2016/06/08

Komento (0)

“Shpresa që ka filluar të vdesë”, ishte titulli i emisionit “Të Paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi, për këtë të enjte. I ftuar në studio ishte deputeti i PS-së, Ben Blushi, i cili u përball me dy analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati.

Gjatë emisionit, Blushi foli edhe për lëvizjen e re, që pritet të marrë jetë në Shqipëri. Ai tha se  “nëse në Shqipëri ndërtohet një lëvizje që në themel ka mbrojtjen e interesit publik dhe më pak ideologjinë dhe grumbullon njerëz të pakënaqur dhe të torturuar nga këto 25 vite, si majtas dhe djathtas, pavarësisht nga ideologjia, kjo mund të ketë një sukses”.

Megjithatë, ai shtoi se ky është një proces që sapo ka filluar dhe do ti bëjë presion me vota nga populli dhe presion nga drejtësia me ligj partive kryesore.  

(Intervista e plotë)

2016/06/02

Komento (0)

Të gjithë pro reformës, të gjithë kundër reformës. Një lojë që fillon dhe nuk mbaron një lojë me politikanë dhe ambasadorë të huaj.

Një lojë me reformë dhe një lojë pa reformë. Si konceptohet reforma në drejtësi? Kush fiton dhe kush humbet prej saj? Kush arrestohet dhe kush gëzohet?

Reforma në drejtësi, dekriminalizimi, reforma zgjedhore, pozita dhe opozita.

Të gjithë kundër reformes, i ftuar në studion e Të Paekspozuarit, kreu i PD, Lulzim Basha.

Titujt kryesore gjatë intervistës

Basha: PD jo koalicion me Ramën, jo me Metën
Basha: Kërkoj falje për reklamat shtetërore që i dhamë mediave gjatë qeverisjes sonë
Basha: Jam kundër martesave të homoseksualëve dhe birësimit të fëmijëve nga çifte të së njëjtës gjini
Basha: Po i humba zgjedhjet e 2017 do tërhiqem nga drejtimi i PD-së
Bushati: PD ka një konflikt me ndërkombëtarët për kohën e miratimit të reformës në drejtësi
Lubonja: Unë nuk kam shpresë as tek opozita
Lubonja: Kjo klasë politike ka dështuar
Bushati: Të kërkosh arkitekturë të re është si ta nisësh nga e para

Deklaratat kryesore të të ftuarve

Basha: Kërkoj falje për reklamat shtetërore që i dhamë mediave gjatë qeverisjes sonë
Basha: Po i humba zgjedhjet e 2017 do tërhiqem nga drejtimi i PD-së
Basha: PD nuk do bëjë koalicion as me Ramën dhe as me Metën
Basha: Jam kundër martesave të homoseksualëve dhe birësimit të fëmijëve nga çifte të së njëjtës gjini
Basha: Kriminelët në politikë i solli Edi Rama
Basha: Individët  me rekorde kriminale në PD do të largohet
Lubonja: Kjo klasë politike ka dështuar
Bushati: PD ka një konflikt me ndërkombëtarët për kohën e miratimit të reformës në drejtësi
Basha: Berisha ka gjurmët e tij në arritjet 25 vjeçare të Shqipërisë
Basha: Nuk jam për shtetin e të fortit, por për shtetin e së drejtës
Lubonja: Drejtësia nuk mund të vendoset pa një ndryshim të politikës
Lubonja: Unë nuk kam shpresë as tek opozita
Basha: Ligji i dekriminalizimit e pastron politikën shqiptare nga individët me rekorde kriminale
Bushati: Të kërkosh arkitekturë të re është si ta nisësh nga e para Basha: Kemi të bëjmë me dy modele të ndryshme mes nesh dhe PS
Basha: Arben Ndoka ka qënë mbajtës flamuri tek PD-ja

(Intervista e plotë)

2016/05/26

Komento (0)

 “Një ligj që nuk i shërben askujt” ishte tema e emisionit “Të Paekspozuarit” për këtë të enjte, 26 maj 2016, në fokus të së cilit ishte ligji për dekriminalizimin. Gazetari, Ylli Rakipi, sëbashku me panelin e të ftuarve në studio rrahën mendimet lidhur me efektin e ligjit dhe shanset e tij për të nxjerrë jashtë politikës të inkriminuarit.

Të ftuar në studio

Oerd Bylykbashi, deputet i PD

Taulant Balla, deputet i PS

Andi Bushati, kryeredaktor i “Lapsi.al”

Mentor Nazarko, opinionist

DEKLARATAT KRYESORE

Bylykbashi: Dokumenti i Rroshit, është i pavërtetë

Bylykbashi: Një ligj të tillë nuk e ka askush në botë, më vinte turp kur e shkruaja këtë ligj

Bushati: Liderët politikë i kanë thirrur këta persona për banditizëm

Balla: Është e sigurt që ligji do ndikojë në listat e zgjedhjeve 2017

Bushati: Kjo kastë politike e ka humbur legjitimitetin

Bylykbashi: Do t’i pranojmë vendimet e prokurorisë për secilin individ të përfolur

Bushati: Asnjë nga tre palët nuk e do reformën në drejtësi

Bylykbashi: Dy tre ministra duhet të shkojnë pas hekurave

Nazarko: E quaj sukses miratimin e këtij ligji

Balla: Punonjësit e administratës, që nuk kanë plotësuar formularin, janë larguar nga puna

Nazarko: Kupola e korrupsionit po largon këta kriminelët e vegjël

Bushati: Këto profile na i ka servirur vullneti politik

Balla: Ky është sistemi më i keq zgjedhor që ekziston

Balla: 10 deputet socialistë do bëjnë kërkesë për një kryebashkiak të opozitës

Bushati: Përqindja e njerëzve të ndotur në politikë, më e lartë se në shoqëri

Bushati: Shoqëria është çliruar tashmë nga emrat e përfolur

Nazarko: Ligjit i janë munduar të shpëtojnë disa politikanë

Bylykbashi: Roli i denoncimit publik është themelor në këtë ligj

Bylykbashi: Formulari është një kurth për ata që vazhdojnë të mashtrojnë

Bylykbashi: Ligji do të frenojë kandidimet në 2017

Balla: Ky ligj nuk ka asnjë vlerë pa reformën në drejtësi

Balla: Edhe ju gazetarët duhet ti plotësoni këto formular

Balla: Rroshi dhe Bushi nuk kanë problem me ligjin e dekriminalizimit

(Intervista e plotë)

2016/05/19

Komento (0)

Kush janë ekstremistët që u dënuan si nxitës dhe rekrutues për kryerjen e veprave terroriste?!

Akuzat për një proces të montuar dhe dëshmitë ekskluzive prapa hekurave me besimtarët e dënuar.

“Ne, të dënuarit e besimit”, në emisionin “Të Pakespozuarit” nga Ylli Rakipi.

Deklarata kryesore të Bujar Hysës

Na lini të ikim nga Shqipëria ne ekstremistët
Besoj se do të vdes në burg
Unë e mbështes plotësisht ISIS
Amerikanët urdhëruan dënimin tonë
Gjyqtarët dhe prokurorët janë kriminale
Shqipëria është vend i kaosit dhe padrejtësisë
Unë kam qejf që të jetë e gjithë bota me Sheriat
Sulmet në Paris dhe Bruksel kundërsulm, i mbështes
Kam nxitur që njerëzit të shkojnë të ndihmojnë myslimanët
Në xhaminë time kam bërë thirrje për xhihad
Ata që ikën në Siri i kanë paguar lekë policisë në Rinas
Se di se kush e ka sjellë Bruçajn, shkollën e ka mbaruar në SHBA
Politikanëve shqiptarë i duhet prerë dora
Një grua nuk mund të qeverisë shtetin

 Deklaratat kryesore të Fadil Muslimanit

Kam punuar në disa shoqata arabe për 200 mijë lekë në muaj
Mohoj të kem bërë thirrje për xhihad
Mbështes shtetin e ISIS-it
Osama Bin Laden është vëllai ynë
Nuk kam bërë thirrje për në Siri, çdo gjë është sajesë
Mbështes vendosjen e Sheriatit në Shqipëri
Le të përdoret ligji i Sheriatit ndaj Kryeministrit
Qëllimi i Amerikës, të marrë naftën në Lindjen e Mesme
Nuk do të apeloj, nuk besoj tek shteti
Nuk jam dakord me shoun e Ramës në Paris
Ata që presin koka nuk marrin urdhër nga unë
Shqipëria ishalla Sheriat
Dua më shumë vdekjen sesa jetën
Kur gruaja ngrihet në detyrë, në atë shtet s’ka hajër
KMSH shërbëtor i qeverisë

 Deklaratat kryesore të Orion Reçi

Kisha ëndërr të bëhesha një aktor i madh
Emigracioni mi preu ëndrrat në mes
Mohoj të kem çuar njerëz në Siri
Prokuroria ka ngritur akuza të pavërteta
Nuk kam diskutuar për shqiptar që ndodhen në Siri
Nuk e mbështes ISIS-in
Jam distancuar në gjykatë nga personat e tjerë të arrestuar
Mora avokat, pasi këtë e lejon edhe Sheriati
Nuk kam ndihmuar asnjë besimtar që ti bashkohet luftës në Siri
Perëndimi ka autokraci dhe jo demokraci
Jam gati ta jap jetën për Islamin
Roli i gruas në shoqëri është dytësor
Nuk pranoj sistemin ligjor të perëndimit
Autokraci e vërtetë, dhe padrejtësi
Demokracia futet tek ateizmi dhe laiciteti, kërkoj Sheriatin
Po të kisha mundësi do e ndryshoja plotësisht KMSH-në
I bëj thirrje familjes time të jetë krenar për mua
Jam dënuar pa vepruar, në mënyrë të padrejtë
Do ta apeloj vendimin e gjyqit

 

Deklaratat kryesore të Skënder Bruçaj

Ka spekulime mbi Sheriatin dhe Xhihadin
Myslimanet nw Shqipëri e jetojnë shetin e Sheriatit
Të rrepta dënimet e dhëna për të dënuarit
Le të shpresojmë që kaq ashpër do dënohet edhe korrupsioni
Ne jemi mysliman, jemi shqiptarë dhe evropianw
Islami është një model jetese
S’është domosdoshmëri krijimi i një shteti bazuar vetëm mbi Sheriat
Islami merret me individin dhe përmirësimin e tij dhe të shoqërisë


(Intervista e plotë)

2016/05/12

Komento (0)

Një videoskandal ku kryetari i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune është transmetuar mbrëmjen e 12 majit 2016 në emisionin “Të Paeskpozuarit” në TV Ora News

Pak muaj më parë vajza 20- vjeçare u paraqit në redaksinë e televizionit Ora News për të bërë denoncimin.

Sipas denoncueses, ajo nuk ka qenë e vetmja që është bërë pjesë e një skandali të tillë në bashkinë e Dibrës, pasi kryetari Shukri Xhelili, këtë praktikë e ka ushtruar edhe me vajza të tjera të cilat i ka vartëse në administratën e tij dhe për këtë ajo i bën thirrje edhe vajzave të tjera që janë pjesë e këtij skandali, të mos bihen pre e personave të tillë.

VIDEOJA, Gati 26 MINUTA PERBEHET NGA TRE PJESE

1- Intervista e denoncueses me gazetarin ku rrëfen pse vendosi të denonconte kryetarin e bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili. Vajza thotë se e kishte kërkuar ta takonte dhe në hotel në Tiranë në këmbim të rritjes së rrogës

2- Biseda ne zyren e kryetarit dhe firmosja e kontrates se punes

3- Kryetari i kerkon te dalin bashke , biseda ne makine dhe me pas takimi ne nje hotel ne Tirane

Pas publikimit të videoskandalit, në studion e “Te Paekspozuarit” ishin te ftuar per te diskutuar Fatos Lubonja, Andi Bushati, Iris Luarasi, Dritan Hila dhe Igli Totozani.

(Intervista e plotë)

2016/05/12

Komento (0)

Një videoskandal ku kryetari i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune është transmetuar mbrëmjen e 12 majit 2016 në emisionin “Të Paeskpozuarit” në TV Ora News

Pas transmetimit të videoskandalit biseda u zhvendos në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” të gazetarit Rakipi, me të ftuarit:

Avokati i Popullit, Igli Totozani

Andi Bushati, kryeredaktor i Lapsi.al

Fatos Lubonja, gazetar

Dritan Hila, analist

Iris Luarasi, pedagoge

(Intervista e plotë)

2016/05/05

Komento (0)

Gazetarë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile ndalohen të hyjnë në sallë, në mbledhjen e KKT-së të datës 29 prill 2016. Kryeministri është i dashuruar me kullat ndaj e do stadiumin. Debati pro dhe kundër për stadiumin e ri. I ftuar në studio profesori fiorentin i arkitekturës, Paolo Di Nardo.

(Intervista e plotë)

2016/04/28

Komento (0)

“Vrasja e identitetit” ishte tema e kësaj të enjte në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.

Të ftuar në studio ishin deputeti i PS, Fidel Ylli, Kryeredaktori i Lapsi.al Andi Bushati, gazetari dhe shkrimtari Fatos Lubonja, arkitekti  Artan Raça dhe Drejtor i projektit të stadiumit “Qemal Stafa” Eduard Prodani.

Deklaratat kryesore në emision:

1 -Andi Bushati: Filozofia e Ramës është grabitja
2 -Fatos Lubonja: Rama ka të njëjtin problem si Enver Hoxha
3- Andi Bushati: Edi Rama duhej të ishte në burg sot me atë që ka bërë me terrenet sportive
4- Andi Bushati: Rama një kriminel që ka prishur çdo terren sportim në këtë qytet.
5- Artan Raça: Stadiumi i ri nuk duhet të ndërtohet në asnjë mënyrë aty.
6 Fidel Ylli: Kam përshëndetur vendimin e Sali Berishës për stadiumin
7 Andi Bushati: Nuk ndërtohen stadiume kur populli e ka lakun në fyt
8-Eduard Prodani: Kostoja e plotë e projektit 57 milionë euro
9- Andi Bushati: Kjo qeveri përdor standardin e Putinit
10- Fidel Ylli: Filozofi e re kjo që përdor Rama me ndërtimet
11- Fatos Lubonja:  Binomi i diktatorëve është shkatërrim dhe ndërtim
12- Eduard Prodani: Ramës i pëlqen projekti do ta promovojë
13-Fidel Ylli: Kjo politikë përfshirë dhe Ramën nuk ka bërë asgjë për sportin
14- Fatos Lubonja: Kompleksi monumental është unik në llojin e vet
15- Andi Bushati: UEFA propozoi stadium me vlere 20 milione euro
16- Fatos Lubonja: Privati do të fitojë 150 milionë euro nga ndërtimi atje
17- Andi Bushati: Po justifikojne ndertimin e një kulle përmes stadiumit.
18- Fidel Ylli: Shteti ynë është i varfër dhe i korruptuar
19- Eduard Prodani: Punimet për stadiumin e ri do të përfundojnë brenda 24 muajve
20- Fidel Ylli: Nuk më duket normale që një i dënuar të jetë pjesë e projekteve në Tiranë
21- Andi Bushati: Vetëm një njeri i dënuar për rryshfet mund ta bëjë atë stadium me kullë

(Intervista e plotë)

2016/04/21

Komento (0)

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në një intervistë ekskluzive për Ora News në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi, doli kundër Berishës, në lidhje me armatimin e qytetarëve. “Nuk është propozimi i duhur”, tha Bujar Nishani, ndërsa Presidenti bëri edhe një deklaratë të fortë në lidhje me krimin. “Në zyrën e ministrit të Brendshëm ka dosje me prokurorë dhe oficerë policie të lidhur me krimin”, vijoi kreu i shtetit. (Intervista e plotë)

2016/04/14

Komento (0)

“Të konkurosh për të humbur”. Kjo ishte tema e kësaj të enjte në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, në fokus të së cilës ishte Radio Televizioni Publik dhe problematikat e tij.

Në studio të ftuar ishin:

-Alfred Peza, deputeti i PS

-Martin Leka, Drejtor i komanduar i RTSH

-Andi Bushati, Kryeredaktor Lapsi.al

-Fatos Lubonja, gazetar, shkrimtar

              Deklaratat kryesore në emision

1.“Të konkurosh për të humbur” , TVSH një kufomë që nuk ngjallet më

2.Lubonja: TVSH paradhomë e Qeverisë

3.Bushati: TVSH, një histori turpi për 25 vjet

4.Lubonja: Privatët këtu janë njësh me Qeverinë, mbahen me tendera

5. Bushati: Mediat tradicionale janë vegla të pronarëve

6.Leka: Ministrja Harito gënjeu kur foli për mirëmbajtjen e shërbimit të rrjetit

7.Lubonja: pushtetet ekonomike, politike dhe mediatike janë bashkë

8.Peza: Ligji i miratuar ka sjëllë një krizë në TVSH

9.Lubonja: Ekonomia shqiptare e ndërtuar mbi krimin dhe paratë e pista

                        (Intervista e plotë)