më shumë seç duhet problemet dhe vështirësitë apo edhe gabimet.

Rakipi:Njerëzit shikojnë sipas mënyrës së vet, thotë  filozofi Immanuel Kant, bota nuk është ajo çka shikojmë ne, mbase shikojmë gabim po mbase ju ka rënë në sy që pas vitit 2013. Shqiptarët po arrastisen në mënyrë masive, nuk dua përgjigje të tipit të Ministrit Bushati që thotë se ka irlandezë që zbresin në pjesën britanike poshtë.  Do të ishte cinike, njëlloj si sirianët po ikin shqiptarët aq dhunshëm dhe këtu nuk ka as luftë dhe gjithkush përpiqet të ikë nga ky vend me të gjitha mënyrat, përse thoni ju? Meqë zoti.Rama thotë nuk keni sy, 100 mijë njerëz kanë ikur…

Meta: Duhet të keni në konsideratë që kjo tendencë përveç vështirësive që qytetarët dëshirojnë të ketë një rritje më të lartë ekonomike, vende pune të mirëpaguara sepse nuk kanë ikur vetëm të papunë.Keni vënë re se kanë ikur edhe qytetarë që kanë qenë në punë, por të pakënaqur me standardin e jetesës. Është bërë propagandë edhe shumë rrjete trafikantësh që e kanë kthyer në biznes si në Kosovë,  Maqedoni,  Shqipëri dhe legjislacioni tepër demokratik i Gjermanisë dhe moskthimi, mosbërja e një qëndrimi të prerë dhe të qartë se ata që do të shkonin, do të ktheheshin, e kanë nxitur këtë fenomen, duhet të gjejmë përgjegjësi për situatën brenda vendit, por mos t’ja faturojmë qeverisë megjithëse ajo merr faturë më shumë se opozita.  Është edhe klima, vërtet mendojnë se kurrë nuk do të bëhet reforma në drejtësi, jam i bindur që do të bëhet. Klima e çdo të enjte në parlament, kjo krijon një lloj depresioni, pesimizmi,ndërkohë që duhet të flasim më shumë për ekonominë, për vendet e reja të punës, si duhen hapur, të flasim.

Rakipi:Kryeministri thotë se ka vende pune, nuk duan njerëzit të punojnë.

Meta:Ka të drejtë, kemi mangësi për vendet në industri mekanike, me funksionimin e shumë aktiviteteve të ndryshme, janë të detyruar të marrin italianë ose grekë për t’iu bërë këto punë.  Patëm edhe krizë por flasim për zhvillimin e industrisë, për ato sektorë që e rrisin ekonominë e vendit më shpejt dhe rrisin vlerën e shtuar. Nuk është qëllimi për të mbrojtur  qeverinë, ne do të marrin përgjegjësitë tona, nuk mendojmë se situata në vend është e mrekullueshme.  Edhe kur kemi qenë me Berishën nuk themi që po konkurojmë me Gjermaninë,  sa i takon zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Kohë përpara se të përfundonte mandatin, kam kërkuar marrëveshje bashkëpunimi me FMN për të parandaluar treguesin makroekonomik, rritjes së borxhit që u ndesh qeveria e re, pas zgjedhjeve të 2013. Por mos të harrojmë që situata nuk mund të zgjidhet dhe përmirësohet dhe duke përmirësuar raportet, në rast se opozita e nësërme sillet njësoj si opozita e sotme, kjo luftë e pandërprerë, akuza të panurmëta, që nuk i ndjek drejtësia, krijon një gjendje pesimizmi i shteron energjitë pozitive nga prioritetet që duhet të merret politika.

Rakipi:Bisedat shumë të gjata takoheni me Ramën,  ju diskutoni për ekonominë, ça ju thotë ai, ça i thoni ju Kryeministrit?

Meta:Qëndrimet tona publike edhe për ekonominë edhe buxhetin edhe politikën e investimeve dhe shpenzimeve, janë të bëra publike.  Se çfarë bisedojmë ne, nuk është e detyrueshme që opinioni ta dijë. Ju e keni të vështirë, nëse unë ju përmend »Standard and Poors«, do më qesendisni edhe mua.

Rakipi: Rama pagoi 360 mijë euro, shumë gjëra janë..

Meta:E vërteta është se performanca është përmirësuar,  a është ndjerë te qytetarët ky progres ende jo, se nga makro te ekonomia familjare duhet një kohë e caktuar, është përmirësuar për të zgjidhur problemet e akumuluara të shqiptarëve?  Sigurisht që nuk është e mjaftueshme, ekonomia duhet të rritet në kapicitetet,  jo nën kapacitetet.

Meta: Taksat e larta premtim i PS, ne jo partizan i tyre.Nuk i shohim taksat si problem ideologjik

Rakipi:Keni qenë dakord me këtë sistem taksimi?

Meta:Ne nuk kemi qenë partizan të kësaj çështje por të mos harrojmë se Partia Socialitse e kishte premtim duhet të ishte prioritet,  se ne nuk vendosnim dot veton, së dyti se kemi parë çështjen e taksimit si ideologjik, duhet parë në interes të rritjes së vendit dhe kjo rritje ka mekanizmat të një rishpërndarje më të drejtë. Dua të theksojë se edhe taksa e sheshtë që tha efekte pozitive. Taksa e sheshtë vazhdonte dhe niveli i të ardhurave erdhi duke rënë, kjo kishte të bentë edhe me rritjen ekonomike, efektet e krizës greke, italiane, Eurozonës. Nuk absolutizojmë që faji është i sistemit të taksave, ka vend për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.

Rakipi:Në tryezat takimeve tuaj, tani janë shtuar edhe anëtarë të tjerë të qeverisë. Kemi parë Arben Ahmetaj me një dosje të madhe, çfarë bisedoni në këto takime, po Ahmetaj po dhe të tjerë ça bisedojnë, ça kontributi kanë, është në interes të publikut? Tritan Shehu në kohën e Berishës mori 12 detyra, ndërsa Ahmetaj ka marrë një pjesë të menaxhimit të parave dhe detyrave të këtij vendi, konçesione..

Meta:Ne bisendojmë për çështje të ekonomisë, bujqësisë, të rendit, sipas prioriteteve të ndryshme, kalendari parlamentar, raporti qeveri-parlament, çështje të ndryshme.

Rakipi:Ja pse trembem, del përfaqësuesi i  partisë tuaj,  Luan Rama dhe  thotë se nëse gjërat do shkojnë keq do të afrojë 1997 dhe pastaj del Petrit Vasili bën një tjetër deklaratë, duhet si jo serioze.

Meta: Unë s’mund të merrem kush do të dalë e çfarë do të thotë nga LSI-ja.  Në podium të LSI-së dilet në emër të LSI-së, mbasi është gjykuar një qëndrim nga forumi, kryesia, çdo deputet ka të drejtë të shprehë mendimin e vet siç ndodh në çdo forcë poitike. Por qëndrimi në emër të LSI-së mund të shprehet pasi ka një vendim në kryesi, në rastin konkret ka qenë vlerësim individual i zotit. Rama dhe ndoshta mendoj se përmendja e 1997 ishte e pavend që e bëri të qartë Petrit Vasili. Ne nuk mund të lejojmë Shqipërinë të përsëritet ’97.

Rakipi: Edhe mund të vijë ajo ditë, edhe nuk të pyet.

Meta: Jemi me maturim tjetër demokratik.

Rakipi:Të isha unë i gabuar do të ishte diçka e mirë,  keni probleme me koalicionin?

Meta: Përmendët Luan Ramën me Petrit Vasilin, kemi edhe probleme brenda vetes, jemi të koordinuar, të rakorduar, koalicioni ka treguar që funksionon,  ka mendime të ndryshme për çështje të caktuara, jemi dy forca komplementare.

Rakipi: Ku ndaheni ju me qeverisjen Rama, keni pjesë të rëndësishme të strukturës, a mendoni se ai po gabon dhe cilat janë sukseset më të mëdha dhe ku po gabon?

Meta:Jemi pjesë e një maxhorance dhe qeverisje, kjo qeveri mendoj se ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe madhore, siç ishte reforma administrative territoriale.

Rakipi: S’është bërë reformë, janë hequr vija,  s’ke organizim, nuk del mirë te kjo pjesë.

Meta:S’dalim mirë se tani ka nisur të zbatohet, impakti shihet te cilësia e shërbimeve, janë edhe shumë ligje të tjera në zbatim të reformës administrative territoriale.

Rakipi: Ju keni kërkuar herë pas here rifreskim të qeverisë, impulse dhe ju e bëtë një, ndërruat një Ministër i dhatë Ramës impulse të reja, pse Rama nuk është përgjigjur në asnjë impuls, ju mendoni se këta të Ramës ndryshuan?

Meta:Ne të gjithë duhet të ndryshojmë çdo ditë në reflektim, përqëndrim, të mos ulet ritmi i angazhimit për të përmbushur reformat. Angazhimi, funksionarët, Ministrat, deputetët, maxhoranca e kështu me radhë.

Rakipi:Ju besoni se Ministri Tahiri po prodhon impulse të reja?

Meta:Duhen mbështetur pët të pasur impulse të reja.

Rakipi:Mendoni që kanë nisur impulset?

Meta:Ka ende vend për përmirësim, ka nevojë në çdo sektor.

Meta: Konçesionet shqetësim publik në rritje, transpareca detyrim i rëndësishëm

Rakipi:Të flasim për probleme të tjera, gjithë jeta e vendit po konçesionohet me ritme të shpejta, shpesh pas këtyre koncesioneve qëndrojnë klientë të Zotit.Rama, miq të dikurshëm të tij, vijon të jenë të tillë, numërojnë koncesionet. Janë emra të veçantë që janë miq dhe klientë të qeverisë, si e mendoni këtë gjë?

Meta:Nuk dua të hyj në investigime kush janë biznesmenët pas koncesioneve, s’dua të merrem me paragjykime lidhur me partneritetin publik-privat dhe koncesionet, qëndrimi im është një shqetësim publik që po vjen në rritje për mënyrën e administrimit të ekonomisë shërbimeve publike, duhet marrë më seriozisht në konsideratë, problemi nuk qëndron te vetë koncesioni as te partneriteti publik-privat si instrument por qendron në transparencën e detyrueshme që duhet ta sanksionojmë më mirë edhe me legjislacion, e cila do të bëjë të mundur që vetë qeveria përpara se të miratojë një partenritet publik-privat, para se të rakordojë dhënien e një shërbimi apo investimi me koncesion të ketë një analizë më të plotë të përfitimeve, të dobive, që do të ketë ekonomia, që do të ketë shoqëria, qytetari dhe kjo të ndodhë në mënyrën më transparente sepse ka patur mjaft dështime para 2013, nuk themi që janë dhënë me qëllime të mbrapshta pavarësisht presioneve. Fakti ka treguar se në përgjithësi kemi pasur jo pak dështime që nuk i korrigjojmë dot se po të shkojmë në arbitrazhe.Ka një shqetësim të drejtë, shqipërimi im është që duhen marrë iniciativa në legjislacion që këto konçensione dhe këto sipërmarrje të partneritetit publik, provat të jenë të analizuara në një mënyrë më profesionale dhe të pavarur për përfitimet që do të ketë vendi në mmomentin që kapërcejnë mandatin e qeverisjes të kalojnë në parlament. Opozita ka të drejtë të ngrejë pretendimet, por do të ishte në dinjitetin e saj dhe do të ishte më e besueshme, për koncesione të dhëna të bëhet autokritikë, për koncesionet e dështuara të miratura para vitit 2013, për të ardhmen kërkohet një transperencë tjetër për mbrojtjen e interesit publik.Ka iniciative që forcojnë legjislacionin, e kemi biseduar edhe me kolegët e PS edhe Ministrin e Drejtësisë por mund të jetë iniciativa edhe nga grupe deputetësh, duhet të marrë një drejtim kjo çështje që opinioni të jetë besimplotë që një partneritet publik-privat për shërbime apo investim gjithmonë do të mbrojë interesin e tij pozitiv edhe për qeverinë se i heq mundësinë e spekulimit edhe opozitës.

Rakipi: Këto 3 P-të nuk duhet ta konsideroni të tillë, ju jeni njeri me përvojë të madhe, këto nuk janë koncesione, PPP janë tendera të fshehtë, ku paratë publike, publiku këto do të dijë.

Meta: Çdo konçension për mendimin tim duhet të jetë më transparent se deri tani dhe kjo do garanci në përmirësimin e legjislacionit dhe nëse kalon 4 vjet duhet të kalojë në parlament.

Rakipi: Ky është tender i fshehtë, është vjedhje, çfarë do ndodhë, qeverisni bashkë. Ju jeni përgjegjës nesër.

Meta: Nuk jam unë autoriteti që e konfirmon këtë gjë.

Rakipi: Të marr një shembull, ju jeni ekonomist, Rapiscan është vjedhje e shekullit, sot i merret shiptarëve, s’kanë as, biznesmenët e kanë ulur kokën, në 20 pika doganore ti merr paratë  Rapiskani pa pasur paisje, i vjedh në mënyre të drejtpërdrejtë. Kontrata e dytë është më e rrezikshme. Energjia vjen me tela nga jashtë edhe e paguan Rapiscani.Kompania mëmë i ka shitur nje shqiptari 49 perqind të aksioneve 4900 leke të vjetra, lekët e një pakete i ka dhënë 7 milion euro ne vit,  që nga Berisha edhe sot kjo kompani është në dy raste.Paratë e shëndetësisë, e merr sterilizimin një njeri që ka një kompani 1 mijë euro.

Meta: Kjo nuk është, une nuk mund të paragjykoj duhet të veprojë prokuroria, si politikan  e ndjej si rritje e shqetëismit të opinionit publik, shumë partneritete kanë dështuar dhe pasojat me to. Po ndeshemi edhe sot, nuk është e thjeshtë për ti çbërë ato sepse shteti shkon në arbitrazh dhe dëmtohen më tepër taksapaguesit për ti parandaluar në të ardhmen, jemi të angazhuar që të garantohet dobia dhe transparenca, sa i takon shkeljes së ligjit i takon prokurorisë.

Rakipi: Një reviste prestigjioze britanike i janë paguar para për të dalë Kryeministri në disa faqe, nëse Kryeministri thotë shikomëni mua ku dola, nëse e ka fjalën për këtë lloj reklame s’mund ta shohim këtë me reklamë të paguar, ka mbetur vetëm Arben Ahmetaj, përse është kjo?

Meta: Aty ka pasur ekspozim të disa arritjeve të reformave të vendit, një administrim më i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare me publkun padyshim që është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të ardhmen.

Rakipi: Për ti ikur këtij momenti, mendoni se qeverisja me këtë lloj qeverisje duke shpërndarë pronën publike është një praktikë që duhet të marrë fund, që duhet të kontrollohet seiozisht?

Meta: Transparenca e këtyre formave duhet të rritet sa më shpejt dhe duke bërë ndërhyrje sa më të shpejta në legjislacion dhe të garantojë që këto forma do të jetë në interes të publikut dhe nuk do të sjellë kosto të lartë për qytetarin jemi të angazhuar.

Rakipi: Gjithmonë nëse do të ndodhë.

Meta: Patjetër që do të ndodhë.

Rakipi: Një kundërshtar i Edi Ramës brenda PS, Ben Blushi ka shumë ditë që kërkon respektimin e statutit të PS, kërkon që Edi Rama të kandidojë, të bëhen zgjedhje, të zbatohet statuti.

Meta: Së pari unë nuk dëshiroj të hyj në çështje të brendshme të PS, kam qenë pjesë e debateve të brendshme të kësaj force politike deri në vitin 2003, mendoj se keqmenaxhimi i atij debati solli ato zhvillime që të gjithë i dimë dhe besoj se PS do të dijë përmes Kongresit të saj që është shpallur në 19 mars të bëjë zgjidhjet më të mira të saj për zgjedhjen e kryetarit për çështje të tjera. Mendoj se në rast se do të ishte një debat më i përmbajtur do të ndihmonte edhe përmbajtjen e debatit.

Rakipi: Në Australi Kryeministri aktual ra sepse humbi zgjedhjet në parti, ideja për fitoren e madhe dikur nuk qëndron.Sikur të çmendet Merkel të thotë nuk dua zgjedhje.

Meta: Ju keni dëshirën tuaj për të kaluar në një ekstrem në tjetrin, unë ju thashë, aq më tepër të flas për CDU, nuk ndërhyet. Ky debat që po ndodh nëse do të jetë më i përmbajtur do të ndihmojë përmbajtjen e debatit.

Rakipi: Keni shpallur edhe ju zgjedhjet.

Meta: Nuk është mbledhur kryesia dhe komiteti drejtues i LSI për të bërë shpalljen e këtyre zgjedhjeve, prioriteti ynë është paketa e reformës në drejtësi dhe më pas do të zhvillojmë zgjedhje.

Rakipi: Edhe ti mund të mos i zhvillosh si PS. Do të votoheni vetë, ti ke qenë në këtë debat. Për shkak të problemeve demokratike ju ikët.

Meta: Socialistët i kanë të gjitha përvojat për të qenë më të përmbajtur dhe për të dalë më të fortë nga ky debat.

Rakipi: Në zgjedhjet e LSI ju do të kandidoni?

Meta: Po, besoj se po.

Rakipi: Çështë e ardhmja e LSI ku e shihni LSI në 10 vitet e ardhshme?

Meta: E shoh në 10 vite të jashtëzakonshme, shoh Lëvizjen Rinore për Integrim pas 10 vjetësh dhe në rast se jam krenar  më shumë se për çdo gjë tjetër jam për atë që kemi bërë duke investuar gjithë përkushtimin tonë dhe gjithë eksperiencat tona të së kaluarës në mbështjetjen e një organizate të jashtëzakohshme siç është LRI, ku kemi të rinj 21, 23 vjeç po me një eksperiencë më të madhe. Rasti i deputetes së re Kejdi Mehmetaj që është 21 vjeç, po ka një pjekuri politike të admirueshme. Shikoj LRI që është sot që do të jetë LSI e vërtetë, unë apo zoti.Braho dhe shumë të tjerë kemi edhe disa probleme, ngarkesa që vijnë nga e kaluara. LRI përfaqëson një pjesë të re solidariteti të jashtëzakonshëm, të ditur, të cilët shkëlqejnë në mësime dhe që kanë një përvojë të mrekullueshme.

Rakipi:Ja u bëra këtë pyetje se ne kemi 2 parti të majta, por LSI ka marrë pikë këto vitet e fundit një parti me potenciale dhe pa shumë probleme siç kanë pasur dy partitë e mëdha. Si e shihni të ardhmen e PS, partitë gjithsesi kanë nevojë për ideologji.

Meta: Kanë nevojë më shumë sesa thjesht një ideologji, ideologjizimi shpesh të nxjerr nga realiteti dhe të bën viktimë të zgjidhjeve që u ka kaluar koha, natyrisht që ka disa parime principe që nuk vjetërohen dhe mendoj se solidariteti, drejtësia sociale, gjithmonë mbeten të rëndësishme për një shoqëri të qëndrueshme me vlera morale, për një shoqëri të drejtë që prodhon siguri dhe besim dhe për brezat e ardhshëm dhe është shumë e rëndësishme që partitë të punojnë për zgjidhje.

Rakipi: Ku ndryshon LSI nga PS?

Meta: LSI është një forcë që ka kontribuar për integrimin e vendit për çështje të rëndësishme ku pozicioni i LSI nuk ka qenë i qartë në këtë drejtim dhe padyshim që LSI edhe pse dikush mund ta shikojë në një mënyrë ose në një tjetër ka një kolegjialitet, garanton debat të brendshëm, kompaktësi  të qartë të veprimi politik, të organizimit të saj dhe solidariteti i saj.

Rakipi: Ku ndryshon me PS?

Meta: Ne jemi komplementar me PS dhe jemi në një koalicion më të natyrshëm sesa kemi qenë me PD.

Rakipi: Z.Meta e keni parë z.Rama që 1 herë në 3-4 ditë shpërndan tesera partie.  Të gjithë po bëhen anëtarë të PS, çmendoni për këtë mënyrë?

Meta: Nuk kam arsye për diçka që ju e komentoni, është normale që një forcë politike kërkon të shtojë numrin e të anëtarësuarve.Mendoj që gjithmonë ka vend për të reflektuar partitë më mirë të takohen me simpatizantë anëtarë dhe jo tu kthejnë kurrizin atyre. Një nga vlerësimet më pozitive të BE është ai që ka të bëjë me administratën publike transparenca në këtë drejtim, e di që jeni një mosbesues i palodhur ka qenë maksimale si asnjëherë më parë. Natyrisht që ka vend për përmirësime, disa gjëra kanë ndryshuar në mënyrë serioze.

Rakipi: John Kerri do ta vizitojë Shqipërinë,  disa orë, edhe Albright ju takoi ju, vijnë për vizita të tilla, siç tha doktori sot vijnë edhe për punë të ujgurëve. Ne i japim përmasa të mëdha, zërat thonë që Kerry nuk do ta takojë Ilir Metën. Çfarë mendoni?

Meta: Do të thosha se është vizitë shumë pozitive që ishte parashikuar të ndodhte edhe më parë, është shumë pozitive që sekretari i shtetit do të vijë, por nuk është më e jashtëzakonshme, nuk është sikundër kur erdhi Xhejms Bejker ose sekretarja e shtetit apo Madeleine Albright në 2000, ose ardhja e presidentit George Bush ku ai shpalli nga Tirana edhe pavarësinë e Kosovës e kështu me radhë. Por padyshim të gjitha këto vizita, Clinton, Pawell, Kerry janë tregues i marrëdhënieve të vazhdueshme dhe një personalitet i tillë, nuk mund të bëjë një vizitë edhe më të gjatë. Mesazhet që do të vinë do të jenë pozitive për marrëdheniët e mëtejshme me SHBA dhe BE. Mendoj se është më e rëndësishmja.

Rakipi: Ju do ta takoni atë?

Meta: Kjo është gjëja më e parëndësishme dhe natyrisht që nuk është lajm nëse unë do takohesha apo jo. Sepse ai nuk është kryetar kongresi i SHBA. Kam dëgjuar analistët që thoshin se Merkel erdhi, nuk donte të takonte zotin.Meta, e njëjta gjë ndodhi edhe kur ajo shkoi në Serbi, provincializma të tilla në gazetari dhe në media duhet të marrin fund, se u bë 25 vjet me personalitete të huaja. Është krijuar një eksperiencë mjaft e konsoliduar, duhet të merremi me mesazhet që transmetojnë, është shumë e rëndësishme.

Komento